“Skenar mafioz politik”/ Meta: Nuk kam qenë "spiun", u falsifikua firma e Gramoz Ruçit
Ilir Meta i PL-së ka dalë sot në një konferencë për mediat...

Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pasi Qeveria i dha dritën jeshile koncesionit të çelësit publik, që aktualisht administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Tabaku thotë se Rama po ofron taksat dhe sigurinë e shqiptarëve me koncesion.
Ajo deklaron se tashmë çelësat elektronikë do të jepen me koncesion me vlerë te 4,5 mln euro që do të dalin nga taksat e shqiptarëve.
Sipas saj, siguria e të dhënave të biznesit është në rrezik.
“Rama ofron taksat dhe sigurinë e shqiptarëve me koncesion
Një koncesion prej 15 mln euro dhënë me paracaktim një kompanie kroate nisi hapin e parë të Fiskalizimit. Kur qeveria e mbronte këtë koncesion, kam paralajmëruar që kostoja do t’i shkojë biznesit dhe për rrjedhojë qytetarëve.
Kur buxheti 2022 po diskutohej në komision ngrita shqetësimin për PPP/koncesionin për “Çelësat elektronikë” që qeveria i ka miratuar si koncesion. Kjo do të thotë që tanimë çelësat elektronikë do të jepen me koncesion me vlerë tek 4,5 mln euro që do të dalin nga buxheti i shtetit, pra taksat e shqiptarëve.
Kështu ndërsa kriza energjitike pritet të mbulojë edhe Shqipërinë, ndërsa kriza e çmimeve ka prekur familjet shqiptare qeveria vazhdon avazin me PPP-të.
Përtej kostove të larta që pritet të ketë në buxhet, kostove të larta që do të ketë për bizneset i shtohet dhe një rrezik tjetër; siguria e të dhënave të biznesit.
Qeveritë Rama kanë një historik negativ në lidhje me koncesionet/PPP, rasti inceneratorëve ku tre inceneratorë i janë dhënë 1 kompanie offshore, rasti i dështuar i koncesionit të TVSH-së (me një tjetër kompani offshore) janë disa shembuj domethënës për të dëshmuar “përgjegjshmërinë” e kësaj mazhorance dhe qeverie.
Pra, nuk do ishte habi për askënd nëse fituesi do të ishte ndonjë kompani offshore që më pas do manaxhonte të gjitha të dhënat e bizneseve. Por edhe nëse nuk do të ishte një kompani offshore apo e papërcaktuar në pronësi, kush siguron bizneset që do të ruhen informacionet e tyre sekrete?
Një qeveri e cila ka në kurriz skandalin e patronazhistëve? Një qeveri e cila ka në kurriz skandalin e pagave apo të targave?
Sikur asgjë tjetër të mos kishte, që në fakt ka edhe më shumë se kaq, vetëm këto dy momente do të ishin të mjaftueshëm për të ndaluar çmendurinë e dhënies me PPP/koncesion të çelësave elektronikë për çdo biznes. Pra literalisht për të hapur dyert e biznesit tuaj për një palë të tretë që di gjithçka.
Praktikisht kjo e Ramës është dhënia me koncesion me taksat e shqiptarëve të sigurisë së bizneseve në kushtet ku kjo qeveri njihet si kampione e korrupsionit në rajon dhe më gjerë”, shkruan deputetja./ B.A. – CNA.al
Ilir Meta i PL-së ka dalë sot në një konferencë për mediat...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë të justifikoh...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Panairin e Verërave n...
Partia Demokratike ka ndarë grupet e punës që do të dr...
Enkelejd Alibeaj nuk heq dorë nga postet që ka. Së fundmi ...
Janë zbuluar dy emrat e deputetëve që i janë bashkuar grup...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e krye...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar skena...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë deklaratës për media...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me krye...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas mbledhjes së kryesisë, në ...
Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka rea...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka nisur me z...
Sesioni i ri parlamentar pritet të nisë së shpejti, nd...
Më 5 shtator ditën e premte, kryetarja e Kuvendit Lind...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kullu...
Bëhet i gjallë pas shumë kohësh zhdukje Sekretari i Pë...
Krahas hetimit për lobimin në SHBA, SPAK-u ka nisur nj...
Kandidati për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë D...
Deputet mbështetës të ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...