"Greqia nën presionin e BE-së", Kathimerini jep detaje për bllokadën ndaj Shqipërisë: Spanja e acaruar me Athinën
Greqia po përballet me presionin e Bashkimit Evropian ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat nënvizoi se ligji për koncesionin e Butrintit është me porosi.
"Ky refuzim qartëson Gjykatën Kushtetuese dhe opinionin publik se shteti shqiptar ka bërë një ligj me porosi, duke vënë në rol dytësor interesat shtetërore dhe interesin publik dhe duke u vënë në dispozicion të një privati të paracaktuar që jo rastësisht bën kuadrin ligjor vetë, bën planin e menaxhimit vetë edhe merr pasurinë botërore UNESCO po vetë", shprehet ajo.
Sipas Zhupës, qeveria ka refuzuar pyetjet dhe shpjegimet e informacionet në mënyrë të hapur dhe duke anashkaluar edhe nëpërkëmbur autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe vetë procesin e gjykimit kushtetues. Mes të tjerash demokratja parashtron 4 pyetje, të cilave sipas saj qeveria nuk u është përgjigjur.
Ajo shtoi se këto ligje janë një shqetësim për Deparatamentin Amerikan të Shtetit.
Deklarata e plotë:
Siç kemi bërë transparencë do vazhdojmë duke publikuar qëndrimet e qeverisë për koncensionit e Butrintit gjatë gjykimit kushtetues.
Qeveria ka refuzuar pyetjet dhe shpjegimet e informacionet në mënyrë të hapur dhe duke anashkaluar edhe nëpërkëmbur autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe vetë procesin e gjykimit kushtetues.
Siç ne e kemi evidentuar para Gjykatës me rëndësi ështe edhe procesi si është paracaktuar kush do marri koncensionin, arsyet pse u shkua në këtë formë koncensionare, privilegjet dhe ligji me porosi për AADF dhe uzurpimi i kompetencave shtetërore nga subjekte private me mbrojtje te vecantë, duke shkelur keshtu kushtetuten e vendit.
4 nga pyetjet e tjera që refuzon qeveria të përgjigjet:
1 A jeni Ju në dijeni si Këshilli i Ministrave që është bërë një plan menaxhimi nga Giora Solar për Butrintin dhe pse nuk është pranuar ky plan qe eshte paguar?
Sqarojmë se publikun ky plan u pagua nga AADF dhe nuk u pranua te publikohej dhe u zhduk po nga AADF sepse nuk parashikonte forme koncensionare për Butrintin sic ishte interesi i AADF.
Si e ka arsyetuar Këshilli i Ministrave mungesen e parashikimit të garancive konkrete dhe masave reale ndëshkuese ne rast të shkeljes së marrëveshjes nga AADF, ju citoj nenin 31 të marrëveshjes: Palët bien dakord që AADF gëzon imunitet dhe të drejta që parashikohen nga marrëveshja ekonomike dy palëshe. Në rast se do të kryenim veprime në kundërshtim me marrëveshjen, a do t`i shmangin ata përgjegjësitë referuar kësaj dispozite që Ju i keni vendosur në marrëveshje?
Në dijeninë tuaj a ka ndonjë projekt të USAID-it për Butrintin?
Koncepti i “turizmit kulturor” është vjega apo hapësira juridike [bazuar në Aktin e Transferimit AAEF-AADF të sjellë nga KM] që është përdorur nga AADF-ja deri tani për ndërhyrjet në “trashëgiminë kulturore” në Shqipëri, si në Butrint, por edhe në Liqenin e Ohrit, në Amfiteatrin e Durrësit, etj. A pajtoheni me pohimin se koncepti i “turizmit kulturor” është krejt i ndryshëm nga “trashëgimia kulturore” dhe se “turizmi kulturor” nuk gëzon mbrojtje dhe as nuk parashikohet në Kushtetutën e Shqipërisë?
Këshilli i Ministrave refuzoi të përgjigjej me shkresë. Refuzimi për këto përgjigje tregon qartësisht se:
A)kemi të bëjmë me një ligj me porosi, i ngjashëm me ligjin Fusha për teatrin, me ndryshimin që Ligji AADF për Butrintin është edhe me i rrezikshëm për shkak të gërmimeve dhe historisë që lidhet me Butrintin.
B) nuk argumentojnë dot pse trajtohet me mbrojtje te vecante AADF në rast se shkel interesat qe lidhen me integritetin, gjetjet, ruajtjen, mirëmenaxhimin e Butrintit .
C) Se qëllimisht ngatërrojnë turizmin kulturor me trashëgiminë kulturore. E para lidhet me fushën private dhe e dyta me fushën publike dhe prerogative të shtetit dhe e mbrojtur nga kushtetuta.
D)Se nuk është kërkuar as nga USAID, as nga institucione të tjera si vete UNESCO, etj apo as fondacioneve të tjera që japin donacione apo ndihmë për Butrintin nëse qeveria po kërkonte donator për 5 milion usd.
Ky refuzim qartëson Gjykatën Kushtetuese dhe opinionin publik se shteti shqiptar ka bere nje ligj me porosi, duke vene ne rol dytesor interesat shtetetor dhe interesin publik dhe duke u vene ne dispozicion te nje privati te paracaktuar qe jo rastesisht ben kuadrin ligjor vete, ben planin e menaxhimit vete edhe merr pasurine boterore unesco po vete.
Ligje të kësaj natyre që rregullojnë marrëdhënien vetëm midis ty palëve (shtetit dhe koncesionarit) janë tashmë në vëmendjen e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të organizatave ndërkombëtare, ashtu sikundër procedura e ndjekur e projektidesë, propozimit, draftimit dhe mënyra se si u arrit deri tek nënshkrimi i marrëveshjes së administrimit të Butrintit dhe miratimi i saj me ligj hyn dhe në kompetencën e hetimit dhe gjykimit prej strukturës së Posaçme SPAK.
Transparency International shprehet se problemi i korrupsionit në Shqipëri janë ato çështje që hyjnë te korrupsioni legjislativ, pra i ligjeve me porosi.
“Ligjet e bëra enkas për një ose disa persona/subjekte, që vulosin dhe legjitimojnë privatizimin e institucioneve dhe burimeve publike duke e bërë atë të ligjshëm – shkruan TI për Shqipërinë në Raportin për “Kapjen e Shtetit, State Capture”.
Ndaj Gjykata Kushtetuese ka shansin historik me Butrintin që përvecse ti shërbej zbatimit të kushtetutës dhe mbrojtjes së trashëgimisë tonë kombëtare,edhe të rrëzoj modelin e ligjeve me porosi, që shkatërrojnë shtetin e të drejtës dhe parimet kushtetuese dhe demokratike./CNA
Greqia po përballet me presionin e Bashkimit Evropian ...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreu ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në...
Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa vendoste lule në ...
Në Vlorë, për 111-vjetorin e Pavarësisë po zhvillohet ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar sot të g...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri d...
Botuesi Nikoll Lesi ka bërë një paralajmërim të fortë ...
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, në një deklaratë të përbas...
Në vigjilije të 111-vjetorit të Pavarësisë, kryetari i...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim për eks...
Mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, e cila i...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e kësaj ...
Në një bashkëbisedim në Këshillin Atlantik mbi sfidat ...
Kryeministri Edi Rama thuri elozhe për kryeministrin e...
Kryeministri Edi Rama kritikoi Serbinë për situatën e tens...
Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim në Këshilli...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infastrukturës d...
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e sotme me ga...
Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, ka parala...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...