“Shqipërisë i duhet BE-ja”/ Rama flet për tri çështjet që lidhen me integrimin
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të tij me kandidatët ...

Sot u mbajtur ceremonia e ndarjes së Kartës së Autonomisë Menaxheriale për 6 spitale në vend: Materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë”, Materniteti Koço Gliozheni”, Spitali Rajonal Korçë, Spitali Rajonal Gjirokastër dhe Spitali Universitar i Traumës.
Ndërsa Spitali Memorial Fier pas implementimit të autonomisë menaxheriale, nis fazën e dytë, atë të implementimit të autonomisë financiare.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë ceremoni, gjatë fjalës së tij falënderoi për bashkëpunimin Qeverinë Turke dhe theksoi rëndësinë e transformimit menaxherial të strukturave spitalore dhe impaktit të këtij modeli të ri menaxhimi.
“Autonomia Spitalore është një kapërcim nga një sistem i centralizuar dhe burokratik në një sistem shumë më të zhdërvjellët dhe produktiv, duke e kthyer Spitalin Memorial Fier në një qendër ekselence të strukturave spitalore në rajon”,- tha Rama.
Kryeministri theksoi se në bazë të këtij sistemi autonom do të mundësohet vlerësimi i stafit sipas punës së kryer dhe shpërblimi financiar do të kalojë nga një shpërndarje horizontale sipas kategorive në një shpërndarje sipas rezultateve dhe performacës së arritur.
Rama deklaroi se do të vazhdojë punën për të rritur shkallën e ndërveprimit dhe zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë me qëllim që në vitet e ardhshme të kësaj dekade të ndërtohet një sistem shëndetësor që garanton cilësi dhe jo vetëm sasi shërbimesh.
“Objektivi ynë mbetet krijimi i 17 qendrave ekselence deri në vitin 2027”, -tha Kryeministri Rama.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në fjalën e saj theksoi se me zgjerimin e hartës së spitaleve përfituese të Kartës së Autonomisë Menaxheriale do të garantohen më shumë standarde, më shumë cilësi shërbimi dhe mbi të gjitha, një vizion modern funksionimi dhe drejtimi i spitaleve tona.
“Me aplikimin e sistemit të autonomisë menaxheriale dhe financiare të gjithë këto struktura, dalin nga shabllonet e ngurta të një modeli të trashëguar vendimmarrje dhe nisin të administrohen prej atyre që e dinë më mirë se kushdo tjetër, punën e tyre të përditshme, vetë mjekët”,-u shpreh Koçiu.
“Ndonëse si proces ka nisur të bëhet realitet përgjatë dy viteve të fundit, autonomia është pjese e pandarë e të njëjtit vizion që përgjatë 10 viteve shtriu mbulimin universal në të gjithë vendin, 3-fishoi buxhetin e shëndetësisë, integroi 600 mijë persona të pasiguruar në skemën e mbulimit shëndetësor falas, rriti mbi tre-herë pagën mesatare të mjekut e 3-fishoi pagën mesatare të infermierëve;, hapi me qindra kantiere duke transformuar plotësisht 53 spitale e shërbime, 10 prej të cilëve ndërtime të reja nga hiçi, si dhe 400 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, etj. I gjithë zinxhiri i jashtëzakonshëm transformues i dekadës së fundit, të gjitha reformat e ndërmarra ishin të domosdoshme për të ardhur në këtë ditë”,-tha Koçiu.
Ministrja Koçiu deklaroi se pas 6 strukturave spitalore, Kartën e Autonomisë Menaxheriale e marrin Materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë”, Materniteti Koço Gliozheni”, Spitali Rajonal Korçë, Spitali Rajonal Gjirokastër dhe Spitali Universitar i Traumës duke e çuar në 11 numrin e strukturave spitalore që do të funksionojnë nën parimet e autonomisë menaxheriale”.
“Të gjithë këto struktura, dalin nga shabllonet e ngurta të një modeli të trashëguar centralizimi dhe vendimmarrje nga lart poshtë dhe nisin të administrohen prej atyre që e dinë më mirë se kushdo tjetër, punën e tyre të përditshme, vetë mjekët”,-nënvizoi Koçiu.
Sipas saj, autonomia do të konsiderohet plotësisht e përfunduar kur edhe modeli i praktikave të dyfishta të jetë i konsoliduar si dhe kur këto pole të ekselencës shëndetësore të fillojnë të gjenerojnë edhe ato të ardhura shtesë.
Reforma e autonomisë spitalore ka në qendër kujdesin ndaj qytetarëve të cilët do të përfitojnë nga zgjerimi i aksesit në shërbime dhe rritja e cilësisë së shërbimit. Burimet njerëzore në spitalet autonome do të hyjnë në një rrugëtim të ri në atë të vlerësimit të performancës së tyre bazuar në indikatorë matës. Në rrugën e parapërgatitjes së tyre hyjnë për plotësimin e kritereve edhe spitalet e tjera rajonale në Kukës, Dibër, Berat, Fier dhe QSR “Shefqet Ndroqi”, duke zgjeruar kështu hartën e spitaleve publike autonome./CNA
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të tij me kandidatët ...
Kryeministri Rama i pranishëm në prezantimin e kandidatëve...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se ka bin...
Partia Socialiste po prezanton kandidatët për deputetë në ...
Këtë të hënë u zhvilluan punimet për seancën e fundit plen...
Adriatik Lapaj nga “Nisma Shqipëria Bëhet” ka reaguar sot ...
Deputeti Dashnor Sula ka reaguar sërish në rrjetet sociale...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbr...
Kryetari i Partisë Demokratiuke, Sali Berisha me anë të nj...
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Ba...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me mësuesit në Lushnjë, ...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar përsëri komunikimiet e ...
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Partia Demokratike ë...
Genci Shehaj, kandidat i Partisë Mundësia për Qarkun e Kor...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një bisedë me mësues...
Kryeministri Edi Rama është tallur sot keqazi me Luli Bash...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, akuzoi ashpër...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka kërkuar...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...