Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu është dr...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu është dr...

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një intervistë për median prestigjioze franceze “Le Monde”.
Rama u ndal te njohja e gjuhës frënge, në të cilën foli me gazetarin e huaj, te t’u ndjerit vetvetja në stilin e tij me atlete, elementë që iu vunë re edhe gjatë intervistës.
Sa i përket turizmit në vend, kreu i qeverisë theksoi me krenari se Shqipëria është në gjendje t’u flasë turistëve që e vizitojnë përmes bukurisë që mbart vendi.
Intervista e plotë:
Para se të bjerë nata në Tiranë, do të takoj folësin më të njohur të gjuhës frënge në Shqipëri, Kryeministrin Edi Rama. Ai më pret në kopshtin, në zemër të zyrave të tij.
Edi Rama nuk është një udhëheqës si të tjerët. Që në momentin kur hyn në zyrën e tij, e kupton se nuk po hyn në botën e një politikani të zakonshëm. Një kosh basketbolli i varur në mur është një kujtesë e së kaluarës së tij si sportist i nivelit të lartë. Përreth, vizatime shumëngjyrëshe, veprat e tij, dëshmojnë për një pasion të përjetshëm, pikturën.
Burri që e ka udhëhequr Shqipërinë që nga viti 2013 e ka mësuar frëngjishten në rininë e tij, gjatë një qëndrimi në Cité Internationale des Arts në Paris.
Që atëherë, kjo gjuhë e ka shoqëruar vazhdimisht. Prandaj, sot do të takoj një folës të jashtëzakonshëm të frëngjishtes.
Përshëndetje.
Mirëmëngjes, z. Kryeministër.
Kryeministër, para se të fillojmë intervistën, po ju rrëfehem diçka po mendoja nëse duhet të ndërroja atletet. Që kur ju pashë duke mirëpritur krerët e shteteve në samitin evropian në Tiranë, mendova se nuk po i përmbaheshit saktësisht kodit klasik të veshjes. Ky stil i pazakontë, a është një mënyrë për të projektuar një imazh modern, ndryshe nga perceptimi tradicional për Shqipërinë?
Edi Rama:
Jo. Ka më shumë të bëjë me të qenit vetvetja. Përndryshe, nuk do të isha vetvetja. Pse duhet të ndryshoj për t’u paraqitur sikur jam pjesë e një shfaqjeje? Jam unë, dhe kaq. Megjithatë, gjërat po ndryshojnë. Ka edhe të tjerë që po fillojnë të veshin atlete.
Gazetari:
A është njohja e gjuhës frënge një aset në funksionin tuaj si kreu i qeverisë, veçanërisht në marrëdhëniet ndërkombëtare?
Edi Rama:
Frëngjishtja nuk është më gjuha e marrëdhënieve ndërkombëtare. Më vjen keq ta them, por kjo është anglishtja. Megjithatë, të flasësh frëngjisht më bën të ndihem vërtet si në shtëpi. Është një ndjesi që të lejon ta përjetosh thellë një kulturë, e cila përndryshe humbet në anglisht ose në shqip. Prandaj, kur kemi fatin ta eksplorojmë drejtpërdrejt, është diçka vërtet e jashtëzakonshme.
Gazetari:
Gjatë udhëtimit tonë kemi vënë re një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, mes tyre edhe shumë frankofonë. Si e shpjegoni këtë interes të madh për Shqipërinë?
Edi Rama:
Jam shumë i lumtur, sepse më në fund Shqipëria është në gjendje t’u flasë francezëve që e vizitojnë përmes bukurisë së saj. Ata e admirojnë vendin pa paragjykimet që për një kohë të gjatë e kanë shoqëruar në sytë e botës, të Evropës dhe të Francës. Ata zbulojnë një vend evropian, që e do Francën, një vend të bukur dhe mikpritës, ku fetë bashkëjetojnë në harmoni të plotë dhe ku, pavarësisht diversitetit fetar, ekziston një unitet i fortë në përkatësinë evropiane dhe në dëshirën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Gazetari:
Z. Kryeministër, nëse do t’ju duhej ta përkufizonit Tiranën me një fjalë, cila do të ishte ajo?
Edi Rama:
Dëshira për të ardhmen.
Gazetari:
Po Shqipërinë?
Edi Rama:
Dashuria për të tjerët.
Gazetari:
Faleminderit, z. Kryeministër, që më pritët në kopshtin tuaj.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka takuar Preside...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar opozitën dhe prot...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, komentoi sot protestat...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ishte sot pjesëm...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një tjetër reagi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Komisioni për Reformën Territoriale ka hapur diskutime në ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ...
Bojkoti i Partisë Demokratike në Komisionin për Reformën T...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, në mbledhjen e Konferen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar një konferenc...
Ditën e sotme do të zhvillojnë punimet tri komisione parla...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për ndry...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e d...
Genti Gazheli ditën e sotme është liruar nga detyra e drej...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, në ko...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka zh...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...