“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, hodhi sot akuza në drejtim të këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Elbasanit, se kanë votuar pro rritjes së tarifave që prekin të paktën tetë shërbime bazë për qytetarët.
Përmes një deklarate për shtyp, Himçi u shpreh se këshilltarët socialistë vendosën pa konsultim publik dhe pa transparencë, duke injoruar situatën e vështirë ekonomike të qytetarëve të Elbasanit.
“Në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe pa asnjë analizë ekonomike, mazhoranca në Këshillin Bashkiak të Elbasanit votoi pro rritjes së tarifave për vitin 2026, duke prekur të paktën 8 shërbime bazë. Kjo vendimmarrje u mor pa transparencë, pa konsultim me qytetarët dhe duke injoruar realitetin e vështirë ekonomik që po përjeton qyteti i Elbasanit.
Ky vendim është absurd nga fillimi në fund. Si mund të rritet tarifa e pastrimit, kur koshat e mbeturinave janë çdo ditë plot? Si mund të rritet tarifa e ndriçimit, kur lagje të tëra të Elbasanit jetojnë në terr? Si mund të kërkohet taksë për mirëmbajtjen e infrastrukturës, kur rrugët e qytetit ngjasojnë me realitetin e Mesjetës?
Përballë këtyre realiteteve, kryetari i bashkisë, z. Llatja, justifikohet se ‘kostoja e shërbimeve është rritur’. Por cilat shërbime? Elbasani sot është një nga qytetet më të harruara të vendit, me shërbime minimale dhe infrastrukturë të degraduar. Me këtë situatë, qytetarëve po u kërkohet të paguajnë më shumë, ndërsa u ofrohet gjithnjë e më pak.
Kjo s’është hera e parë që ndodh. Sa herë ka zgjedhje, Partia Socialiste premton ulje taksash, rritje rrogash dhe mbështetje për biznesin. Por vetëm 6 muaj pas zgjedhjeve, Bashkia e Elbasanit vendos të rrisë me 30 deri në 100% tarifat për qytetarët elbasanas. Kjo nuk është qeverisje, kjo është mashtrim i hapur elektoral.
Edhe më shqetësues është fakti që kjo paketë fiskale nuk është shoqëruar me asnjë analizë financiare. Nuk ka asnjë studim kosto–përfitim dhe asnjë shpjegim pse rritja bëhet në këto përmasa. Në vend që të ulin administratën e fryrë dhe të mbushur me patronazhistë të përdorur në fushata, zgjedhja e tyre është t’u marrin qytetarëve edhe qindarkën e fundit.
Absurditeti rritet edhe më shumë kur shohim që tarifat rriten edhe në zonat rurale për ndriçim, gjelbërim apo pastrim, ndërkohë që bashkia nuk ofron asnjë shërbim real. Në fshatra nuk ka ndriçim publik, nuk ka mirëmbajtje rrugësh dhe shërbimi i pastrimit pothuajse nuk ekziston. Përse duhet të paguajnë banorët për shërbime që nuk ekzistojnë?
E gjithë kjo ndodh në një kohë kur situata ekonomike e Elbasanit është alarmante: gjysma e bizneseve kanë falimentuar, pensionistët mezi mbyllin muajin, të rinjtë largohen çdo ditë, ndërsa bashkia vepron sikur qyteti të jetonte në mirëqenie dhe rrit tarifat pa asnjë ndjeshmëri sociale.
Pa asnjë diskutim, kryetari i bashkisë, z. Gledian Llatja, po ndjek të njëjtën qasje si Kryeministri, duke aplikuar politika fiskale të rënda për qytetarët, pa transparencë dhe pa përkujdesje për mirëqenien e tyre. Ky vendim është dëshmi e një qeverisjeje që shikon interesat e saj politike, e jo nevojat e qytetarëve.
Partia Demokratike gjykon se rritja e tarifave për vitin 2026 është një vendim i padrejtë, i paargumentuar dhe i dëmshëm për qytetarët e Elbasanit. Ne kërkojmë transparencë të plotë, analizë të qartë të kostove, shkurtim të administratës së fryrë dhe ndalimin e shpërdorimit të fondeve publike. Qytetarët nuk mund të mbajnë mbi shpatulla barrën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit”,-tha Himçi./CNA
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shpreh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në deklaratë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka hedhur sot akuza ndaj përf...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka hedhur sot akuza për papë...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamje të tjera...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një po...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e sotëm të podcastit të...
Kryeministri Edi Rama në episodin e sotëm të podcastit “Fl...
Kryeministri Edi Rama ka folur në episodin e sotëm të podk...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaron se bashkimi i Partisë...
Në 81-vjetorin e Çlirimit të vendit, kryetari i Kuvendit, ...
PD ka nisur aksionin e saj opozitar, duke protestuar para ...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Ge...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi është shprehur përmes një...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë sot mesazhe të shumta ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kujtuar p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...