web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Godet” sërish Basha: Rame, të qenka bërë zëri im si sirenë policie

27 Mars 2025, 20:30, Politikë CNA

“Godet” sërish Basha: Rame, të qenka bërë

Luli Basha ka "goditur" sërish me reagimet e tij. Ai ka vijuar me episodin e radhës të përgjigjeve ndaj kryeministrit Edi Rama.

Tani Basha thotë se zëri i tij është bërë si sirenë policie për Ramën.

“E dini mirë ku i ka shokët, i ka tek 313-ta, aty i ka. Edhe në Durrës se po mbushen qelitë me shokët e tij. I ka atje dhe e shikoni, kishte dalë edhe sonte dhe më thoshte mua pse më tregon me gisht shokët. Po më fal, a janë shokët e tu apo janë shokët e mi. Kush i solli ata? A i solla unë? Shoku i kujt është Ilir Beqja? I Ramës. Pse më thërret o Rame, o Rame – thotë, si makinë policie. Prit mo Rame prit, se të qenka bo zëri im si sirenë policie, s’është shenjë e mirë kjo Rame”, ka deklaruar ndër të tjera Basha./ CNA





Lajmet e fundit nga