"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

Deputeti Agron Gjekmarkaj i ka bërë thirrje Enkelejd Alibeajt t’i dorëzojë vulën kreut të PD-së, Sali Berisha.
Ndër të tjera, u ka kërkuar kolegëve të lënë pallavrat dhe të bashkohen.
“Le të triumfojë bashkimi mes të mundurve dhe mundësit, përdhunuesit dhe të përdhunuarve, ofruesit dhe përfituesve, bujkrobit dhe robërve”, shkruan ndër të tjera Gjekmarkaj.
“Në Pranveren e vitit 2021 kam besuar shumë se po bënim një beteje për të ndryshuar Shqiperinë. Kur fitoren nuk e patem besova që do bënim një opozite cilesore.Perfunduam të ndarë e të sharë në Foltore e Vulë.
Armik na u shfaq SHBA dhe perendimi. Na tolloviten dy njerez Lulzim Basha dhe Sali Berisha.Na bënë qesharak.Një lufte e pandershme mes tyre per interesa personale. Një pakt i thyer per mungesë parimesh. Tashmë kjo është histori. Sot "Vula" ka më shumë forume se anetarë. U drobiten forumet mbledhje pas mbledhjeje për të mos bërë asgjë.Një parti politike që nuk merr pjesë në zgjedhje nuk duhet të ekzistojë dhe s'ka pse mban peng vulen që mund ta perdorin të tjeret. Per çfarë partie mund të flitet pa u ndeshur! Atehere paskan të drejtë ata që e quajnë parti e vjedhur.Një parti që nuk gjen kandidatë duhet ta ulë qepenin. Do të ishte më e ndershme që në një sini "vula" të udhetonte nga "Kotoni" si koka e Ali Pashes drejt "Shqupit". Ta pranojmë qe deshtuam duke mos bërë asgje, me sytë hapur shihnim qiellin dhe enderronim se çfarë bie nga siper.Ta pranojmë që nuk paskemi bërë beteje parimore per asnjë çast! Të pranojmë se SHBA me goditje ballore ose me deux ech machina do eliminonte Sali Berishen dhe do silleshim si triumfarore kush e kush të marrë meritat. Të pranojmë që kjo nuk ndodhi dhe shumë u kthyen tek ai, të tjere i bëjnë sytë e embel, marrin premtime per zergjersi dhe bëjnë lojen e tij për ta çuar shpartallimin deri në fund të gjësë se mbetur. Naten shohin ëndrra me meshirë.Filloi gara per tu justifikuar kush e ka sulmuar më pak. Më e trishte është kur sheh deputet që ju ndrisin sytë kur Berisha sulmon Bashen me fjalorin e 32 viteve, kaq të dhunshem e neokomunist dhe pa vrasje ndergjegje sa te verteta ka brënda, po keshtu ju ndrinin kur Bashen e kishin perballë Kryetar. Nuk del një ti thotë mbaje mor burrë gojen. Nuk flet shqiptari keshtu.
Shumëkush mbeti pezull me spirancen hedhur mbi paqartesitë dhe frikerat e veta, mbi ambicjet dhe frustimet e veta.
Pas 6 Marsit nuk e perkufizuam kurrë identitetin e grupit që mbeti, në jemi parti, shoqatë kulturore, gjuetaresh apo grup miqsh. Personalisht kam besuar në çdo gjë që kam bërë e thenë. Asnjë pendese. Në ka gjë që me ben krenar është fjalimi në kongresin e 18 Dhjetorit. Një ushtrim i vertete demokracie.
Nuk me kanë munguar ofertat per tu rikthyer. I kam falenderuar por jo.
Pardje mora pjesë pas shumë mungesash per arsye personale në një mbledhje grupi dhe kolegë të dashur në diskutimet e tyre të kunderta kishin të gjithë të drejtë. Një nyje gordiane që nuk pritet. Disa e kishin me mot vendosur të mbeshtesnin "primaret" po ama pas 14 Majit do i kerkonin llogari Enkeledit për deshtimin. Hahahahha. Edhe qeshin në kohë krize. Ne nuk nxjerrim kandidate por ne jemi PD ! hahahha sa shaka.Ne nuk jemi PD. Keshtu nuk jemi asgjë.
Duke mos ditur se çfarë jemi nuk po dime se çfarë po bëjme. Në pamundesi per të patur njerez, për të nxjerre kandidat u sygjerova kolegve të mi ta çonin "vulen" që parmbremë tek Sali Berisha. E kisha pa asnjë grimë cinizmi. Më burrerore është. Duhet pranuar deshtimi. Nuk mbulohet ai me fjalë të medha. Ajo është partia e tij herë e madhe herë e vogel, here e hapur e herë bunker dhe s'kemi pse ja mbajmë vulen si kapsulë shpetimi për të bërë negociata të pista neser.
Njerzit do jua dinin per nder, Berisha jo edhe aq se tek e fundit na mundi dhe na futi në qoshe. Vula e pa perdorur nga ne shnderrohet në ornament.
Ju nenshtruam presionit dhe gjuhes së tij. Ai ka qënë mjaft zemergjere , në pronen e tij ka lënë një ngaster per tokë fraksioni. Mundet të shkohet atje dhe aty do jetë një mundesi e madhe lerimi per reflektim
e autokritikë.
Më të zellshmit mund të bëhen prapë deputete! Pse i bëmë keto beteja e debate qysh nga 9 Shtatori? Disa se dinë më. Disa e kanë harruar. Disa flasin për bashkim duke pranuar si të vetem kantidatin e "primareve" a thua se e perçame ne PD-në sikur ska ndodhur asgjë deri tani. Nuk mungoi oferta mazokiste , silleni kantidaten ketej perdoreni siglen e vulen po as i degjoi njeri. Berisha nuk e negocion atë që e beson si të veten.
E perçau Sali Berisha për interesat e veta me qartesine e atij që po i merrnin gjëne e vet por ama mori shumicen me vete dhe ne na mbeti vula me gjyq. I duhej për tu mbrojtur nga Perendimi. A është fatkeqesi? E madhe është! Nuk e shohin, nuk e ndiejnë. Zoti drite jua bëftë të gjithve atyre që besojnë se është shaka.
Vulen kur e rimorem nuk na u desh më. Nuk e perdorem. Kolegë të dashur Enkeled , Gazment,Jorida, kthejani Sali Berishes vulen. Ti lëmë pallavrat jo ashtu jo keshtu,demokratet andej, demokratet ketej. Do gezohen njerzit në bazë se nuk do hallakaten e caperlohen me njëri tjetrin. Personalisht e di qe Sali Berisha është një politikan dhe intelektual i kalibrit të lartë por njekohesisht perfid sepse sherbehet nga një shpurë rrandokopesh folklorike si gati gjithmonë. Me kete nuk kam parasysh pothuaj asnj? nga 625 mije votuesit e PD por toga të caktuara ylyfelinjesh. E ka zhveshur PD nga cilesia duke ja shnderruar fytyren në menyre sistematike per arsye dominimi e pervetesimi.
I zgjedh per Adil, per Pali per Lenka, për të tillë i do si kamerire lepe peqe, si ushtar të gatshem me shqiptu çdo marrezi pa u skuqe e pa u zverdhe, ku " gratë" behen "burra" dhe "burrat" në "gra".Një shkolle politike e bazuar mbi veteposhtrimin. Një model enverist që flet per demokraci.
Me shqeteson "non grata" e tij por shkolla politike shumë me teper, poterexhinjtë folklorikë e zgrapes që presin qarin pranë tij po kaq. Kjo nuk me pengon të pranoj se ai e perdor vulen, ti njoh zotesinë. Ne jo. Ai ka njerez, ne nuk paskemi 61 veta. Duket grotesk. Nuk është. E verteta kjo. Çojani vulen kolegë dhe mos të rrinë njerzit në ankth.
Miq deputet mos prisni daten 15 shkoni sonte le të triumfojë bashkimi mes të mundurve dhe mundesit, perdhunuesit dhe të perdhunuarve, ofruesit dhe perfituesve,bujkrobit dhe roberve.
Unë nuk do të vi e tek e fundit jam i bindur që nuk ma ndien askush mungesen asaj binaje. Une si me sentimental se mohoj respektin qe kam per deputet që gjinden tek Berisha apo për të tjetë që janë duke shkuar. Kjo është liria. Kjo ndjesi në të njëjten kohe liri me jep për të bërë deshmitarin e kesaj thyerje morale ku e reja shembet dhe e vjetra lulezon germadhash.
Por lirojeni robinjen vulë. Çojeni tek i zoti. Mos lini nga pas alibi që do ju ndjekin gjithë jeten”, shkruan Gjekmarkaj në status./ CNA.al
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konfer...
Deputetja Flutura Açka ka dalë në mbështetje të kandid...
Kryetarja e Komisionit të Medias, Flutura Açka, në një dek...
Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Ke...
Aktivisti dhe studenti Andrea Bregu u ka bërë thirrje ...
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, është shprehur i bindu...
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka dalë në krah të kan...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ka ...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ka ...
Mbrëmja e sotme është afati i fundit për të dorëzuar lista...
Deputeti i PD-së, Edi Paloka, u shpreh se grupi i vulës ki...
Analisti Andi Bushati teksa ka folur rreth situatës në Par...
Kryeministri Edi Rama ka “shigjetuar” sërish pronarin ...
Kryeministri Edi Rama është përplasur mbrëmjen e sotme...
Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për su...
Mbrëmja e sotme është afati i fundit për të dorëzuar lista...
Partia Socialiste, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, koalicioni...
Vetëm pak orë na ndajnë nga përfundimi i afatit për dorëzimi...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, shkruan në rrjetet sociale, se si...
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...