Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Debati në lidhje me draft-Kodin e ri Penal të Shqipërisë ka dalë tashmë përtej tryezave të ekspertëve. Ka shkuar te media, gazetarët, institucionet dhe vazhdohet të bëhet ajo që duket si shantazh, presion, lojë politike, lobing, me interesa e intriga, që të gjitha u bashkuan te draft-Kodi i ri Penal, menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Dikush mund të thotë se është një draft-Kod i keq, por askush nuk mund të thotë se Shqipëria nuk ka nevojë për një Kod të ri Penal. Dikush tjetër thotë se BE nuk ka qenë në dijeni.
Në fakt, ne po sjellim këto dy foto, ku e pranishme është edhe Agnes Bernhard, përfaqësuese e hershme e misionit të BE-EURALIUS për asistencën në drejtësi, së bashku me Idlir Pecin, pjesë edhe ky e këtij misioni.

Pra, këto foto të shtatorit të vitit 2023 na tregojnë se që në atë kohë BE ka qenë në dijeni dhe me përfaqësuesit e saj më afatgjatë në vend, njerëzit të cilët kanë kontribuuar edhe në reformën në drejtësi. Gënjeshtra e thënë se BE-ja nuk ka qenë dijeni, e po ashtu edhe ndërkombëtarët, këtu sjellin disa pikëpyetje të tjera.
Si ka mundësi që një zyrtare e BE-së dhe përfaqësuese e EURALIUS, shkon e merr pjesë në komision? Duket se Kodi diskutohet i projektuar, jep vlerësime mjaft të qenësishme, jep një kontribut mjaft me vlerë, por zyrtarët e BE-së në Tiranë duket se kthehen pastaj në qesharakë. Këto foto i bëjnë edhe më shumë.
CNA raportoi se janë qesharakë për një fakt të thjeshtë; një herë flasin ndryshe, e një herë ndryshe dhe tani fotot na tregojnë se përfaqësuesit e BE-së kanë qenë pjesë dhe njerëz me kontribute mjaft të rëndësishme, jo vetëm të Kodi, por edhe te reforma në drejtësi.
Shkojmë më tej. Përtej debatit dhe sulmeve ndaj draft-Kodit, ai është një dokument pune dhe kjo është e thjeshtë. Kush është shqetësuar nga zyrtarët e BE-së? Kush e bëri Olsian Çelën të kërcente nga belaja dhe të gënjente publikisht.
Për këta të parët, të BE-së, është mjaft e thjeshtë. Duan projekte, të marrin fonde me dhjetëra e miliona euro dhe pastaj t’i kthejnë në xhepat e administratës e zyrtarëve të tyre, për të na thënë siç e kemi përsëritur shpesh se rakia bëhet nga rrushi.
Por ky nuk është Kod, është thjesht një draft-Kod, një dokument pune që do të sqarohet derisa të marrë formën më të mirë sipas kërkesës së bërë nga BE-ja. Janë vetë zyrtarët e BE-së që i kanë kërkuar Shqipërisë që të miratojë një Kod të ri Penal deri në fundin e vitit 2026 dhe të fusin në diskutim një Kod Civil po brenda këtij viti. Tani ekspertët janë në tavolinë, përfaqësuesin BE-ja e ka. Pse reagojnë dhe një herë thonë se kanë qenë, një herë thonë se nuk kanë qenë? Thjesht për të marrë ca fonde, siçe përmendëm më lart.
Në lidhje me Prokurorin e Përgjithshëm, është i qartë se ai e ka pasur përfaqësuesin e tij. Doli dhe u distancua, kur duhet të bënte krejt të kundërtën. Duhet të mblidhte ekspertët, të bënte komentet dhe në rast se i pranoheshin, do ishte shumë mirë në rast se i pranoheshin. Mund të vazhdonte kontestimet e tij në grupet parlamentare, në grupet e ekspertëve dhe të interesit, ku do të diskutohej. Por edhe me këtë diçka cedoi.
I vetmi person që mbajti një qëndrim serioz ishte Altin Dumani, kreu i SPAK-ut, i cili tha se nuk kanë qenë pjesë e hartimit. Dhe e vërteta është se SPAK nuk ka qenë.
“Do e shohim, do bëjmë komentet tona, do t’i çojmë t’i vlerësojmë, për të pasur një Kod sa më të mirë”,-tha Dumani.
Në fund, lind një pyetje. Zyrtarja e BE-së është në tryezë, ndërkohë që përfaqësuesi i BE-së në Tiranë mbajti dy qëndrime kontradiktore. Prokurori i Përgjithshëm doli dhe u distancua. Mediat, në bashkëpunim të ngushtë më Erion Veliajn dhe që kanë segmente lidhjeje me Olsian Çelën, po vazhdojnë e po luftojnë kundër draft-Kodit.
Mos vallë përtej fotove, që na tregojnë shumë, ka ndonjë skenar tjetër? Kur dikush pas hekurave po lufton Kodin e ri Penal për të luftuar Edi Ramën. Dhe duke qenë se nuk mundet të godasë kryeministrin, ka gjetur si shënjestër Ulsi Manjën.
Janë të njëjtët njerëz që luftuan kundër SPAK-ut, që çfarë nuk shpifën për prokurorët e këtij institucioni, që çfarë nuk thanë me gënjeshtra për Erion Veliajn e që janë angazhuar njëkohësisht kundër ‘luftës’ ndaj draft-Kodit të ri Penal. Përdorën si armë zyrtarët e BE-së. Ja ku i kanë në foto. E morën dhe e keqpërdorën Prokurorin e Përgjithshëm. Doli me fakte e dokumente se është zbuluar, pasi ka qenë në dijeni. Merren me copëza dhe jo me thelbin.
A ka ky draft-Kod i ri problematika? Po, patjetër. A ka shqetësime? Pa asnjë diskutim. A po kërkohet të hiqet shpërdorimi i detyrës, shkelja e barazisë së tenderave, problematika të tjera, ku dikush nga debati mund të ishte pro e dikush kundër? Pa asnjë diskutim.
Sepse po sulmohet një dokument pune, që nuk është hedhur ende në tryezat e tjera të ekspertëve, të përfaësuesve të drejtësisë, që të japin me mendimet e tyre lidhur me çfarë duhet zbutur apo çfarë nenesh duhet të kenë dënime më të rënda, sesi përshtatet me realitetin shqiptar, si duhet shkuar që të jetë i pranueshëm nga BE-ja. Por, kjo bëhet hap pas hapi dhe jo tani.
Si fakti që nuk kishim përfaqësues të BE-së, si fakti që nuk ka pasur ekspertë të tjerë, por janë vetëm këta njerëzit në tavolinë, kur në fakt e vërteta është se ka pasur me dhjetëra ekspertë të thirrur në tavolinë, kanë dhënë mendimet e tyre dhe kanë dalë në një produkt, që tashmë do të merret dhe do të përpunohet për të dalë në versionin e vet final. Dhe nuk është Kod Penal, as projekt-Kod siç përmendet, por një draft, një dokument pune. Do të ketë ndryshime të pafundme, veçse rrugës do dëgjojmë gënjeshtra, sulme, akuza, anatemime, të cilat duket qartazi se vijnë nga e njëjta vijë mediatike nga ku kalon edhe Erion Veliaj./CNA
Një artikull i publikuar në median e njohur europiane ‘Pol...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë pasdite të tjera pamje...
Berisha sot nuk harroi që të përmendtte sërish atë që ai e...
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka depozituar sot një ankimim në...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pasdi...
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka...
Mbi 27 mijë tekste janë shpërndarë për nxënësit e shkollav...
Ka nisur informimi në gjithë vendin për aplikimet për Skem...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia ...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në platformën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...
Qeveria ka propozuar një projektligj të ri për Forcat e Ar...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pas ngja...
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar sot me to...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se me përfundimin e ...
94 tonë produkte bujqësore dhe blegtorale janë bllokuar, g...
Ka një debat të stisur rreth një drafti të lançuar nga Min...
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka njoftuar sot se ka...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...