Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video mesazh në nisje të forumit të investimeve Shqipëri-Turqi 2025. Rama u shpreh se Shqipëria është sot porta më e afërt e Turqisë drejt Bashkimit Europian, ndërsa shtoi se është një partner i qëndrueshëm në siguri, në energji, në turizëm dhe në teknologji.
Ai tha se dy vendet janë të lidhura me një aleancë strategjike. Ndërsa e cilësoi si vëllazërore marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Turqisë, ai tha se dy vendet flasin me gjuhën e punës dhe rezultatit.
“ Një thënie e urtë e të dyja vendeve tona thotë: “duhen dy duar për të duartrokitur.” Sot, Shqipëria e Turqia janë ato dy duar që duartrokasin së bashku historinë e miqësie që nuk njeh kthesa, e një partneriteti që forcohet çdo ditë, dhe një horizonti që hapet gjithnjë më gjerë përpara nesh. Dhjetë vjet më parë, me Presidentin Recep Tayyip Erdo?an, vumë një objektiv të thjeshtë: Të dyfishonim shkëmbimet tona tregtare.
Sot, kemi shkuar shumë përtej. Nga 250 milionë euro, në mbi 1 miliardë vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti. Nga 300 sipërmarrje me kapital turk, në mbi 1 mijë sot. Nga disa qindra punonjës, në 15 mijë të tillë, që punojnë në sipërmarrjet turke në vendin tonë. Por ç’ka vlen më shumë se numrat, është fryma, është dëshira, është sensi i përkatësisë në këtë miqësi që ka ndërtuar këtë lidhje: një frymë besimi, një frymë respekti, një frymë bashkëpunimi që prodhon rezultat. Shqipëria sot nuk është më ishulli i mbyllur që dikur e përshkruanin.
Shqipëria sot është një vend i hapur, një ishull i bukur mundësish, një ishull ku mund të shumëfishosh investimin tënd dhe jo në shumë, në pak vite. Me taksa fare të ulëta, me energji të gjelbër, me një turizëm në rritje, me teknologji që zhvillohet përditë dhe me një treg që e pret krahëhapur sipërmarrjen turke.
Vetëm këtë vit, 300 mijë turistë nga Turqia zgjodhën Shqipërinë, kjo është e jashtëzakonshme po të mendosh se jo shumë vite më parë, ata numëroheshin me gishtat e dorës. Oreksi vjen duke ngrënë thotë përsëri një fjalë që e kemi të përbashkët - ndaj, ejani, - ejani të punojmë bashkë për suksesin, ta rrokim atë dhe ta shijojmë bashkërisht.
Shqipëria është sot porta më e afërt e Turqisë drejt Bashkimit Europian. Shqipëria është sot një partner i qëndrueshëm në siguri, në energji, në turizëm dhe në teknologji. Qeveria shqiptare, më shumë se sa një qeveri mike, e një vendi mik, është një partnere strategjike i një vendi të lidhur në një aleancë strategjike me Turqinë.
Shqipëria sot, ka një qeveri që është gati të mikpresë, të dëgjojë, të ndihmojë dhe të garantojë çdo investim që të kthehet në histori suksesi. Ne e hodhëm një hap 10 vjet më parë dhe sot shohim distancën që kemi krijuar me të shkuarën falë këtij hapi të hedhur.
Madje sot, kemi një urë, një urë me këmbët ngulur fort në të ardhmen dhe objektivi është që të ridyfishojmë shkëmbimet tona tregtare dhe nesër të ndërtojmë një autostradë suksesi midis Bosforit dhe Adriatikut, sepse kjo marrëdhënie nuk është thjesht ekonomi, kjo marrëdhënie është vëllazëri, është besim, është një bashkë udhëtim drejt të ardhmes. Ura që sot lidh Stambollin me Tiranën është më e fortë se kurrë. Ura që sot lidh Turqinë zyrtare, Ankaranë me Tiranën zyrtare është më e fortë se kurrë.
Një urë që bashkon dhe që e bën më të shpejtë dhe e bën më të lehtë, edhe lidhjen e lindjes me perëndimin përmes Korridorit të 8 dhe portit të ri të Durrësit, por njëkohësisht që lidh historinë me të ardhmen, që lidh shpresën me mundësinë, që lidh reflektimet e të shkuarës me ambicien për të nesërmen.
Shqipëria dhe Turqia flasin me të njëjtin gjuhë, me gjuhën e punës dhe me gjuhën e rezultateve, ndaj, le ta shohim të ardhmen si atë, që së bashku duhet ta rrokim përmes një rrugëtimi të bërë po bashkë, ku çdo investim, çdo projekt, çdo ëndërr bëhet shkak për një duartrokitje të re për historinë tonë të përbashkët.", tha Rama. /CNA
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka qenë pj...
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, i cili mbështetet nga op...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Një mesazh i dërguar aksidentalisht nga kreu i Grupit Parl...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Një diskutim me tone të larta është zhvilluar mes deputeti...
Rezoluta për genocidin serb në Kosovë, e cila ngjalli deba...
Në seancën e sotme plenare, është miratuar me 73 vota pro ...
Pas një ndërprerje disaminutëshe seanca ka rinisur me daba...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon do të zhvilloj...
Zbardhen parashtrimet e Këshillit të Ministrave në Gjykatë...
Nuk ka duruar dot Gazment Bardhi! Njeriu që gëzon rëndom ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulan...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga vijim...
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda ka...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zg...
Deputeti Erald Kapri ka folur për figurën e intelektualit ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...