VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u vetëdorëzua dje në polici, pasi në media u raportua se SPAK-u kishte lëshuar urdhër-arrest ndaj tij dhe 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Durrësit.
Sot SPAK-u zbuloi më shumë detaje lidhur me hetimet dhe dy kallëzimet që akuzojnë ish-kryebashkiakun socialist.
Ashtu siç raportoi dje CNA, dy faktet penale që kanë qenë objekt hetimi janë procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe plotësimi i dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë, si dhe procedura e prokurimit Shërbim Konsulence për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila” me fond limit 21.000.000 lekë me T.V.SH.
Në lidhje me faktin e procedurës së dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh të ndërtuar shoqëria “XXX sh.p.k.” ka rezultuar se kjo shoqëri ka paraqitur kërkesë për leje ndërtimi në maj të vitit 2010, për një objekt 7-katësh.
Në datën 10 shtator 2010 nga K.RR.T. pranë Bashkisë Durrës, ka miratuar vendimet për miratimin e destinacionit të sheshit dhe leja e ndërtimit.
Pasi subjekti ka filluar punimet, në datën 20 dhjetor 2010, ka paraqitur kërkesë për rikondicionim dhe shtesë të katër kateve te objektit, dhe me vendimin e K.RR.T. Pranë Bashkisë Durrës të datës 28 shtator 2011, kërkesa e tij për kate shtesë është miratuar, por formulari i lejes së ndërtimit, nuk është nënshkruar nga ish-kryetari i Bashkisë Durrës dhe ish-kryetari i K.RR.T–së (procedurë që njihet ndryshe dhe si zbardhja e lejes së ndërtimit), duke bërë që akti administrativ të mos merrte fuqi juridike.
Nga hetimi është provuar se, pavarësisht kësaj, ndërtuesi ka përfunduar ndërtimin e pallatit 10 kate plus papafingo dhe në muajin gusht 2012-mars 2013 të gjitha apartamentet e porosituara ishin të banuara.
Gjatë ndërtimit të kateve V e vijues, I.N.U.V. pranë Bashkisë Durrës, ka vënë në dijeni kryetarin e Bashkisë Durrës, se pallati nuk po ndërtohej sipas projektit të lejes së parë, por sipas projektit të miratuar me lejen e dytë, e cila ende nuk kishte hyrë në fuqi/nuk ishte zbardhur.

Një vit e gjysmë pasi pallati kishte përfunduar së ndërtuari dhe ishte i banuar, në datën 14 tetor 2014, është zbardhur leja e ndërtimit nga kryetari i Bashkisë Durrës dhe Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Pranë Bashkisë Durrës, dhe nga ndërtuesi e punonjësit e tjerë të kësaj bashkie, janë nënshkruar të gjitha aktet plotësuese, të cilat në fakt duhet të ishin nënshkruar para fillimit të ndërtimit dhe gjatë zbatimit të punimeve, duke bërë që në të gjitha këto akte të mos pasqyrohej e vërteta.
Pavarësisht se pallati nuk është ndërtuar as sipas projektit të miratuar me lejen e dytë, pasi ka pasur mangësi në zbatimin e punimeve, nga kolaudatori është përpiluar akti i kolaudimit, në të cilit pasyrohej se pallati është ndërtuar sipas projektit, kur në fakt nuk ka rezultuar diçka e tillë.
Në vijim, nga Drejtoria e Planifikimit të Territorit, është miratuar certifikata e përdorimit, dhe është përcjellë pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dhe nëpërmjet së cilës është siguruar regjistrimi i pronës.
Në muajin nëntor 2019, pallati është dëmtuar nga tërmeti duke u shpallur si i pabanueshëm.
Pra, rezulton se të gjitha aktet e përpiluara nga administrata e Bashkisë Durrës, përgjatë vitit 2014, kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar.
Nga sa më sipër, ish-kryetari i Bashkisë Durrës V.D., Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit A.Q. Arkitekti E.L., projektuesja M.P. topografët F.E. dhe A.B. gjatë përpilimit të akteve të sipërcituara jo vetëm që kanë shpërdoruar detyrën, por nuk kanë pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit të vërtetën në lidhje me kohën kur janë bërë punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto akte të jenë të falsifikuara në përmbajtje.
Ka rezultuar se në vitin 2014, Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.
Në funksion të kësaj, kryetari i Bashkisë Durrës V.D. ka ngritur një grup pune i përbërë nga shtetasit A.Q., A.T. D.D. dhe B.S. anëtarët e të cilit kanë pasur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit, bazuar në V.K.M. Nr.444 datë 05 shtator 1994.
Në fakt, për shkak të disa gabimeve në llogaritje tarifa e studimit dhe vlera e fondit limit, është llogaritur dhjetë herë më e lartë sesa duhet të ishte, sipas kritereve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.
Është shpallur procedura e prokurimit me fond limit 21.000.000 lekë, të përcaktuar dhe në urdhrin e prokurimit të nënshkruar nga personi nën hetim V.D. dhe në fund të procedurës, është shpallur fituese Shoqëria “XXX sh.p.k.”.
Procedura ka vijuar me lidhjen e kontratës, në nenin 5 të të cilës është parashikuar se 60% e vlerës do të shlyhej në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe 40% vitin e ardhshem buxhetor.
Në muajin maj 2015, sipas një audimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është konstatuar parregullsi e përllogaritjes së fondit limit, duke i lënë detyrë administratës së Bashkisë Durrës që të rikuperojë dëmin ekonomik.
Nga ana e Administratës së Bashkisë Durrës, jo vetëm që nuk janë marrë masat përkatëse për rikuperimin e dëmit ekonomik, por në muajin dhjetor 2015, ka të dhëna se është bërë pagesa edhe e 40% të vlerës së mbetur nga kontrata, duke i shkaktuar buxhetit të Bashkisë Durrës një dëm ekonomik prej 18.000.000 (tetëmbëdhjetë milion) lekësh.
Në lidhje me këtë fakt, rezulton se në bashkëpunim midis tyre, personat nën hetim V.D. A.Q., D.D., A.T. kanë konsumuar në bashkëpunim elementët e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 dhe 25 të K.Penal./ CNA.al
Ish-kryeminstri Sali Berisha në një deklaratë për mediat k...
Ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen me grupin p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ish-zëvendës...
Kolegji i kryetarëve të PD-së, ka reaguar pas përplasjeve ...
Tensionet dhe përplasjet kanë shoqëruar mbledhjen e Kr...
Lulzim Basha nuk ndalet me “perlat” e tij. E fundit është ...
Ervin Salianji, ose i njohur ndryshe si “Babalja” ka ndërr...
Ish-kandidati i "Bashkë Fitojmë" për Kuçovën, Lefter Maliq...
Jonila Godole, anëtarja e krysesisë së PD-së së vulës,...
Kreu i grupit të PD-së së vulës, Gazment Bardhi ka rea...
Pas deputetes Jorida Tabaku kanë dhënë dorëheqjen dhe dy a...
Përçarjet në PD-në e vulës janë thelluar. Tashmë duket se ...
Pas mbledhjes së tensionuar të Kryesisë së PD-së së vulës,...
Pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së së vulës, deputetja Jor...
Mbledhja e Kryesisë së PD-së së vulës është shoqëruar me t...
Pas shumë orësh mbledhje në Kryesi, PD e vulës ka vendosur...
Kryeministri Edi Rama ka darkuar mbrëmjen e sotme me ambas...
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim për...
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së së vulës, deputet...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...