Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, u shpreh nga selia blu se modeli ekonomik i qeverisë Rama ka treguar së është modeli i luftës ndaj familjes dhe sipërmarrjes së ndershme.
Teliti u shpreh se të ardhurat për frymë të shqiptarëve rezultojnë të jenë në masën 35% të mesatares evropiane, ndërkohë që vendet e rajonit janë në nivele më të larta.
Ai nënvizoi se largimi i Edi Ramës nga drejtimi i punëve dhe ndryshimi politik është një domosdoshmëri kombëtare.
Deklarata e plotë:
Të dhëna të tjera shqetësuese mbi ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve janë publikuar ditët e fundit nga Eurostat.
Ekonomia shqiptare vazhdon të jetë një ekonomi e brishtë, e cila nuk mbështetet nga fuqizimi i sektorëve prodhues, eksporti apo rritja e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit, por ashtu siç raportohet edhe nga Eurostat, ekonomia jonë gjatë viteve të fundit e gjen rritjen e saj kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve, shpeshherë të financuara nga burime të dyshimta financiare.
Sipas Eurostat, të ardhurat për frymë të shqiptarëve rezultojnë të jenë në masën 35% të mesatares evropiane, ndërkohë që vendet e rajonit janë në nivele më të larta. Konkretisht, Maqedonia e Veriut ka të ardhura për frymë sa 41% e mesatares evropiane, Serbia 46% dhe Mali i Zi me 52%.
Gjithashtu, sipas Eurostat, edhe në treguesin e konsumit individual për frymë, përsëri konsumatori shqiptar renditet i fundit, me 42% të mesatares evropiane, ndërkohë që banorët e Maqedonisë së Veriut kanë konsum në masën 52% të mesatares evropiane, Serbia 54% dhe Mali i Zi me 65%.
Të nderuar qytetarë!
Ekonomia shqiptare gjatë 11 viteve të fundit nuk është mbështetur nga një model ekonomik dhe filozofi zhvillimi që garanton rritje ekonomike me ritme të larta dhe gjithëpërfshirëse, përkundrazi.
Në këto 11 vite, modeli ekonomik i qeverisë Rama, gjithnjë e më shumë, ka treguar veten se është modeli i luftës ndaj sipërmarrësit të ndershëm, model ekonomik i bazuar në taksat më të larta në rajon dhe procedura të komplikuara, model ekonomik që nuk gjeneroi vende pune dhe rritje të duhura pagash, model ekonomik që minoi sigurinë juridike, parimet e konkurrencës dhe mbajti larg investimet e huaja aq të nevojshme për ekonominë tonë.
Shqiptaret, gjithnjë e më shumë, panë sesi pasuroheshin padrejtësisht një grusht njerëzish të lidhur me pushtetin, ndërkohë që e gjetën veten e tyre të papunë, të pa shërbyer, të nëpërkëmbur nga administrata patronazhiste. Sipërmarrësit me mijëra kanë falimentuar, e të shumtë akoma janë ata që gjenden buzë greminës së thellë të falimentit të shkaktuar nga keqqeverisja dhe arroganca e saj.
Ndaj sot më shumë se kurrë, largimi i Edi Ramës nga drejtimi i punëve dhe ndryshimi politik është një domosdoshmëri kombëtare.
Nevojitet ndërgjegjësimi i çdo qytetari, i çdo familjari, i çdo sipërmarrësi, duke drejtuar gishtin nga fajtorët e vërtetë të kësaj katastrofe ekonomike dhe sociale që po përjeton Shqipëria e shpopulluar me më shumë se 1 milionë banorë gjatë viteve të fundit, e duke i ndëshkuar ata me votën e sovranit, në zgjedhje të lira e të ndershme, të organizuara nga një qeveri teknike.
Partia Demokratike e ka të qartë vizionin e saj. Me një qeverisje të vogël që në qendër të vëmendjes vendos individin, familjen dhe sipërmarrjen e ndershme, me strategji zhvillimore gjithëpërfshirëse, me implementimin e minimumit jetik, me një model taksimi të ulët dhe i bazuar në taksën e sheshtë 10%, rivitalizimi i familjes, fuqizimi i rinisë dhe i gruas në shoqëri dhe biznes, krijimi i kuadrit të duhur ligjor dhe institucional për të qenë përsëri lider në rajon në thithjen e investimeve të huaja, etj, do bëjmë të mundur kthimin e Shqipërisë në shinat e zhvillimit gjithëpërfshirës, ku çdokush sipas meritës dhe aftësive të tij të ketë në dorë e të bëjë fatin e tij./CNA
Partia Agrare Ambientaliste është seriozisht e shqetës...
Kryetarja e Komisonit të Apelimit në PD, Adriana Kalaj...
Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, kr...
Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari, denoncoi ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka deklaruar së f...
Në takim me donatorët, ministri i Brendshëm, Taulant B...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gaz...
Lulzim Basha është braktisur masivisht nga deputetët d...
Nëpërmjet një video-konference, kryebashkiaku i zgjedh...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka bërë një gafë gjatë nj...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mblodhi të mërkurë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndeshjen Kroaci-S...
Enkelejd Alibeaj pritet të largohet nga politika gjoja...
Koordinatori Rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balli...
Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për zhvillimet e fu...
CNA ka raportuar se Lulzim Basha po braktiset nga depu...
Gazetari Arian Çani deklaroi mbrëmjen e kësaj të marte...
Eksperti për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, ...
Edvin Kulluri, një nga kritikët më të mëdhenj të Lulzi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi aku...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...