Erion Braçe del nga kontrolli/ Shpërthen në të shara ndaj qytetarit: B*thq*r, qelbësirë!
Deputeti Erion Braçe është filmuar në hyrje të Kryesisë së...
Deputeti Erion Braçe është filmuar në hyrje të Kryesisë së...

Hysen Kadiu, kandidati më i votuari në Primaret e Partisë Demokratike me 913 vota për Tiranën, tërhiqet nga gara.
Burime zyrtare për CNA, konfirmojnë vendimin e tij.
Në një postim në rrjetet sociale, Kadiu deklaron se se nuk do kandidojë në listën e hapur të Tiranës, pasi ndryshe nga sa ishte rënë dakord me drejtuesit e PD, nuk e kanë futur në listën e mbyllur.
Kadiu, në reagimin e tij, e konsideron parti qokash.
Deklarata e plotë e Hysen Kadiut:
“Së pari, dua të falënderoj familjen time, miqtë, shoqërinë, të njohur e të panjohur në Kavajën time, që besuan tek unë dhe më votuan në primaret e PD-së, duke më dhënë besimin për të qenë në listën kryesore të kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Pas disa bisedave me kryetarin e PD-së, zotin Sali Berisha, vendosa të mos jem pjesë e listës së hapur për qarkun e Tiranës.Ndryshe nga sa kisha diskutuar dhe rënë dakord më herët me drejtuesit e lartë të PD-së, emri im nuk u përfshi në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë. Për të qenë pjesë e primareve, sipas statutit të partisë, dhashë dorëheqjen si kryetar i degës së Kavajës, ku të gjithë së bashku kemi punuar fort duke ruajtur PD-në të bashkuar dhe duke fituar bashkinë dy vjet më parë. I gjithë rrugëtimi im në PD, që nga dita e parë si adoleshent e deri në fitoren e pak ditëve më parë, është i lidhur ngushtë me Kavajën dhe qytetarët e saj, që meritojnë një përfaqësim dinjitoz. Kavaja nuk mund të konsiderohet vazhdimisht si hambari i votave për PD, ndërsa përfaqësimi i saj në listat e deputetëve të jetë i padenjë.
Është e gabuar të mendosh se unë i trembem një gare në një listë të hapur. Faktet dhe votimet e fundit për zgjedhjet lokale dhe primaret treguan qartë forcën dhe peshën e demokratëve të Kavajës. Por angazhimi, përkushtimi, serioziteti dhe pasioni për të bërë më të mirën për demokratët, përveç votave të marra, duhet të përkthehet edhe në vlerësim për ata që kanë dhënë kontributin e tyre. Një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qendrës dhe lë jashtë prioriteteve qëndrestarët e vërtetë, që i kanë qëndruar pranë në kohë të vështira dhe që janë përpjekur çdo ditë të bëjnë më të mirën për të.
Vendimi për të mos qenë pjesë e listës së hapur të PD-së për Tiranën nuk ishte një vendim i lehtë, por ishte i duhuri për të lënë vetes kohën e nevojshme për të reflektuar mbi angazhimin e mëtejshëm politik dhe gjithashtu për t’i treguar bashkëqytetarëve të mi se dinjiteti dhe fjala e mbajtur kanë qenë vlerat mbi të cilat e kam krijuar marrëdhënien shumëvjeçare me ta dhe parime mbi të cilat nuk do të shkel kurrë.
Unë, si Hysen, dhe familja ime do të mbetemi ashtu siç kemi qenë gjithmonë: demokratë të vlerave qytetare, me besimin në Zot që na drejton në rrugën tonë të përditshme dhe me besimin e përhershëm se e drejta do ta gjejë rrugën e vet, sado e ndërlikuar të jetë bërë rrugës",-thotë Kadiu./CNA
Zbardhen emrat e propozuar të kandidatëve për deputet të P...
Zbardhen emrat e listës së mbyllur të Partisë Demokratike ...
Emrat e kandidatëve të vendosur në lista të mbyllura konsi...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur p...
Sot në mediat e paguara nga vëllai i kryebashkiakut Er...
Zbardhen emrat e listës së mbyllur të Partisë Demokratike ...
Sot është afati i fundit para depozitimit në KQZ të listav...
Kryetari i Partisë Demokratike ka dhënë një deklaratë në m...
Në kryeqytet po zhvillohet eventi “Tirana, Kryeqyteti Mesd...
Një hadith në librin e shenjtë të Kuranit, për besimtarët ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi shkurtim...
Deputeti dhe Kreu i Aleancës së Maqedonasve për Integrimin...
Kryetari i Partisë Demokratike ka folur për mediat pak par...
Ish-deputeti Myslim Murrizi deklaroi sot se nuk do të jetë...
Qeveria ka liruar nga detyra zv/ministren e Financave, Ade...
Më të votuarit në "Primare" do të jenë në listën e PD-së n...
Sonte në mesnatë përfundon afati zyrtar për depozitimin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar së...
Mediat e pushtetit kanë nxjerrë "live" detaje nga seanca n...
Njëra prej anëtareve të Partisë së Lirisë, Esmeralda Demir...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...