Zbatimi i Aministisë Penale/ Dhjetëra të dënuar lënë burgjet në Korçë
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...

Qeveria ka miratuar ndërtimin e dy centraleve fotovoltaikme kapacitet 30 MW, një në fshatin Povelçë, në Fier dhe një centrali tjetër në fshatin Rehovë të Kolonjës. Projekti do të realizohet nga shoqëria “EZ-5 ENERGY” sh.p.k dhe centrali duhet të ndërtohet dhe vihet në punë brenda 36 muajve.
Shoqëria ka detyrimin të raportojë çdo 3 muaj për progresin, të zbatojë të gjitha kushtet mjedisore dhe të sigurojë kontratën me një garanci prej 5% të investimit. Gjithashtu, ajo do t’i japë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë 2% të energjisë së prodhuar çdo vit si kontribut falas.
Mbikëqyrja do të kryhet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.
Vendimi:
V E N D I M PËR MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË ZONËN KADASTRALE 3038, FSHATI POVELÇË, NJËSIA ADMINISTRATIVE DËRMENAS, BASHKIA FIER, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “EZ-5 ENERGY”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave.
Vendosi: 1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën kadastrale 3038, fshati Povelçë , njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier, nga shoqëria “EZ-5 ENERGY” , sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k.;
b) NIPT/NUIS: L91325503D;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 30MË;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në zonën kadastrale 3038, fshati Povelçë, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
g) Shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., ka detyrimin që:
i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./CNA
Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri- Euroneës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një taki...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nisi fjalën e ti...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë një informacion ud...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me pjesëmar...
Kandidati për deputet i PD, Grigels Muçollari i ftuar në e...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim z...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral në ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim z...
Lulzim Basha ka komentuar mbi alternativat politike që u o...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Korçës,...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një tak...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral në ...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastruktur...
Ditën e sotme një automjet i shtabit të Ilir Alimehmetit ë...
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka dhënë një...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, në një intervistë në CNA ka fol...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në V...
Drejtuesja e departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...