“Spekulimet për sulm Iranian në Shqipëri”/ Rama: Ndryshe nga të tjerët, ne të keqen e kemi brenda vendit
Kryeministri Edi Rama ka hapur episodin e sotëm të podcast...

Demokrati Dorjan Teliti ndau sot një qëndrim kritik lidhur me llogaridhënien qeveritare.
I ftuar në ‘Syri Tv”, Teliti u shpreh se për një sërë problemesh të ndodhura javët e fundit, nga sitata me reshjet e deri te bllokimi i juglindjes, asnjë individ apo insitucion nuk po merr përsipër përgjegjësinë.
Sipas Telitit, këto probleme jo vetëm nxjerrin në pah pazaret mes zyrtarëve, por edhe shtojnë kostot për ekonominë shqiptare, në një kohë kur mungojnë edhe kompensimet për qytetarët.
“Ne kemi struktura shtetërore të cilat masin, janë përgjegjëse për sa i përket edhe le të themi motit dhe raportojnë dhe nuk kanë raportuar gjatë javëve të fundit një shi ndryshe nga herët e tjera, sasi shiu të ndryshme nga herët e tjera, po atë normale të cilat janë të stinës normale, të stinës së dimrit. Po pse nuk bien rrugët e tjera, po bien pikërisht rrugët të cilët janë ndërtuar gjatë viteve të fundit? Si është e mundur që shiu të paska dëmtuar vetëm ato rrugë të ndërtuara gjatë këtyre 13 viteve pa asnjë rrugë të ndërtuar nga Zogu, nga Enver Hoxha, nga Sali Berisha apo edhe ato qeveritë e majta që kanë qenë përpara të Fatos Nanos, të Ilir Metës dhe të Pandeli Majkos?
Si është e mundur që u prekën vetëm rrugët e ndërtuara gjatë këtyre 13 viteve të fundit? Të cilat siç e thatë dhe ju mirë pak më përpara, janë rrugë të cilat në distancë të tyre janë copëtuar projektet për t'i dhënë tendera sa më shumë miqve dhe shokëve, për të kënaqur të tërë, të tërë ndërtuesit oborrtarë, që secili prej tyre të merrte nga një llokëm, dhe tashmë është parë dhe rezultati që cilësia e punimeve është skandaloze, sa mjaftohet të bjerë shi normal, sepse ka qenë shi normal.
Nëse kryeministri mendon që këto që kanë shira të jashtë, domethënë normales, të shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, se ato shira nuk bien vetëm në rrugë, po bien dhe jashtë rrugës aty ku janë banesat e njerëzve, aty ku janë bizneset e njerëzve. Dhe në qoftë se, në qoftë se qenkan hipotetikisht shira kaq të rrëmbyeshëm, duhet të kishin dhënë dëmtime dhe te shtëpitë e njerëzve, po nuk ka rrëshqitje shtëpish. Duhet të ishin dhënë dëmtime dhe tek magazinat që janë përballë ana, anash rrugës, duhet të ishin dhënë dhe tek ndërtimet e bizneseve e kështu me radhë. Pra atje dëmtime nuk ka.
Me gjendje normale të shkërmoqen rrugët, ka vetëm një përgjigje, abuzim me punimet në projekt. Dhe abuzimet kur vijnë? Abuzimet vijnë kur treshja, shteti që është financuesi, dhe që ai që bën tenderin, me ndërtuesin, që është ai që do zbatojë projektin, dhe supervizorin, i cili kontraktohet nga shteti, dhe që në emër të shtetit do mbrojë interesat e shtetit, të buxhetit të shtetit dhe të verifikojë cilësinë e punimeve të, të kontraktorit, bien dakord me njëri-tjetrin, që të kryejnë ato punime abuzive në rrugë. Pse? Me interesin e vetëm për të vjedhur paratë e projektit. Dhe ne e dimë shumë mirë se çfarë flitet në korridoret e ministrive, ne dimë shumë mirë çfarë flitet në kafet ku rrinë zyrtarët e lartë. Ne dimë shumë mirë çfarë flitet në hollët e hoteleve kryesore, kur këta zyrtarë bëjnë edhe pazaret e tyre.
Ne e dimë shumë mirë që tarifa fillestare e tenderit është 30% dhe pastaj për çdo situacion merren 10, 15 apo 20% të tjera. Duke e bërë praktikisht që gjysma e vlerës së tenderit të jetë një llokum korrupsioni. Dhe po është normale, kur ti vjedh gjysmën e parasë të dedikuara për një, për një projekt investimi, është normale që do kesh pastaj këtë cilësi punimesh. Për përsëris dhe njëherë, kur këta s'kanë frikë dhe e bëjnë tunelin e trajtojnë si një vrimë dhe nuk i vendosin hekurin, jo më pastaj rrugët e tjera që janë rrugë normale, jo më aty pastaj që kanë kryer me sa duket punime skandaloze dhe ja rrugë që rrëshkasin. Pra nuk rrëshkasin rrugët e Enver Hoxhës, nuk rrëshkasin rrugët e Sali Berishës, nuk rrëshkasin as rrugët e Zogut, po rrëshkasin rrugët e Edi Ramës.
U bllokua juglindja për 10-11 ditë. A e dini se çfarë dëmi kaq të madh i ka bërë kjo ekonomisë shqiptare? Nuk flitet më sot për turizëm në Pogradec apo në Korçë, s'flitet më. Nuk flitet më. Ndërkohë që ne dimë që janë zona, sidomos Korça, që ekonominë e saj kryesore sot ka turizmin. Ekonomia kryesore e Korçës sot është turizmi. Natyrisht. Të ardhurat kryesore sot, sot e Korçës dhe rrethinave të saj, janë të ardhurat që vijnë nga turizmi. Kjo gjë nuk ekziston më. Po kush do i kompensojë këto dëme? Kush do e kompensojë faktin që siç u bë publike, menjëherë pasi u devijua rruga, biletat e transportit u rritën nga 7.000 lekë të vjetra në 10.000 lekë të vjetra për të shkuar nga Tirana në Korçë apo për të ardhur nga Korça në Tiranë”,-deklaroi Teliti./CNA
Kryeministri Edi Rama ka hapur episodin e sotëm të podcast...
Politologu Ermal Hasimja komentoi sot gjerësisht situatën ...
Këtë të premte u zhvillua një takim i shtabit të posaçëm t...
Deputeti dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu akuz...
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për dhënie kompensi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një dalj...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ka dorëzuar në Kuv...
Këtë të premte u prezantua ministri i ri i Infrastrukturës...
Deputetët e opozitës, pjesë e Komisionit për Europën dhe P...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në mbledhj...
Analisti Neritan Sejamini shprehu sot disa kritika lidhur ...
Deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha sot opoz...
Politologu Afrim Krasniqi tha sot se figurat që përfaqësoj...
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha sot...
Organizata LGBTI, së bashku me disa organizata të grave, g...
Politologu Ermal Hasimja ndau sot një qëndrim kritik lidhu...
Gazetari Klodian Tomorri komentoi sot largimin nga detyra ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...