Mblidhet shtabi i posaçëm për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme
Këtë të premte u zhvillua një takim i shtabit të posaçëm t...

Politologu Ermal Hasimja komentoi sot gjerësisht situatën e vështirë politike në të cilën gjendet Kosova, lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, që mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
I ftuar në A2 CNN, Hasimja u shpreh se problematika në këtë rast nuk ka të bëjë vetëm me vendimmarrjen politike, por edhe një debat juridik që është hapur tanimë.
Sipas politologut, një lloj formule që mund të sjellë zgjidhje mund të gjendet edhe nga vetë partitë politike, për interesin maksimal të vendit.
“Është diçka që vjen nga përplasja e dy objektivave, dy egove. Zoti Kurti dëshiron që në një farë mënyre të marrë në dorë edhe institucionin e presidencës. Ndërkohë që zonja Osmani do dëshironte që të vazhdonte. Aq më tepër që është ndjerë e inkurajuar edhe kohët e fundit, ndoshta dhe me atë nxitjen dhe pikët që mori ndoshta nga takimi me Trumpin dhe sekretarin Rubio. Kështu që besoj që të dyja palët e kanë menduar që janë në të drejtën e tyre.
Në rastin konkret tani çështja është shndërruar në një në një debat juridik që do duhet të vendoset në korniza juridike. Por interesante është kjo që unë mendoj që përtej asaj se po e lëmë atë ambicien personale të zonjës Osmani që është në të drejtën e vet legjitime, por po shohim edhe pjesën e zotit Kurti.
Unë mendoj që për nga mënyra se si është ndërtuar raporti i forcave politike në Kosovë mund të kishte qenë më e arsyeshme që të ishte një president konsensual, se nuk është si rastin e Shqipërisë, që ke dy forca të mëdha PD dhe PS edhe aty gjërat janë më të thjeshta në një farë mënyre dhe ka dhe kuptim ajo teoria që ai fituesi i merr të gjitha, por rastin e Kosovës nuk është ashtu. Në rastin e Kosovës ke një fragmentim më të madh të skenës parlamentare dhe aq më tepër në situatën ku është Kosova që ka nevojë për legjitimitet ekstra të brendshëm, sidomos mbas asaj çfarë ndodhi në këto 12 muajt e fundit me ribërjen e zgjedhjeve e tjerë e të tjerë.
Mendoj që edhe në kuadër të diskutimit, debateve edhe të negociatave, të të gjitha formave, dialogut etj., do duhej në fakt që presidenti të kishte një bazë sa më të gjerë legjitimiteti. Ndoshta dhe partitë mund ta gjejnë një lloj formule. Ka formula të ndryshme.
Ndoshta do të kishte qenë mirë që të ishte dhe dikush jashtë partive për t'i dhënë një lloj legjitimiteti shtesë, aq më tepër në qoftë se do të ishte një person i besueshëm, një person me vlera, për shembull nga shoqëria civile. Kjo do të ishte diçka shumë pozitive. Por këto janë qëndrimet. Nuk janë qëndrime joligjore ose të pandershme, janë qëndrime legjitime. Ka një dallim midis asaj çfarë është politikisht legjitime dhe ligjore dhe asaj çfarë është interesi maksimal i vendit”,-tha Hasimja./CNA
Këtë të premte u zhvillua një takim i shtabit të posaçëm t...
Deputeti dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu akuz...
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për dhënie kompensi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një dalj...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ka dorëzuar në Kuv...
Këtë të premte u prezantua ministri i ri i Infrastrukturës...
Deputetët e opozitës, pjesë e Komisionit për Europën dhe P...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në mbledhj...
Analisti Neritan Sejamini shprehu sot disa kritika lidhur ...
Deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha sot opoz...
Politologu Afrim Krasniqi tha sot se figurat që përfaqësoj...
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha sot...
Organizata LGBTI, së bashku me disa organizata të grave, g...
Politologu Ermal Hasimja ndau sot një qëndrim kritik lidhu...
Gazetari Klodian Tomorri komentoi sot largimin nga detyra ...
Deputetët e Kuvendit janë përfshirë mbrëmjen e sotme në nj...
Salla e Kuvendit të Shqipërisë është përfshirë nga një inc...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...