SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka dhënë leksion qeverisë gjatë takimit informues me Departamentet e Ekonomisë, Financave Publike dhe Sipërmarrjes, mbi programin të cilën PD-ja po harton.
Berisha tha se garancia juridike dhe konkurrenca e ndershme është kushti i të gjitha kushteve për të tërhequr investimet e huaja. Ai theksoi se ekonomia do të frymojë vetëm në rast të derregullimit të infrastrukturës ligjore aktuale.
Kreu i PD-së vuri theksin tek ulja e TVSH-së, teksa deklaroi se qeverisja e PD arriti në vitin 2005 taksën e sheshtë më të ulët në Evropë, e mbështetur fuqimisht edhe nga FMN.
Nga ana tjetër, Berisha e quajti qeverisjen Rama, “një piramidë gjigante vjedhjeje”, ndërsa PD-në “parti të taksave të ulëta”.
Pjesë nga deklarata:
Ne jemi parti e taksave të ulëta dhe ju e keni pasqyruar shumë mirë këtë. Kam një sugjerim, të guxojmë të prekim tabutë dhe tabu është TVSH-ja. Unë jam që të mos ngurrojmë. Nuk jam për përshkallëzime, por jam për një ulje prej 25% të nivelit aktual të saj.
Të dashur miq,
Po ju rikujtoj një moment kur në vitin 2005 vendosëm taksën e sheshtë më të ulët në Evropë, e dyta më e ulët ishte, në mos gaboj, te 17%, e Sllovakisë, FMN një partner i çmuar, pothuaj ngriu marrëdhëniet me ne, në kuptimin që, siç e themi ne shqiptarët “po të doli djalë e kemi bashkë, po doli vajzë e ke për vete”. Të më falin zonjat se përdora një term.
Por Fondi qëndroi soditës. Pas 6 muajsh ne e fituam betejën. FMN përgëzoi sepse rezultati nga ulja e taksave ishte spektakolar. Është e domosdoshme të keni ju si ekip një parim, i cili në fakt është i vjetër. E mira më e madhe e numrit më të madh. Çfarë shpreh kjo? Kjo shpreh shpërndarjen.
Pse e them unë këtë? Përsëri ne jemi parti me histori. Ne kemi bërë histori në reformat tona. Grupi i Bostonit, një nga grupet më serioze në SHBA, në vitet 2010 në analizën që i bëri shpërndarjes së të ardhura nga qeveritë e ndryshme, në publikimin e tij, me një parathënie nga Tony Blair, Shqipërinë e rendit vendin e 4-t në botë për shpërndarjen më të mirë të të ardhurave. Jua them unë pse.
Sepse ne së pari investuam miliarda në rrugë të cilat preknin të gjitha komunitetet, ne dyfishuam rrogat dhe pensionet, të cilat i dhanë një goditje të fortë varfërisë. E ulën atë nga 18% në 12% kurse ekstremin e ulën me 3-4 herë, ishte 3.4 dhe e ulën në 1.07. Investuam shumë në shkolla, qendra shëndetësore. Ne kapëm atë pozicion nderi për shkak të asaj shpërndarjeje që bëmë me investimet. Por kjo nuk do të thotë që ne në këtë katërvjeçar që vjen do të ndërtojmë 11 mijë km rrugë. Jo. Ose nuk do të thotë që do të ndërtojmë dhe rindërtojmë 1 mijë e 300 objekte arsimore. Por, po, ne do të dyfishojmë rrogat, kjo nuk ka diskutim. Përsëri kjo nuk të çon në zbatimin e gjerë të parimit “E mira më e madhe e numrit më të madh”. Nuk është populizëm kjo. Jo. Ne jemi parti konservatore. Ne krijojmë të ardhurat duke u bazuar në lirinë ekonomike. Por ne nga ana tjetër kujdesemi për shpërndarjen e tyre. Bëjmë kujdes sa më të madh. Prandaj do të kërkoja nga ju që në këtë aspekt ta elaboroni më tej këtë program të shkëlqyer që keni përgatitur. Ju keni parashtruar këtu bazat e një tregu pune në një barrë fiskale të moderuar, por përsëri një elaborim i mëtejshëm, dhe kjo nuk është vetëm juaja, natyrisht është program i Departamentit të Punës dhe Çështjeve Sociale, por nuk mund të mos jetë në fokusin tuaj edhe tregu i punës.
Të përdorim, të gjejmë gjetjet, praktikat më të mira për aftësimin e tij. Një treg fleksibël, një treg dinamik është në vetvete një promotor i sigurt i rritjes ekonomike. Ne vend me pasuri të mëdha dhe për definicion jemi vend me potencial të madh eksportues, por ne duhet të bëjmë gjithçka të mos eksportojmë lëndë të para, por të eksportojmë produkte, produkte, produkte. Ndaj dhe në këtë kuadër nuk mund të mos jemi, nuk them që ne do të shndërrohemi në një ekonomi e bazuar në eksporte, por një ekonomi që përkrah eksportin duhet të jemi.
Keni përcaktuar shumë mirë zonat e lira dhe duhet të bëjmë gjithçka, të përgatitemi për suksesin e tyre. Përse Maqedonia të ketë sukses dhe ne të mos kemi? Ndaj edhe duhet të studiojmë çdo kuadër, t’i bëjmë ato një sukses të vërtetë.
Konkurrenca e ndershme është kushti i të gjitha kushteve për të tërhequr investimet e huaja. Garancia juridike është e një rëndësie fondamentale për investimet e huaja./ CNA
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka braktisur mbledhjen e Këshil...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është shman...
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka folur për zhvillimet e fu...
Dhuna ndaj avokatit të Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, shpjegoi këtë të ...
10-fishohen gjobat ndaj kryetarëve të bashkive që nuk ...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar në lidhje ...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh sot në sea...
Një tjetër kallëzim është depozituar këtë të enjte në SPAK...
Deputetja Ina Zhupa u tregua e ashpër me kryeparlament...
Ministrja për Shtetin dhe marrëdhëniet me parlamentin,...
Në seancën e sotme plenare, deputeti demokrat Dashnor Sula...
Sot në Parlament pritet të diskutohet dhe të votohet ngrit...
Pasi dëgjuan për 16 ditë dëshmitë e gati 24 dëshmitarëve d...
Këtë të enjte do të mbahet seanca plenare e radhës, në orë...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur me gju...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Zbardhet projekt-vendimi për ngritjen e Komisionit të Posa...
Qeveria po tenton të krijojë një komision anti-SPAK, t...
Partia Demokratike ka çuar të tjera dokumente në SPAK ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...