web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këlliçi për mediat greke: “Koincidencat” për Belerin, Berishën dhe protestuesit e Tiranës

29 Maj 2024, 21:59, Politikë CNA
Këlliçi për mediat greke: “Koincidencat” për
Belind Këlliçi

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi në një intervistë për median greke “To Vima”, ka analizuar një sërë zhvillimesh politike që kanë ndodhur në vend, që nga protestat e opozitës e deri tek takimet e kryeministrit Rama.

Media greke e quan Këlliçin, politikanin që është në krye të protestave që po shkundin kryeqytetin e Shqipërisë.

Po ashtu Këlliçi ka folur për një mori zhvillimesh, ku ndër to edhe për arrestimin e Berishës.

Artikulli i plotë i medias greke “To Vima”

Belind Këlliçi politikani në ngjitje i opozitës në Shqipëri, analizon elementin e përbashkët të dy çështjeve dhe komenton vizitën e Edi Ramës në Athinë.

“Eshtë shumë i dhimbshëm fakti që Edi Rama nuk lejoi askënd prej anëtarëve të suksesshëm të diasporës shqiptare që të flasë në aktivitetin Galaxit”.

Komenton për gazetën “To Vima” për shfaqjen e fundit paraelektorale, të KM shqiptarë, në stadiumin e mbyllur të Galaxit, Belind Këlliçi, anëtar i kryesisë së PD të Shqipërisë, ish-deputet dhe ish kandidat partisë së tij për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 2023.

Politikani 37-vjeçar, me edukim amerikan, që vjen nga një prej oxhaqeve më të vjetër politikë të vendit-nip i Masar Këlliçit, deputet që përfaqësoi Tiranën dhe Durrësin në vitin në parlamentin e parë shqiptarë në vitin 1921, kohët e fundit është në krye të protestave që shkundin kryeqytetin e Shqipërisë.

Protestues të mbështetur nga opozita kamë tentuar edhe të futen në Bashki, duke hedhur molotov. Kërkesa e tyre është dorëheqja e “të korruptuarit, të të zgjedhurit të Edi Ramës”, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Teksa na bën analizën e shkaqeve më të thella, të mobilizimeve serioze në Kryeqytet, ky politikan në ngjitje, i opozitës kryesore shqiptare, vë theksin te një “koincidencë” që fshihet pas masës së sigurisë kufizim në shtëpi të kryetarit të PD Sali Berisha dhe mbajtjes në burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe kandidst për eurodeputet për Nea Demokracinë, Fredi Beleri: Gjykatësen Maneku-Gjoka-Shpata.

"Sigurisht që nuk është aspak e rastësishme fakti se i njëjti person u përzgjodh që të gjykojë të dy çështjet, duke shkelur për të dyja Kushtetutën dhe ligjet. Është e qartë se Edi Rama, përdor trupën gjyqësore kundër opozitës", nënvizon Këlliçi.

Kush janë shkaqet e protestave në Tiranë kundër kryebashkiakut Erion Veliaj?

Siç kam denoncuar që prej fushatës parazgjedhore të vitit 2023, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kandidati i PS Erion Veliaj, ka shpërdoruar fonde publike, dhe fonde të administratës së Bashkisë së Tiranës, për të siguruar mandat e tij të tretë. Përveç shpërdorimit të fondeve shtetërore dhe lidhjeve të tij me grupe krimit të organizuar, ka blerë vota dhe ka frikësuar zgjedhësit.

A ka fakte për këto denoncime?

Së pari, raporti i OSCE, për zgjedhjet e majit 2023, duke iu referuar po këtyre shqetësimeve, kërkonte prej autoriteteve gjyqësore shqiptare marrjen e masave, në mënyrë që autorët të përballen me ligjin. Ndërkohë Prokurori Special, ndërhyri shtatë muaj pas zgjedhjeve duke arrestuar krahun e djathtë të kryebashkiakut dhe njëkohësisht në krye të fushatës së tij elektorale, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, te skandali korruptiv i Inceneratorit të Tiranës. Para dy muajsh, Prokurori u komunikoi akuzën edhe gjashtë drejtorëve të Bashkisë.

Siç duket çështjet po marrin rrugët e drejtësisë. Ju çfarë konkretisht kërkoni duke demonstruar jashtë Bashkisë?

Përderisa kryebashkiaku i Tiranës mohon çfarëdolloj përfshirjeje në skandal, opozita ftoi qytetarët në protesta.

Deri tani kemi bërë tetë protesta me të cilat ftojmë kryebashkiakun të dorëhiqet dhe i kërkojmë Prokurorit të Posaçëm ta thërrasë për të dhënë llogari me cilësinë e përfituesit krysor ekonomik dhe politik, të skandalit korruptiv të pahasur ndonjëherë.

Rama bashkëjeton me korrupsionin”

A e prekin, a ndikojnë ndopak te vetë Edi Rama, mobilizimet kundër kryebashkiakut të Tiranës, por edhe kundër mbajtjes në arrest shtëpie të liderit të PD së Shqipërisë dhe ish- Presidentit dhe ish-Kryeministrit të vendit Sali Berisha?

Zoti Rama kontrollon të gjitha pushtetet. Bashkëjeton me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Të gjitha raportet ndërkombëtare theksojnë se korrupsioni është i dukshëm, i shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes. Ndërsa raporti i DASH thekson se Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për Krimin e Organizuar dhe portë hyrëse për drogat e forta në Evropë.

Masmedia prestigjioze ndërkombëtare si Times, El Pais etj e kanë përshkruar Shqipërinë si “narkoshtet” duke zbuluar lidhje mes funksionarëve qeveritarë dhe karteleve të narkotikëve

Përse iu imponua zotit Berisha arresti në shtëpi?

Me 20 tetor 2023, prokurorët e Posaçëm SPAK dhe Gjykata e Posaçme GjKKO që kontrollohen nga Edi Rama, urdhëruan zotin Berisha të paraqitet rregullisht te policia gjyqësore dhe i ndaluan dhe daljen jashtë vendit. Avoktët e zotit Berisha kërkuan që çështja të dërgohej në Gjykatë Kushtetuese, por gjyqtari i emëruar politikisht nuk e pranoi. Që prej 30 dhjetorit 2023 e deri më sot, zoti Berisha është i vetmi politikan në Europë, që mbahet i izoluar për arsye politike. Pa asnjë akuzë penale. Mbahet në arrest shtëpie ndërkohë që çështja është nën hetim.

Për më tepër, në shkelje të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR) Liderit të opozitës i ndalohet të komunikojë me çdo person përveç anëtarëve të familjes që jetojnë me të.

Së fundi u zbulua se gjyqtarja që dha këtë vendim, Irena Maneku Shpata, është akuzuar për falsifikim dokumentash dhe i është ndaluar hyrja në Greqi dhe vendet e tjera të Shengenit për 12 vjet.

A ka ngjashmëri në burgosjen, çështjes së zotit Berisha dhe burgosjes së Fredi Belerit??

Sigurisht nuk është aspak i rastësishëm fakti se e njëjta gjyqtare zonja Maneku Gjoka Shpata, u përzgjodh të gjykojë të dy çështjet, duke shkelur tek të dyja, Kushtetutën dhe ligjet, nga njëra anë duke i kufizuar liderit të opozitës ushtrimit të detyrave të tij si deputet dhe nga ana tjetër duke penguar zotin Beleri, që të betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Është e dukshme se Edi Rama përdor trupën gjyqësore kundër opozitës.

Cila është arsyeja që qëndron pas pengimit të zotit Beleri, që të ushtrojë funksionet e kryetarit të Bashkisë së Himarës?

Zoti Beleri u arrestua menjëherë pas kërcënimit publik të KM në një TV Kombëtar se “  do të merrej personalisht me të” Zoti Rama, ministrat e qeverisë së tij dhe miqtë e tij oligarkë, kanë interesa të jashtëzakonshme për pasuritë e patundshme në jug, përfshirë edhe Himarën, që është nkë destinacion turistik kulmor në Shqipëri.

Në Himarë u duhet një kryetar Bashkie të cilin të mund ta kontrollojnë plotësisht. Për tu shërbyer interesave të tyre ekonomike duke hapur rrugën për ndërtimin e resorteve turistike, përmes të cilave do të pastrohej paraja e pistë.

A besoni se zoti Rama vë në rrezik ecurinë evropiane të Shqipërisë??

Zoti Rama dështoi që të zbatojë qoftë edhe një prej pikave të referencës që kanë lidhje me procedurën e integrinit të vendit në BE. Rama synon ti shmanget çdo mbikqyrjeje apo kontrolli nga organet e BE.

Njëkohësisht, do të përpiqet që të përdorë çdo pretekst si alibi për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme serioze, që lidhen me mungesën e shtetit ligjor.

Imazhi i Ramës është shembur

Përse zoti Rama zgjodhi të vijë në Greqi për një fjalim paraelektoral një vit para zgjedhjeve?

Imazhi i zotit Rama brenda vendit është përtokë. Përpiqet të ndërtojë një retorikë nacionaliste për të mbuluar skandalet e veta dhe që ti japë fryte në zgjedhjet e ardhshme. Keqqeverisja e tij shkakton emigracion masiv në drejtim të Evropës, një numër emigrantësh sa një e treta e numrit të përgjithshëm të popullsisë. Sipas Eurostat, azilkërkuesit shqiptarë përbëjnë grupin e dytë më të nadh pas sirianëve. Është e dhimbshme fakti që zoti Rama nuk lejoi asnjë prej anëtarëve të sukseshëm të diasporës shqiptare që të fliste në aktivitetin në Galaxi. Mos harrojmë se diaspora shqiptare ka luajtur rol vendimtar në ekonominë shqiptare…/ CNA





Lajmet e fundit nga