
Media greke “To Vima” u ka kushtuar një artikull protestave para Bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit të drejtorëve të Erion Veliajt dhe arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Media e shtetit fqinj ka zhvilluar edhe një intervistë me drejtuesin e PD-së për Tiranën, Belind Këlliçin, për të cilin thekson se është nipi i Masar Këlliçit, një prej personaliteteve dhe personave që kanë themeluar Tiranën.
“Politikani 37-vjeçar, i cili vjen nga vatrat më të vjetra politike të vendit, është nipi i Masar Këlliçit, deputetit që përfaqësoi Tiranën dhe Durrësin në parlamentin e parë shqiptar në vitin 1921, së fundmi ka udhëhequr protestat që po tronditin kryeqytetin shqiptar”, thotë media greke, ndërsa më tej ndalet te protestat.
“To Vima” shkruan se “kërkesa e protestuesve është dorëheqja e ‘të korruptuarit, të zgjedhurit të Edi Ramës’, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj”.

Më tej, trajtohet edhe izolimi i Berishës, si dhe arrestimi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, për të cilat Këlliçi drejton gishtin nga qeveria.
Intervista:
Cilat janë shkaqet e protestave në Tiranë, kundër kryebashkiakut Erion Veliaj?
Siç e kam denoncuar që nga fushata elektorale në 2023, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, abuzoi me fondet publike dhe administratën e Bashkisë së Tiranës për të siguruar mandatin e tretë.
Përveç keqpërdorimit të fondeve shtetërore dhe lidhjeve të tij me grupet e krimit të organizuar, ai bleu vota dhe frikësoi votuesit.
A ka ndonjë provë për këto akuza?
Së pari, raporti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për zgjedhjet e majit 2023, duke përmendur të njëjtat shqetësime, kërkoi marrjen e masave nga autoritetet gjyqësore shqiptare për të vënë autorët para përgjegjësisë.
Megjithatë, Prokuroria e Posaçme ndërhyri 7 muaj pas zgjedhjeve, duke arrestuar krahun e djathtë të kryebashkiakut dhe kreun e fushatës së tij zgjedhore, me akuzën e shpërdorimit të detyrës për skandalin korruptiv të inceneratorit të Tiranës. Dy muaj më parë, Prokuroria e Posaçme ka ngritur aktakuzë për të 6 drejtorët e bashkisë.
Rastet duket se po marrin rrugën e drejtësisë. Çfarë kërkoni konkretisht duke protestuar jashtë bashkisë?

Duke qenë se kryebashkiaku i Tiranës mohon çdo përfshirje në skandal, opozita u ka bërë thirrje qytetarëve të protestojnë.
Ne kemi mbajtur 8 demonstrata deri më tani ku i kemi bërë thirrje kryetarit të dorëhiqet dhe kërkojmë nga Prokuroria e Posaçme që ta thërrasë atë të japë llogari si përfituesi kryesor financiar dhe politik i skandalit të paprecedentë korruptiv.
E prekin Edi Ramën demonstratat kundër kryebashkiakut të Tiranës dhe kundër arrestit shtëpiak të kreut të PD-së, ish-presidentit dhe kryeministrit të vendit, Sali Berisha?
Zoti Rama kontrollon të gjitha pushtetet. Bashkëjeton me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Të gjitha raportet ndërkombëtare theksojnë se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes, ndërsa raporti i Departamentit të Shtetit thekson se Shqipëria është kthyer në një bazë operacionesh për krimin e organizuar dhe një portë për drogat e forta në Evropë.
Mediat ndërkombëtare, si “The Times”, “El Pais” etj., e kanë cilësuar Shqipërinë si një “narko-shtet”, duke zbuluar lidhjet mes zyrtarëve të qeverisë dhe karteleve të drogës.
Pse zoti Berisha u vendos në arrest shtëpie?
Më 20 tetor 2023, Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Gjykata (GKKO), të kontrolluara nga Edi Rama, urdhëruan zotin Berisha të paraqitej rregullisht në policinë gjyqësore, duke i ndaluar edhe daljen nga vendi. Avokatët e zotit Berisha kërkuan kalimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, por gjyqtari i emëruar politikisht nuk pranoi.

Nga data 31 dhjetor (2023) e deri më sot, zoti Berisha është i vetmi politikan në Evropë, i ndaluar për arsye politike, pa asnjë kallëzim penal, në arrest shtëpie, ndërsa është ende nën hetim.
Për më tepër, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), liderit të opozitës i ndalohet të komunikojë me këdo tjetër përveç familjarëve të tij që jetojnë me të.
Së fundmi u zbulua se gjyqtarja që dha këtë vendim, Irena Maneku Shpata, akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe i është ndaluar për 12 vite hyrja në Greqi dhe në vendet e tjera të Shengenit.
A ka lidhje mes çështjes "Berisha" dhe burgosjes së Fredi Belerit?
Sigurisht që nuk është rastësi që e njëjta gjyqtare, zonja Manekou Shpata, u zgjodh për të gjykuar të dyja çështjet, duke shkelur si Kushtetutën ashtu edhe ligjet, nga njëra anë duke kufizuar kreun e opozitës në ushtrimin e detyrës si deputet dhe nga ana tjetër, duke penguar zotin Beleri që të betohet si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë.
Është e qartë se Edi Rama po përdor drejtësinë kundër opozitës.
Cila është arsyeja e pengimit të zotit Beleri për të marrë detyrën e kryetarit të Bashkisë së Himarës?
Z. Beleri u arrestua menjëherë pas kërcënimit publik të kryeministrit në televizionin kombëtar se ai "do të merrej personalisht me të". Z. Rama, ministrat e qeverisë së tij dhe miqtë e tij oligarkë kanë një interes të madh për pronat e paluajtshme në jug, duke përfshirë Himarën, një destinacion kryesor turistik në Shqipëri.

Në Himarë kanë nevojë për një kryetar bashkie që mund ta kontrollojnë plotësisht për t'u shërbyer interesave të tyre financiare, duke i hapur rrugën ndërtimit të resorteve turistike, përmes të cilave do të pastrohen paratë "e zeza".
Mendoni se zoti Rama po rrezikon rrugën evropiane të Shqipërisë?
Zoti Rama ka dështuar të zbatojë asnjë nga standardet që lidhen me procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Ai dëshiron të shmangë çdo mbikëqyrje apo kontroll nga institucionet e BE-së.
Në të njëjtën kohë, ai do të përpiqet të përdorë çdo pretekst si alibi për të larguar vëmendjen nga problemet serioze të brendshme që lidhen me mungesën e shtetit ligjor.
Pse z. Rama zgjodhi të vinte në Greqi për një takim parazgjedhor një vit para zgjedhjeve?
Imazhi i zotit Rama është shembur brenda vendit. Ai po përpiqet të ndërtojë një retorikë nacionaliste për të lënë në hije skandalet e tij dhe për të dhënë fryte në zgjedhjet e ardhshme. Qeverisja e tij e dobët shkakton migrim masiv drejt Evropës, i cili përbën një të tretën e popullsisë totale të Shqipërisë.
Sipas Eurostat, azilkërkuesit shqiptarë janë grupi i dytë më i madh, pas sirianëve. Është jashtëzakonisht për të ardhur keq që zoti Rama nuk lejoi asnjë prej anëtarëve të arrirë të Diasporës shqiptare të flasë në manifestimin e Galatsit. Të mos harrojmë se Diaspora shqiptare ka luajtur një rol vendimtar në ekonominë shqiptare./ CNA
Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Floriana Garo, ka...
Mëngjesin e së mërkurës është dhunuar në zonën e ish-Bllok...
Departamenti i Arsimit në PD, në takimin e punës me kryeta...
Mëngjesin e së mërkurës, kryeministri Edi Rama ka shpërnda...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Nuk është për të qeshur, as për të vënë kujën por ësht...
Deputeti Gazment Bardhi i është përgjigjur ironisë së krye...
Anëtari i Kryesisë, Grigels Muçollari, në fjalën e tij...
Kryetarja e degës së PD-së në Mat, Denisa Vata, u shpr...
Mazhoranca miratoi dje një rezolutë, që siç e ka theks...
Dje parlamenti miratoi një rezolutë, e cila i hap rrug...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Dorian Teliti, në protestën që po zhvillohet para Bashkisë...
Në emisionin "Now me Erla Mëhillin", Sekretari i Përgj...
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci është shp...
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar rezolutën anti-SPA...
Gazetari Blendi Fevziu ka folur për shanset e opozitës...
Sot parlamenti është mbledhur për të miratuar një rezolutë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, në fjalë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u shpreh në fjalë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...