
Lulzim Basha gjatë ditëve të fundit ka pasur një përplasje me deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Ky i fundit i denoncoi në Kuvend katet e përfituara nga familjarët e tij nga oligarkët, çështje të cilën e kishte denoncuar më parë edhe CNA.
Pas përplasjeve, Bardhi zbuloi se disponon një video, ku Lulzim Basha takon një biznesmen ndërtimi dhe i kërkon falje për akuzat që ka ngritur në daljet publike.
Bashës, të cilit duket se “i ka djegur miza nën kësulë”, kërkon të kushtëzojë fjalën e deputetëve.
Ai deklaron se do të dorëzojë në Kuvend një amendament, ku do të kërkojë që deputetëve t’u hiqet imuniteti para ndjekjeve penale nga SPAK-u dhe të mbajnë përgjegjësi për deklaratat që bëjnë.
“Brenda këtij muaji ky amendament do të paraqitet nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë:
1. Të hiqet imuniteti i deputetëve para ndjekjeve penale nga SPAK-u.
2. Deputeti të mbajë përgjegjësi për deklaratat që bën.
Deputeti nuk duhet të ketë imunitet mkur SPAK ndërmerr një hetim ndaj tij. Pse një fermer për një kredi të vogël shkon pa imunitet te prokurori, madje shkon dhe në paraburgim, kurse një deputet apo ministër që akuzohet se ka vjedhur 5, 50 apo 200 milionë euro nuk shkon dot pa iu hequr imuniteti me tam tame e ceremoni? E ndërkohë merr arratinë sepse e ka marrë vesh e gjithë bota siç është rasti i ish-zëvendëskryeministrit të Edi Ramës? Ky është sot burim i pengesave të drejtësisë për të vendosur para ligjit pushtetarët, deputetët, ministrat e korruptuar.
Po kështu ne do kërkojmë që Deputeti të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij. Dy entitete nuk mbajnë përgjegjësi sot për atë që thonë: deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe personat me kartelë psiqike. Salla e Kuvendit, është kthyer në një sallë banalitetesh. Kjo duhet të marrë fund. Çdo denoncim i deputetit nga aula e Kuvendit, duhet të jetë burim për hetim nga prokuroria. Dhe hetimet ose do të çojnë para drejtësisë ata që deputeti denoncon, ose do të çojë para drejtësisë deputetin si gënjeshtar, mashtrus dhe shpifës. Vetëm kështu i japim fund politikës së privilegjeve për pushtetarët, për të ofruar politikën në shërbim të njerëzve”, shkruan Basha në rrjetet sociale./ CNA
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne i ka p...
Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kreut të Partisë D...
Lulzim Basha ka zhvilluar një takim të ri, por me premtime...
Partia Demokratike ka denoncuar drejtorin e ARRSH-së, ...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se deri më ta...
Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të premte në Kryemini...
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi hodhi akuza ditën e d...
Deputeti Gazment Bardhi komentoi mbrëmjen e kësaj të p...
Në podcasting e Ditmir Bushatit “Public Square”, ku is...
Tirana mikpriti ministerialin e ministrave të Jashtëm ...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Raj...
Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë nga K...
Partia Socialiste i kërkoi këtë të enjte Komisionit të Eti...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, komentoi d...
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka bojkotuar fot...
Në konferencën pas takimit të ministerialit mes minist...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në konfer...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së për...
Komisioneri për Zgjerimi për BE-në, Oliver Varhelyi, shpre...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...