Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Partia Demokratike ka denoncuar drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberin duke deklaruar për mediat se në kohën që mbante detyrën detyrën e drejtuesit të prokurimeve ai ka lidhur kontrata publike me institucionet shtetëore.
Sipas PD, Berberi ka përdorur detyrën shtetërore për të siguruar kontrata dhe para publike për kompaninë e tij private DAAM shpk.
Berberi rezulton pronar me 100 përqind të kapitalit të firmës nga 14 Shtatori 2018 deri më 31 Janar 2019.
Sipas denoncimit, në datën 31 Janar 2019 Evis Berberi shet 100% të aksioneve të shoqërisë DAAM shpk kundrejt vlerës 500 mijë euro. Referuar kontratës së shitjes së kuotave, 8 mijë euro u paguan jashtë zyrës noteriale nga blerësi në favor të Evis Berberit, ndërsa pjesa tjetër do paguhej e ndarë në këste kundrejt vlerës 100 mijë euro për çdo vit.
Më tej PD shpjegon se, DAAM shpk, ka përfituar, nga dhjetori 2017 deri në qershor 2023, 202 milionë lekë fonde publike nga Bashkitë Tiranë, Prrenjas, Librazhd, Elbasan, Ersekë, Kamëz, Shijak, Lezhë, Pukë, Cërrik, Klos, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, INSTAT, Spitali Korcë, Universiteti Bujqësor etj.
21 pagesa nga këto më lart në vlerën 81 milionë lekë janë paguar në favor të kompanisë së Berberit gjatë kohës që ai rezulton zyrtarisht pronar i shoqërisë tregtare dhe njëkohësisht mban detyrë publike si drejtues.
Duke renditur dhe fakte të tjera ku tregon abuzimet, Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të Evis Berberit.
“Evis Berberi, drejtori i Autoritetit Rrugor shqiptar përdor detyrën shtetërore për të siguruar kontrata dhe para publike për kompaninë e tij private DAAM shpk.
Ky subjekt tregtar është themeluar në tetor 2017 me emrin fillestar “B – VAAL ENG – 10” dhe, në tetor 2018, z. Berberi ia ka ndryshuar emrin në DAAM shpk.
Berberi rezulton pronar me 100 përqind të kapitalit të firmës nga 14 Shtatori 2018 deri më 31 Janar 2019.
Në datën 31 Janar 2019 Evis Berberi shet 100% të aksioneve të shoqërisë DAAM shpk kundrejt vlerës 500 mijë euro. Referuar kontratës së shitjes së kuotave, 8 mijë euro u paguan jashtë zyrës noteriale nga blerësi në favor të Evis Berberit, ndërsa pjesa tjetër do paguhej e ndarë në këste kundrejt vlerës 100 mijë euro për cdo vit.
I kujtojmë publikut se posti i lartë që mban tani nuk është i pari në vargun e detyrave shtetërore që ka mbajtur Evis Berberi.
Në peiudhen 2013 – 2019 ka qenë Drejtues i Prokurimeve në ALBCONTROL;
Shkurt – Shtator 2019 Këshilltar pranë Ministrise seInfrastruktures dhe Energjisë;
Shtator 2019 – Qershor 2021 Drejtor i Agjencisë së Eficensës së Energjisë.
Në gjithë këto ‘vende pëllumbash’ ku jepen tendera e bëhen favore, Berberi i ka shfrytëzuar ndër të tjera për të qerasur me kafe milionëshe kompaninë e tij private.
DAAM shpk, ka përfituar, nga dhjetori 2017 deri në qershor 2023, 202 milion lekë fonde publike nga Bashkitë Tiranë, Prrenjas, Librazhd, Elbasan, Ersekë, Kamëz, Shijak, Lezhë, Pukë, Cërrik, Klos, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, INSTAT, Spitali Korcë, Universiteti Bujqësor etj
21 pagesa nga këto më lart në vlerën 81 milion lekë janëpaguar në favor të kompanisë së Berberit gjatë kohës që ai rezulton zyrtarisht pronar i shoqërisë tregtare dhe njëkohësisht mban detyrë publike si drejtues.
Pranë ILDKPI në 5 Mars 2019 Evis Berberi ka deklaruar ndër të tjera:
-Pagën nga pozicioni si administrator i shoqërisë DAAM shpk
-Pagën nga pozicioni i punës si drejtues teknik pranë shoqërisë Bvaal engineering shpk. Vini re: që prej 3 Prill 2019 e në vijim kjo kompani quhet NET GROUP shpk; PRA, EVIS BERBERI DEKLARON PUNËSIMIN E TIJ SI DREJTUES TEKNIK NËSHOQËRINË NET GROUP;
Pranë ILDKPI në 6 Mars 2020; 31 Mars 2021; dhe 09 Prill 2021 Evis Berberi ka deklaruar ndër të tjera:
-Pagën si këshilltar në ministrinë e infrastrukturës dhe energjisë;
-Pagë si antar bordi në Institutin e Ndërtimit;
-Pagë si kryetar i Bordit të Albpetrol;
-Pagë si anëtar bordi në Autoritetin Portual Durrës.
Të ardhura të përfituara nga bashkëshortja si rezultat ikontratës së dhënies së tokës me qira e lidhur me kompaninë BANKERS.
Në asnjë nga formularët e mësipërm nuk ekziston asnjë e dhënë për deklarimin e shitjes së kompanisë Daam shpk, por vetëm të ardhura nga 4 lloje pagash, apartamente të blera nga kursime të familjes, 9204 m2 tokë arë në Fier në pronësi të bashkëshortesm përfituara nga ligji 7501 sipas deklarimit si rezultat i trashëgimisë, apartamente të lëna me trashëgimi apo dhe nga kursimet familjare.
Fshehja e të ardhurave me qëllim pagimin e një detyrimi tatimor mbi mbi 8 milion lekë ,denohet me burgim 4 deri 8 vjet sipas Ligji nr.7895, datë 27 Janar 1995, Kodi Penal i RSH i ndryshuar,
Gjatë drejtimit të Agjencisë së Eficiencës së Energjisë, Evis Berberi, pajisi si Auditues të energjisë në ndërtesa, auditues së energjisë në instalime industriale, dhe menaxher të energjisë personin prej të cilit bleu kompaninë DAAM shpk. Ky i fundit aktualisht ështëpronar i kësaj shoqërie përsëri, dhe kjo do të thotë se për cdo pallat të ri që ndërtohet apo çdo ndërtesë ekzistuese që rikonstruktohet, duhet më parë të merret certifikata nga audituesi i energjisë.
Pronari actual i DAAM shpk ka përfituar nga Evis Berberi, pronar i mëparshëm i të njëjtës shoqëri tregtare, vlerën 322 milion lekë të vjetra paguar nga Autoritetit Rrugor Shqiptar me drejtues… Evis Berberin.
Pyetja vlen për Evis Berberin, për eprorët e tij, për institucionet që i kanë dhënë fonde publike një zyrtari të lartë dhe sidomos për SPAK:
Si ka lidhur kontrata publike me institucione shteterore, kur mban detyrën e drejtuesit në një institucion shtetëror?
Po licensat e audituesve së energjisë dhe menaxherëve tëenergjisë?
Pse kompania ku Evis Berberi ka deklaruar jo vetëm lidhjet por punësimin e tij si drejtues teknik vijon të lidhë kontrata e përfitojë fonde nga ARRSH, autoritet i cilidrejtohet po nga Evis Berberi?
A mbajnë përgjegjësi ligjore të gjithë këto Autoritete Kontraktore, dhe Evis Berberi drejtori aktual i ARRSH-së për kontrata të cilat vlerësohen nul, të lidhura në shkelje të ligjit për konfliktin e interesave?
Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të Evis Berberit.
Ai është në shkelje të ligjit, sic janë të tillë edhe institucionet që kanë disbursuar fonde dhe kontrata për kompanitë e lidhura me të.
Kur shteti vjedh, qytetari varfërohet.
Ju kujtoj që të na shkruani për cdo rast korrupsioni në adresën tone [email protected] në kushte të privatësisë së plotë”, thuhet në denoncim./ CNA
Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se deri më ta...
Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të premte në Kryemini...
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi hodhi akuza ditën e d...
Deputeti Gazment Bardhi komentoi mbrëmjen e kësaj të p...
Në podcasting e Ditmir Bushatit “Public Square”, ku is...
Tirana mikpriti ministerialin e ministrave të Jashtëm ...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Raj...
Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë nga K...
Partia Socialiste i kërkoi këtë të enjte Komisionit të Eti...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, komentoi d...
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka bojkotuar fot...
Në konferencën pas takimit të ministerialit mes minist...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në konfer...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së për...
Komisioneri për Zgjerimi për BE-në, Oliver Varhelyi, shpre...
Kryeministri Edi Rama njofton se sot është finalizuar nëns...
Partia Socialiste i kërkon Komisionit të Etikës që të merr...
Që prej mëngjesit të së premtes në Pallatin e Briga...
Të premten në Tiranë po zhvillohet Ministeriali i Mini...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...