“Non grata” në SHBA/ Berisha: Do të bëjmë përpjekjet tona për ta hequr
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se pas inaug...

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një konfrence për mediat ka hedhuar akuza se nga kontrollet e BKH-së të bëra për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën, kësaj të fundit i janë gjetur 230 mijë euro.
Berisha i bëri deklaratat pa publikuar fakte, duke iu referuar qytetarit digjital.
Berisha ashtu si në çdo dalje të tij publike sulmoi SPAK-un se edhe për rastin e kryebashkiakut Veliaj, hetimet sipas tij nuk kanë qenë të thelluara.
“Tri ditë më parë u zhvillua, siç e denoncova këtu para jush, beteja mes Kodrës së Diellit dhe Surrelit. Por këtu para jush paraqita vetëm aktin e parë. Akti i dytë ka përsëri të njëjtët aktorë. Akti i dytë u zhvillua në galerinë ‘Harabel’.
Ekipi i BKH dhe SKAP-it, nga shtëpia e Erion Veliajt në Kodër të Diellit, u zhvendos në galerinë e Velicës, ‘Harabel’. Edhe aty të njëjtit personazhe, agjentët e BKH, Velica, dhe as i vëllai i saj, as i vëllai i Erion Veliajt, as kushërinjtë, por përsëri i njëjti Alban, Dabulla.
I njëjti Alban që lëshoi ultimatumin nga Kodra e Diellit sikur të ishte ai pronari i galerisë ‘Harabel’. Ai shoqëroi Velicën dhe ekipin e BKH-së në kontrollin që u bë në galerinë ‘Harabel’. Gjatë atij kontrolli janë gjetur 230 mijë euro të fshehura në galeri.
Qytetari digjital informon Sali Berishën me kompetencë të plotë, në fakt BKH-ja digjitale. Qytetari digjital nuk ka mur, nuk ka dritare, nuk ka çati, nuk ka dysheme, nuk ka tavan që e pengon atë për të qenë aty ku duhet.
Qytetari digjital informon se janë gjetur 230 mijë euro dhe se Dabulla lëshoi ultimatumin: guxoni, përmendni fotografitë dhe regjistrimet e Olsit me Xibrakën bëhen publike brenda 3 orëve. Sepse, edhe njëherë po u rikujtoj se në klubin e Xibrakës ka pasur 100 për qind mandat arresti për Besnik Dabullën, duhet të bëj një kontroll nëse ka pasur mandat për Albanin...
Por, të qëndrojmë këtu. Grupi i XIbrakës ishte grupi i hakmarrjes për drejtësi. Gentian Gjonaj dhe Dabulla kanë qenë krahu publik i hakmarrjes për drejtësi. Dhe në grupin e Xibrakës, që de facto ishte grupi i Hakmarrjes për Drejtësi, por tani me koperturën më të lartë shtetërore, Olsi Ramën dhe Iljaz Çeçon dhe djemtë e tij.
Pra, në këtë kontekst ata kanë të gjithë dokumentacionin e personit të paidentifikuar, që shkruante polici që kishte frikë të përmendte emrin e Olsi Ramës.
Dhe kështu që u censurua lajmi i gjetjes së 230 mijë eurove. Velica me të qetë filloi të justifikohej se kam bërë këto shitje e ato shitje, që të gjitha para të vjedhura pa diskutim.
Pra, kjo tregon edhe njëherë falsitetin e hetimeve të organizatës kriminale që drejtohet nga Altin Dumani dhe ajo tjetra, Hajnaj, drejtoresha e BKH-së, e cila ka vetinë, merr çdo fashikull, dosje që ka lidhje me Edi Ramën dhe ia dërgon atje në zyrë. Kjo e provuar.
Ajo, përveç kësaj, dosjet që nuk duhet të marrin rrugë, i degdis në qoshe të arkivave që të përfundojnë në kalendat greke. Edhe ajo është një person jashtëzakonisht i inkriminuar në raport me ligjin”, deklaroi Berisha./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se pas inaug...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar lëvizjet e kryemi...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në deklaratë për mediat, ka...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka p...
Ka përfunduar pak më parë mbledhja e Kryesisë së PS-së në ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar se në v...
Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollar...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit, Adriana Kalaja, para S...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ...
Ditën e sotme është mbledhur në selinë rozë Kryesia e PS-s...
Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, s...
Prej më shumë se një javë, Lulzim Basha ka filluar të regj...
Një barrë e madhe po u vihet socialistëve që nuk fillo...
Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Dorian Teliti ka deklar...
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur për v...
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Palok...
Kryeministri Edi Rama e ka lëshuar prej kohësh Erion V...
Këtë të premte, me vendimin e GJKKO-së u ushtrua kontroll ...
Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Ina Zhupa, ka publ...
Gjatë fjalës së tij në protestë-marshimin në nder të 3...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...