Vrau me thikë fqinjin/ Gjykata e Durrësit cakton masën e sigurisë për 25-vjeçarin
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në ...
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se deputetët demokratë mund të futen në grevë urie nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre nga qeveria, të cilat janë konform Kushtetutës.
Berisha gjatë daljeve mediatike nuk ka dhënë detaje rreth grevës së urisë, por ka nënvizuar se aksioni opozitar do të vijojë dhe se betejat pa kthim kanë afat vetëm fitoren. CNA ka mundur të mësojë brenda selisë së PD-së se këtë herë opozita është shumë e vendosur në luftën e saj, me qëllimin që në seancat plenare dhe komisionet parlamentare të zbatohet Kushtetuta dhe të mos anashkalohen kërkesat e deputetëve opozitarë.
"Vendi do të përcaktohet. Betejat pa kthim kanë afat vetëm fitoren. Cila ditë apo cila javë, mbetet për t'u përcaktuar. Parlamenti është futur nën tavolinë, është bërë virtual”, është shprehur së fundmi Berisha.
Por çfarë kërkon opozita dhe pse ka arritur situata deri në këtë pikë?
Kaos, zhurmë, debate, përplasje, zhvendosje karrigesh, tymuese. Të gjitha këto janë parë javët e fundit në seancat plenare apo komisionet parlamentare, pasi deputetët e opozitës janë shfaqur të vendosur për të bllokuar të gjitha mbledhjet apo seancat derisa mazhoranca të marrë parasysh kërkesat e tyre.
Opozita ka kërkuar ngritjen e 8 komisioneve hetimore, ndër to për koncesionet në shëndetësi, si check-up, komisionin për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS apo për Reformën Zgjedhore.
Këto komisione nuk janë pranuar që të ngrihen nga mazhoranca, me argumentin se disa nga çështjet po hetohen paralelisht nga drejtësia, gjë që sipas tyre, bazuar në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, do të përbënin një cenim të pavarësisë së pushteteve.
Kjo nuk është pranuar nga opozita, të cilët janë përplasur edhe fizikisht me socialistët në komisione apo seanca plenare dhe çështjet madje kanë shkuar deri në SPAK, si paditë e Bledjon Nallbatit dhe deputetit Vullnet Sinaj.
Po çfarë thuhet në Kushtetutë që socialistët nuk duan ta respektojnë?
Sipas Kushtetutës, komisionet hetimore janë një instrument parlamentar, i cili është parashikuar në aktin themeltar të shtetit, përkatësisht në nenin 77 të Kushtetutës. Kjo e drejtë u njihet të gjithë krahëve politikë dhe mjafton që ta kërkojnë të paktën 35 deputetë.
Për këtë çështje që ka trazuar politikën shqiptare ka pasur edhe një deklaratë për mediat edhe nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i cili thekson se nuk shpreh asnjë shqetësim në këtë drejtim, duke rrëzuar kështu argumentin e opozitës.
“Komisionet hetimore, parlamentare kanë qëllim dhe funksion të ndryshëm nga hetimi që kryen SPAK, i cili është i natyrës penale. Standardet e provueshmërisë së procesit penal janë më të larta dhe procedura e ndjekur për ngritjen e një akuze është shumë më rigoroze”, tha kreu i SPAK-ut.
Por, socialistët ende shfaqen të pabindur, madje kanë marrë vendime edhe për të përjashtuar deputetë të opozitës nga seancat plenare apo komisionet pas trazirave të krijuara në seanca.
Një marrëveshje, një konsensus mes palësh duket i pamundur.
Socialistëve, mesa duket, nuk u mjafton as reagimi i Komisionit Evropian, për të bërë një hap pas dhe të marrin parasysh kërkesat e opozitës.
Në raportin prej 144 faqesh, Komisioni Evropian i ka kushtuar vëmendje edhe refuzimit të Komisioneve Hetimore nga mazhoranca, arsye kjo që ka çuar në përplasje dhe tensione me opozitën në Kuvend. Raporti i Komisionit Evropian konstaton se e drejta e opozitës për Komisione Hetimore garantohet nga Kushtetuta.
Pra, opozita po kërkon të drejtat kushtetuese, të cilat janë edhe në interes të qytetarëve. Por, mesa duket këto nuk janë pjesë e agjendës politike të mazhorancës, e cila edhe për këtë rast ka gjetur një zgjidhje, gjithçka kërkon ta bëjë "online".
Komisionet Parlamentare po zhvillohen "online", në mënyrë që socialistët t'u shmangen përballjeve me opozitarët.
Madje mazhoranca, duke qenë se ka në dorë pushtetin, nuk lejoi deputetët e përjashtuar të futeshin as brenda ambienteve të Kryesisë, duke krijuar kështu një përplasje me gardën.
Por lind pyetja a është e drejtë kjo që po i bëhet opozitës? Opozitës aktive dhe të vërtetë dhe jo asaj të Lulzim Bashës, e cila bën sehir ndërkohë, që shkelen me këmbë të drejtat kushtetuese. Fasada e Lulit nuk e ka luftën me Ramën, por me Berishën dhe vetë demokratët.
Luli është në gjumë, ndërkohë që mazhoranca jo vetëm që nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore, por po miraton pa zë, pa debat ligje.
Por, këtë herë socialistët do të përballen me një rezistencë si asnjëherë më parë. Për të kuptuar që ky vend ka edhe opozitë, për të kuptuar që në Parlament duhet të dëgjohen të gjithë, duhet të dëgjohet edhe zëri i demokratëve.
CNA ka mësuar se ligjvënësit demokratë nuk tërhiqen, ata kërkojnë që t'u jepet përgjigje shqiptarëve për disa dosje të nxehta, që në fakt janë paguar miliona euro.
Pyetja që lind është. Deri kur do shkojë heshtja apo injorimi që mazhoranca po i bën opozitës? Kjo ngelet për t'u parë. Një gjë e sigurt është që do të ketë zhvillime dinamike në politikë./CNA
Kreu i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ka dalë nga ambi...
Deputetja e PD-së për Lezhën, Lindita Metaliaj, ka rea...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje për qytetarë...
Në Raportin e Komisionit Europian kritikohet edhe puna e K...
Prej disa javësh, Lulzim Basha ka propozuar që të bëhet ve...
Ish-kryeministi Sali Berisha ka paralajmëruar se deputetët...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar sërish të ketë ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u ka bërë thirrje dre...
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në një konferencë p...
Ish-kryeministri Sali Berisha doli në mbrojtje të krye...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka ngritur një alarm gjatë...
Ditën e djeshme, Lulzim Basha publikoi disa foto nga L...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë pas r...
Shqipëria do të mbështesë në çdo rast promovimin dhe m...
Në Raportin për Shqipërinë të Komisionit Europian është pë...
Dy qendrat pritëse për akomodimin e emigrantëve do të ...
Komisioni Evropian i ka kushtuar vëmendje edhe refuzimit t...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, po merret në pyetje n...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur k...
Këtë të mërkurë është zbardhur Progres-Raporti i Komisioni...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...