Britanikët në selinë e PD/ Shqetësimet për përndjekjen politike ndaj opozitës dhe qeveria teknike
Diplomatja Shakira Birtwhistle, e cila ndjek çështjet poli...

Partia Demokratike ka reaguar pas statistikave të Eurostat ku tregohet se 46% e popullsisë në Shqipëri është në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.
Partia Demokratike e sheh me alarm dhe keqardhje të thellë këtë degradim të Shqipërisë përgjatë dekadës së qeverisjes së Edi Ramës.
Zëdhënësja e PD deklaroi se dy janë ‘arritjet’ e mëdha të Rilindjes, shpopullimi i vendit dhe varfërimi i gjysmës së popullatës së mbetur në Shqipëri.
“Mosbindja civile, një qeveri teknike asnjanëse, që siguron zgjedhje të lira, një Komision parlamentar i të Vërtetës që zbulon lidhjet e krimit me politikën, dhe rotacioni janë e vetmja zgjidhje për Shqipërinë”, theksoi Garo.
Deklarata e plotë e zëdhënëses Floriana Garo
Ndërsa Edi Rama na përshëndeste dje me foto në rrjetet sociale me krerët politikë europianë, një agjenci europiane, që nuk merr parasysh politikën, por shifrat dhe faktet, po dje, i dërgonte Shqipërisë dhe shqiptarëve një ‘kartolinë të zezë’ të gjendjes reale të vendit, përtej propagandës luksoze qeveritare.
Eurostat, Agjencia Europiane e Statistikave, në një studim të publikuar dje, zbulon se mbi 46 për qind e popullsisë në Shqipëri është në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.
Nëse varfëria është një term dhe gjendje lehtësisht e kuptueshme, me përjashtim, social sipas Eurostat, duhet kuptuar diferenca ndërmjet individëve që nuk mund ta përballojnë një mall, shërbim apo aktivitet të caktuar social.
Pra, thuajse gjysma e popullatës shqiptare nuk e ka këtë kapacitet.
Vlerësimi për Shqipërinë në raportin e publikuar dje mbi rrezikun e varfërisë dhe përjashtimin social në kontinentin europian, bazohet te të dhënat e vitit 2021. Në këtë periudhë në rajonin jugor të vendit 46.5% e popullsisë ishte në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, në rajonin qendror 46.6% dhe në rajonin verior 46.7%.
Edhe pse ka një ndryshim të lehtë mes veriut të vendit dhe jugut e Shqipërisë së mesme, mund të thuhet se gjysma e popullsisë shqiptare është në rrezik përjashtimi social dhe varfërie.
Ajo çka e bën edhe më të rëndë këtë statistikë është fakti se, sipas Eurostat, treguesit për Shqipërinë janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30% ndërsa për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna.
Shqipëria është rreth 15 pikë më lart krahasuar me mesataren e rajonit dhe 25 më shumë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian.
Nëse shikohet grafiku shoqërues i të dhënave të Eurostat, harta e Shqipërisë është e shënuar me të zezë.
Nëse u referohemi shifrave të vetë INSTAT-it dhe censusit të fundit qeveritar, ku reklamohen 2.4 milionë shqiptarë, del që mbi 1.1 milion janë në kufirin e varfërisë dhe të përjashtimit social.
Partia Demokratike e sheh me alarm dhe keqardhje të thellë këtë degradim të Shqipërisë përgjatë dekadës së qeverisjes së Edi Ramës. Dy janë ‘arritjet’ e mëdha të Rilindjes: shpopullimi i vendit dhe varfërimi i gjysmës së popullatës së mbetur në Shqipëri.
Boritë e propagandës me miliona turistë dhe me suksese globale, sicc del nga shifrat e Eurostat nuk fusin gjë në xhepin dhe as llogaritë e shqiptarëve, por vetëm sa pasurojnë një grusht me ‘strategjikë’ në oborrin e Ramës.
Mosbindja civile, një qeveri teknike asnjanëse, që siguron zgjedhje të lira, një Komision parlamentar i të Vërtetës që zbulon lidhjet e krimit me politikën, dhe rotacioni janë e vetmja zgjidhje për Shqipërinë.
Çdo ditë me Edi Ramën është një ditë më shumë drejt varfërisë dhe shpopullimit!/ CNA
Diplomatja Shakira Birtwhistle, e cila ndjek çështjet poli...
“Mosbindja civile”, shkon në Straburg! Opozitarët kanë ve...
Një rikthim në disa dalje televizive i Ditmir Bushatit...
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka folur për fin...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi në nj...
Nesër pritet të zhvillohet protesta e 29-të para Bashkisë ...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar se,...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur për pr...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka dalë kundër...
Enkelejd Alibeaj ka lënë nam në matematikë, duke tentu...
Avokati Ylli Manjani, i ftuar në një emision televiziv...
Ish-amabasadori, Agim Nesho thotë se kryeministri Rama...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi u shpreh se në...
Pas refuzimit të kërkesës së Salianjit nga GJKKO për h...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka refuzuar koal...
Agron Shehaj ka hapur zyrën e partisë Mundësia në Korç...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vizituar sot në bur...
Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë deklaratës së tij...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mëngjesin e së ...
Kryeministri Edi Rama dha një mesazh për Bullgarinë dh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...