Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Samitin e Buchas, një vit pas ngjarjeve mizore të rusëve në këtë zonë të Ukrainësku solli ndërmend imazhet e ngjashme si masakra e Buchas, nga rajoni i Ballkanit Perëndimor ku pati gjenocide të serbëve në Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë.
Xhaçka theksoi se Shqipëria ishte një ndër vendet e para që luftën në Ukrainë e cilësoi si objekt të punës së Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila sipas saj, duhet të krijojë një gjykatë speciale të përkohshme për të sulmuar aktin kriminal të sulmit rus në Ukrainë.
Fjala e plotë e Olta Xhaçkës:
Ka kaluar plot një vit që nga dita që bota u trondit nga pamjet e para ne Bucha. E mbaj mend shumë mirë dhimbjen dhe zemërimin; po zemërimin, qe ndjeva kur i pashë ato pamje. Mendoj se si shumë njerëz të tjerë në botë, unë kisha jetuar me iluzionin se sado Rusia te kishte sulmuar ne menyre kriminale, ajo nuk do të arrinte në këtë nivel brutaliteti.
Më kujtoi imazhet e rënda dhe shumë të ngjashme që vinin nga rajoni im, Ballkani Perëndimor, nga Bosnja dhe Hercegovina dhe nga Kosova, nga një luftë që shpresonim të ishte e fundit në Evropë.
Fatkeqësisht, Bucha ishte vetëm fillimi. Në muajt, që kur lufta ka filluar, jemi berë dëshmitarë të krimeve të pakuptueshme të kryera nga forcat ruse. Vrasje, tortura, rrëmbime, rrënime qytetesh, përdhunime. Ne jemi berë dëshmitarë të veprimeve te një shteti që pretendon se po lufton nazizmin në Ukrainë, ndërkohe që ai po përfshihet në rrëmbime masive dhe trafikim të fëmijëve.
Është e lehtë të ndihesh i pafuqishëm përballë një brutaliteti të tillë. Të perceptosh, se çfarëdo që të bësh ti, nuk do te mund ta ndalosh atë (dhunën).
Por sigurisht që mosveprimi është një opsion. Dhe këtu, ne të gjithë, mund të bëjmë shumë.
Të mbështesim Ukrainën dhe popullin e saj heroik që të mbrohen, derisa të fitojnë këtë luftë, është hapi i pare që duhet të hedhim, dhe më i rëndësishmi. Dhe çdo vend që e ka ndërmarrë këtë hap, duhet sot të ndihet krenar, sepse duke mbështetur Ukrainën, ne në fakt po i rezistojmë idesë së një rendi botëror ku më i fuqishmi ka gjithnjë te drejtë.
Por, është po aq e rëndësishme, të bëjmë gjithçka që mundemi, për ta vënë Rusinë para përgjegjësisë.
Shqipëria si bashkëpenmbajtëse për Ukrainën së bashku me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit, është krenare që ka qenë ndër vendet e para, që theksoi nevojën për llogaridhënie për krimet e kryera në Ukrainë.
Në prill të vitit të kaluar, më pak se dy muaj pas fillimit të sulmit rus, Shqipëria dhe Franca organizuan takimin e parë të formulës Arria në Këshillin e Sigurimit kushtuar llogaridhënies në Ukrainë. Ne u inkurajuam, kur vumë re që kaq shumë vende po bashkoheshin, për të kërkuar vënien para përgjegjësisë të Federatës Ruse për krimet e kryera prej saj.
Shqipëria ishte një nga 42 vendet anëtare, që luftën në Ukrainë, e përcaktoi si objekt të punës së GJNP-së.
Gjej rastin të vlerësoj lart punën e palodhur dhe të guximshme të prokurorit të GJNP-së, Karim Khan dhe të mirëpres lëshimin e dy urdhër-arresteve kundër Presidentit rus Putin dhe Komisioneres ruse për të drejtat e fëmijeve M. Lvova-Belova për t'i vënë para përgjegjësisë për trafikimin dhe rrëmbimin e mijëra fëmijëve të pafajshëm ukrainas. Ndërkohë, ka ardhur koha për të ndërmarrë hapin tjetër, krijimin e një Gjykatë Speciale për sulmin kriminal kundër Ukrainës, e konceptuar si një mekanizëm i krijuar nga Kombet e Bashkuara për të ndjekur penalisht individët përgjegjës për të.
Kjo gjykatë speciale ad hoc duhet të ngrihet në shembullin e gjykatave të Nyrembergut dhe Tokios, të cilat gjykuan, krime të bëra kundër paqes botërore dhe njerëzimit. Ajo duhet të hetojë dhe ndëshkojë aktin e sulmit kriminal të Federatës Ruse në Ukrainë, duke siguruar kështu venien para përgjegjësisë për krimet e kryera në Ukrainë, të udhëheqjes politike dhe ushtarake ruse.
"Hapi përfundimtar në shmangien e luftërave periodike... është t'i vësh shtetarët përgjegjës para ligjit". Ky citim, nga fjalimi hapës i Robert Jackson më 21 nëntor 1945 përpara Gjykatës Ndërkombëtare Ushtarake të Nyrembergut, është më i rëndësishëm sot se kurrë.
Shqipëria bashkohet plotësisht me Deklaratën e Buçës për të evidentuar përgjegjësinë për krimet më të rënda sipas ligjit ndërkombëtar të kryera në territorin e Ukrainës, sepse krimet e luftës nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar.
Ne po dërgojmë sot një mesazh të qartë, se komuniteti ndërkombëtar, është i përkushtuar të vërë para përgjegjësisë pushtuesit për veprimet e tyre, dhe se nuk do të tolerohet pushtimi me mosndëshkim.
Në prill të vitit të kaluar, trupat e të paktën 360 civilëve u gjetën të shpërndarë nëpër një rrugë në Bucha pas tërheqjes së forcave ruse nga zona. Viktima të masakrës së kryer nga rusët ishin edhe 10 fëmijë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish para gjyqit të ish...
Në një postim të tij në rrjetet sociale, gazetari Elvi...
Nga Kavaja, Kreu i Bashkisë së Tiranës është shprehur se l...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Be...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka publiku...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeveri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezan...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi dit...
Në prang të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 1...
Dëshmia e Gabriele Tarroni Longinottit, ish-ortakut të Alb...
Sot bëhen plot 14 vite që Shqipëria është bërë pjesë e...
Avioni që mban emrin e shkrimtarit “Gjergj Fishta”, është ...
Prej disa kohësh CNA ka raportuar se PD-ja e vulës është n...
Deputeti Saimir Korreshi ka mbajur një qëndrim të kund...
Kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, Luçiano...
Nuk kanë të ndalur dorëheqjet në frontin e Partisë Demokra...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komen...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka bërë një ...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë një takimi me s...
Ish-kryeministri italian dhe njëkohësisht ish-Presiden...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...