
“Babalja” tregon planet e Bashës/ Kur do të rikthehet në krye të PD-së së “vulës”
Ervin Salianji, i njohur si “Babalja” ose deputeti i v...
Ervin Salianji, i njohur si “Babalja” ose deputeti i v...
Në përgjithësi përdorimi i tankeve në fushën e betejës mund të bëjë diferencën për Ukrainën. Por tanket perëndimore në veçanti, kanë më shumë gjasa të sjellin ndryshimin, pasi mund t’i tejkalojnë homologët e tyre rusë.
Tanket janë platforma përfundimtare për manovrime gjatë luftimeve me intensitet të lartë.
Ato ofrojnë aftësinë për të mbrojtur ose sulmuar, për të ruajtur pozicionin apo për të çliruar një territor të pushtuar. Ato ofrojnë një kombinim të fuqisë së saktë të zjarrit, mbrojtjes dhe shpejtësisë, dhe nëse janë në shifra të mjaftueshme, mund t’i japin fund ngërçit aktual në fushën e betejës.
Thuhet se numri i këtyre tankeve mund të jetë mbi 100. Por koha e dërgimit të tyre është shumë e rëndësishme. Do të duhet kohë që ato të përgatiten, transportohen, të trajnohen ekuipazhet, drejtuesit dhe njësitë, dhe të ketë një plan organizativ për angazhimin në luftime.
Çështja tjetër kritike ka të bëjë me jetë qëndrueshmërinë, e cila do të përcaktohet nga përgjigjet e disa pyetjeve. Për shembull, sa mirë do të performojnë këto tanke në kushtet e ashpra luftarake të dimrit? Sa e aftë do të jetë logjistika të sigurojë municionin, pjesët e duhura dhe karburantin e mjaftueshëm aty ku dhe kur nevojitet?
A janë këto tanke (Leopard, Challenger dhe Abrams) më të mirë sesa tanket ruse?
Që të tria këto lloje tankesh, janë cilësisht më të mirë se ato që përdorin rusët aktualisht, dhe janë dukshëm më të mirë edhe se tanket që kanë aktualisht në përdorim forcat ukrainase (përfshirë tanket ruse të kapura në fushën e betejës).
Kur mund të jenë gati këto njësi për të vepruar?
Aktualisht ka shumë të panjohura se kur tanket do të jenë gati për përdorim nga forcat ukrainase. Vendet që do t’i dërgojnë tanket, e kuptojnë emergjencën e futjes së këtyre tankeve dhe mjeteve të tjera luftarake në luftë. Një vlerësim flet për maksimumi 3 muaj.
Por ushtarët dhe udhëheqësit ukrainas, ka të ngjarë të na befasojnë me aftësinë e tyre për të fituar ekspertizë të mjaftueshme dhe për t’i integruar në një kohë rekord automjetet dhe ekuipazhet në formacionet luftarake. Numri i tankeve sipas vendeve janë relativisht të vogla, dhe teorikisht mund të përgatiten për dërgesë brenda disa javësh.
Dërgimi i tankeve amerikane mund të zgjasë një muaj apo më shumë. Megjithatë, vendet e mëdha perëndimore do të duhet të dërgojnë pjesë dhe mjete, lubrifikantë, ndoshta rimorkio të rënda dhe mjete për rikuperimin e tyre. Por edhe një sërë trajnerësh për ekuipazhet, drejtuesit, mekanikët dhe ata që merren me logjistikën.
Ata mund të dërgojnë ekipe ndihmëse në Poloninë e afërt për të ndihmuar në riparimin e specializuar dhe planifikimin logjistik. Po ashtu, kombet donatore dhe Ukraina duhet të identifikojnë vendndodhjet për trajnimin individual, në nivelin drejtues dhe të njësive.
A mund të mirëmbahen këto tanke?
Për sa kohë që vendet donatore mund të garantojnë zinxhirin e furnizimit për të dërgimin e pjesëve të këmbimit, lubrifikantët, mjetet dhe municionet e duhura në sasinë dhe kohën e duhur që do t’u duhen forcave të Ukrainës për të mbështetur automjetet dhe armët e ndryshme që dërgohen, unë jam i bindur se udhëheqësit dhe ushtarët ukrainas do të bëjnë si duhet pjesën tjetër.
E para nuk do të jetë një detyrë e lehtë, pasi tanket kanë motorë kompleksë, komunikime, elektronikë, armatime, pajisje për shikimin dhe udhëtimin natën etj. Tanket gjermane “Leopard 2” mund të jenë më të lehtë për t'u mirëmbajtur sesa britanikët “Challengers” apo amerikanët “Abrams”, por që të gjitha janë sisteme komplekse.
Nuk ka asnjë dyshim, se do të ketë edhe sfida. Megjithatë, unë kam shumë besim tek aftësia e ukrainasve që na kanë befasuar herë pas here me shkathtësinë, zgjuarsinë, dhe mbi të gjitha aftësinë e tyre për të mësuar, përshtatur dhe përmirësuar në kushtet më të vështira.
A duhet të shqetësohen komandantët rusë për ardhjen e tankeve perëndimore?
Po. Ata janë që tani të shqetësuar nga perspektivat e luftës, dhe po ashtu edhe udhëheqja ruse. Ne mund të presim një fushatë propagandistike që do të synojë të minimizojë rëndësinë e mbërritjes së tyre në fushën e betejës ukrainase, dhe pretendimet e kundërta se ky është një përshkallëzim i papranueshëm nga ana e vendeve perëndimore dhe NATO-s, që synon të mbjellë dyshime mes politikës perëndimore tek fraksionet më pak të bindura.
Shënim: Gordon Davis, ish-drejtor i operacioneve të Ushtrisë Amerikane në Komandën Europiane të Ushtrisë së SHBA-së dhe ish-zëvendësndihmës i kreut të NATO-s.
Rama sot është një kufomë e pa kallur. Ai me qeverisjen e ...
Kur punoja te gazeta “Koha Jonë” kisha një motor as të madh,...
McGonigal ka dalë me GPS në këmbë nga vendimi drastik i Gr...
28 janari, nuk është vetëm dita e 28-te e kalendarit G...
Prej disa ditësh Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI ...
Kiko nuk po kupton se pse shqiptarët e quajnë muajin j...
Jo shumë larg Tiranës, në Athinë pas një debati rekord...
Sot, si një trend në rritje, gjithnjë e më shumë njerë...
Një aplikacion i krijuar nga Partia Socialiste ngre shqetë...
Amerikë..., me Sali Berishën na shqyet veshët me...
Historia nis në gusht të 2017 kur McGonigal i kërkon 2...
“Aty ku djegin libra, në fund do të djegin edhe njerëz...
Muajin e ardhshëm, mbushet 1 vit nga sulmi i dhunshëm i Ru...
Marrëzia e kumarit! Së fundi, në kryeqytetin tonë ka hapu...
Një polemizues nuk qenkësh i një mendjeje me argumente...
Edi Rama ka pranuar me zë dhe figurë që “nuk diskutohe...
Dy superfuqi ekonomike, politike, ushtarake dhe dy ...
Të shkruash për futbollin, sportin më popullor, emocionin ...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar reality show-n “Big ...
Kiko nuk ka televizor qysh nga koha kur raca njerëzore...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë ...
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën "Jashar Hoxha...
Policia ka arrestuar 30-vjeçarin E.T., në Peqin i cili ish...
Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 3 persona për veprën pena...
Rreth orës 09:40, në lagjen "Selam Musai", Tepelenë, dysho...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Një gazetar amerikan që punon për “The Wall Street Jou...
Dy helikopterë të ushtrisë amerikane Blackhawk janë rr...
Shkaku i një infeksioni në organet e frymëmarrjes, Pap...
Lajmi i mirë është se bota ka arritur ta mbajë korrups...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...