Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kur punoja te gazeta “Koha Jonë” kisha një motor as të madh, as të vogël. Ishte 100 kubikë ama për ca sekonda kapte 100 km/orë. Ndjehesha mirë majë tij se ato mote Tirana nuk ishte shumë e populluar me makina.
Një drekë më kapi aq keq malli për prindërit sa mora gruan në telefon nga redaksia dhe i thashë, po nisem për Korçë, zemra ime!
I dhashë gaz e sa hap e mbyll sytë ngjita Kërrabën, atëhere nuk ishte hapur autostrada, u lëshova poshtë në Elbasan dhe pranë Librazhdit ndjeva të më dridhej timoni. Ndalova në çast, pashë se po dridhesha dhe vetë.
Ishte qershor, por shpejtësia ma ftohte ajrin që më rrihte para. Kujtova çiklistët që në raste të tilla vendosnin gazeta në trup.
Ashtu bëra e deri në Pogradec ia dola. Më tej ecja dhjetë minuta,ndaloja po aq. Kështu arrita te dera e prindërve.
E hapi nëna dhe gazin e shoqëroi me thirrje sikur ra zjarr atë çast. Pas kurizit të saj babai qeshte dhe te sytë i pashë lumturi.
Hyra në dush nga që po mbërdhija,më ngjante sikur qe janar. Banja qe ngjitur me kuzhinën, me një dritare lart nga merrte ndriçim. Kur mbarova e po fshihesha me peshqir dëgjoj nënën:
-Sa emocion ka Gimi kur na takon.
-E nga e nxorre këtë?! - u çudit babai.
-Ua,nuk e pe si dridhej. Me trup e me kokë.Është shumë i ndjeshëm djali.
-Të ka ngjarë ty, - tallej im atë.
Dola nga dushi drejt e në tavolinë. Me meze e birra. Por ende nuk isha qetësuar, më dridhej trupi hera-herës.
-Epo mbaje veten de, - tha babai e u përlot dhe ai nga emocioni.
Atëhere nuk u tregova shkakun. Nuk u thashë që dridhja më vinte nga e ftohta, nga udhëtimi me motor. Ata e ngulitën në mendje se malli për ta më krijoi atë emocion të fortë.
Tani që te ajo derë nuk më pret as nëna, as babai e kam bërë prapë atë rrugë me motor. Dhe me Harly të madh e me shpejtësi të frikshme. Por nuk jam dridhur aq,si atë qershor, nuk kam futur as gazeta në gjoks.
Udhëtimi ka shkuar monoton, por me çudi. Kishe të drejtë mama. Ato dridhje qenë puro emocion. Malli është vullkan, dallgë, stuhi.
Malli është tërmet me shumë shkallë Rihter. Ato dridhje i dua, i dua shumë, por ikën, u larguan si dallga që kthehet pas kur ndeshet me shkëmbin. Ato dridhje tash i shoh në ënd?rr dhe i shijoj. I shijoj shumë, ah sa shumë...
Te garazhi ngjitur me makinën rri motori i vjetër. E shoh me nostalgji. Ndonjëherë e ndez për shëtitje si ata që nxjerrin qenin andej nga liqeni.
Më pas kur e mbështes te fundi i garazhit timoni e merr vetë drejtimin,sheh nga Korça. E ka magnetizuar dashuria për prindërit, i them vetes.
Më dëgjon veç syri, që e rrëshket një lot dhe zemra. Pulsi rreh e rreh fort në duet me mallin. E çfarë malli! Mall 24 karat...
McGonigal ka dalë me GPS në këmbë nga vendimi drastik i Gr...
28 janari, nuk është vetëm dita e 28-te e kalendarit G...
Prej disa ditësh Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI ...
Kiko nuk po kupton se pse shqiptarët e quajnë muajin j...
Jo shumë larg Tiranës, në Athinë pas një debati rekord...
Sot, si një trend në rritje, gjithnjë e më shumë njerë...
Një aplikacion i krijuar nga Partia Socialiste ngre shqetë...
Amerikë..., me Sali Berishën na shqyet veshët me...
Historia nis në gusht të 2017 kur McGonigal i kërkon 2...
“Aty ku djegin libra, në fund do të djegin edhe njerëz...
Muajin e ardhshëm, mbushet 1 vit nga sulmi i dhunshëm i Ru...
Marrëzia e kumarit! Së fundi, në kryeqytetin tonë ka hapu...
Një polemizues nuk qenkësh i një mendjeje me argumente...
Edi Rama ka pranuar me zë dhe figurë që “nuk diskutohe...
Dy superfuqi ekonomike, politike, ushtarake dhe dy ...
Të shkruash për futbollin, sportin më popullor, emocionin ...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar reality show-n “Big ...
Kiko nuk ka televizor qysh nga koha kur raca njerëzore...
Duke parë që askush nuk po i dilte për zot 420 mijë eu...
Koncepti Ballkan i hapur nënkupton, sipas meje, dy horizon...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...