Nuk është betejë për gjoksin e Çiljetës, por për cilësinë e jetës
Fushata e gërditshme e Erion Veliajt për të vënë në rr...

Fort të nderum shqyptarët e mi,
Në datën e lindjes sime desha t’iu falënderoj përzemërsisht për urimet që ndoshta mi dërgoni nesër e tutje, për shkak se sot, më thanë se keni një dasëm të madhe (mbase më të madhe se dasma ime motmoti me Donikën). Gaz e gëzime paçi në jet e mot!
E kuptueshme që populli harliset ca në dasëm, por nuk po di çka po bajnë liderat tuj, pasardhësit e mi në këto troje.
VI shekuj kanë kaluar dhe më duket sikur janë veç 6 ditë.
Bota ka ndryshue, por disa gjana mbeten të përjetshme ndër ne shqyptarët.
Sot është dita me përkujtue e me falenderue shkëlqesinë e tij ambasadorin e Venedikut që jo vetëm më pajtoi me vllaun tim Lek Dukagjini, por edhe ndihmoi fort për organizimin e Besëlidhjes së Lezhës.
Porosia ime për ju sot asht: Nigjoni ambasadorët e vendeve mike, se pa ta do vriteni vllau me vllaun. Ja edhe sot vetëm ambasadorja e Venedikut të kohës tuj (SHBA) u kujtue për datelindjen time me një postim në Instagram.
Ligshtohem fort kur më thonë se shqyptarët po e lan Shqypninë mbi themelet e së cilës u bë kurban gjak trimash e trimreshash.
Duhet me qenë krenar që jemi shqyptar, jemi në trojet tona e për to kemi derdh boll gjak me ja lanë sri-lankasave, indianëve e ku po e di unë se kush po vjen tjetër…
Kam nigju se jo vetëm keni ba paqe me otomanët, por jeni edhe miq, biles edhe telenovelat e tyne fort po i shikjoni!
Ani. Boll mirë. Edhe unë, kam luftue, por edhe kam ba ujdi me turkin, gjithnji në interes të Shqypnisë...
Por siç ka than këto ditë Papa në Vatikan: "askush nuk asht anmik pergjithmonë"
Tash që ka ardh moti mos me luftue me otomanët apo edhe me kojshitë, duhet me luftue anmikun që po largon shqyptarët nga trojet e veta të lashta sa vetë bota.
E kam fjalën për armikun e padukshëm e jo për at dreq virusi që ju msheli në votrat tuaja tri vite ma parë, por për korrupsionin.
Brengosem fort për këtë armik të egër. “Korrupsionin s'na e kanë sjellë të huajt, por e kemi mes nesh”.
Duhet me u përball pa mshirë, me e luftu edhe ma egër se ç’kam luftue unë turkin.
Duhen ligje të rrepta e ndëshkime të ashpra, Fort ma t’ashpra se ato të Kanunit të Lek Dukagjinit.
Duhet me luftue, por jeta asht edhe me e jetue.
Duhet me e zhvillu Shqypninë se trulli asht pjellor. Në kohën teme krypa ishte sendi ma me vlerë. Dhelpra (Vendediku) ma lypi me e marr me koncesion, por e nuhata që e kishin davanë me hile. Andaj kujdes me koncesionet apo PPP-të si po i thojni ju sot.
Ato varfnojnë popullin e pasunojnë një grusht batakçijsh nga ata që janë gati me i von zjarrin Shqypnis me e bo parcel per do prona të tyne.
Porosia ime e fundit për ju sot ka të baj me atdhedashuninë.
Duajeni atdheun dhe gjuhën shqype or shqyptar t'mir.
Gzohem fort se ata qi 600 vjet ma parë shkun e lypën azil në Itali e kanë rujt gjuhën, doket e zakonet tona e ligshtohem fort kur nigjoj se shqiptarët që lypin azil sot në Europë po e harrojnë shqyen e nuk po ua mësojnë cullave të vet.
Porosi ime për ju asht ajo që ju kam lanë para se të ndërroja jetë:
Qëndroni të bashkum në Europën e Bashkume.
I juaji
Skanderbe
P.S. A munet kush me m’dërgu dy kart e letër e me m’kthjellu do vogëlsina:
1.Pse emnin tim Skënderbeu ja keni vendos ekipit të futbollit të Korçës, e jo të Krujës?
2. Pse emnin tim, emnin e heroit tuj kombtar ia keni njit nji pije alkoolike?
3. Pse nuk ma keni gjet ende vendlindjen? Has? Mirditë? Mat? Dibër?
4. Pse shpatën dhe përkrenaren tim e keni lënë në Vienë?
5. Kush asht ky burrë sot tek ju që nji gru ministresh m’kan thanë e ka krahasur me mu Skanderbeun?
6. Vrana Konti m'ka raportue se ka nis nji debat me ma ça nëntoken te trulli madh me emnin tim në Tiranë e ksisoj me liru trafikun. Boll mir ja bëni po a mundet me kalu me kal aty?
7. Dikur mblodha ca thupra për me i diftu princave shqyptar se duhet me ken t’bashkue. Po tani për ça po i perdoni thuprat, për t'u bashku apo për t'i nxjerr syt njani-tjatrit?
Ju falemners!
Fushata e gërditshme e Erion Veliajt për të vënë në rr...
Ka banalitet të së keqes sipas përkufizimit të Hannah Aren...
Shumëkush kur sheh titullin që kam përdorur do thotë çfarë...
Premtimi se nëse ju sot vdisni ne do t'ju nderojmë është n...
Në një situatë të paprecedent, këngëtarë dhe artistë të sh...
Kërcen kryeministri. Kërcen shefi i grupit parlamentar...
33 vite pas përmbysjes komunizmit, fantazma e sovranit...
Analisti Andi Bushati ka qenë dje në të njëjtin panel me S...
Media në Shqipëri nuk është e lirë, se censurë nuk ësh...
Në ditën e lirisë së medias është mbase rasti ideal për të...
Erion Veliaj po i afrohet 14 majit, pa bërë asnjë bila...
Sot lexova diku se Lushnjës nga data 1 maj i hiqet Gjy...
Një malësor vendosi që të martohej, pasi i kishte ardh...
Në Tiranë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, po zhvillohen...
Në 14 maj, qytetarët e Tiranës do kenë përballë dy ofe...
Për të drejtuar një qytet dhe për ta ndryshuar, duhet ta d...
Në asnjë vend të botës, inceneratori nuk shihet si biz...
2023. Prill, prag maji zgjedhjesh lokale. Luan shumë ...
Prej kohësh është zbuluar se truri i njeriut është i p...
Lajmi se mbi rrugën e sapo asfaltuar në një qytet të S...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...