Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

Fushata e gërditshme e Erion Veliajt për të vënë në rresht personazhe të njohur të estradës, të cilëve u ka sponsorizuar shfaqet apo koncertet, ka futur njëkohësisht në kurth si mediat, po ashtu dhe një pjesë të madhe të publikut. Disa merren me mercenarët artistikë që ndryshojnë kamp sipas pushtetit të radhës, disa me amoralitetin e vipave që këndojnë sipas kërkesës së pagatorit, ndërsa të tjerë kanë degraduar deri në zënka se kur ishte më joshëse Çiljeta: me format e bëshme që shfaqte përkrah Salës, apo me mpakjen plastike të periudhës së Lalit.
Kjo e fundit ishte ftuar madje një emision për të përligjur transformimin e saj politik, ku i shpjegonte një intervistueseje me nivel IQ të ngjashëm me të sajin, se pasioni për Erionin i kishte shpërthyer në kulmin e një tragjedie familjare.
Debilizimi i debatit në pikën se kujt ia kushtoi këngën e radhës, njeriu që urren librat, Ermal Mamaqi, apo se cilit do t’ia ofrojë Topi, Luisin, që mban peng prej muajsh, ka bërë që të margjilalizohen problemet reale bashkë me gazetarinë e mirëfilltë që i ngre ato.
Një shembull krejt të ndryshëm dha këtë fundjave emisioni “Piranjat”. Ai kishte marrë përsipër të testonte ndotjen e ajrit në Tiranë, një gjë për të cilën flet shumëkush, por që mbi shpinë e vuajnë vetëm mbarësit e sëmundjeve të rënda apo ata që humbasin jetën. Duke qenë se prej vitit 2016, kohës kur Veliaj miratoi panin urbanistik të betonizimit të qytetit, Agjensia e Mjedisit e ka ndërprerë matjen që bënte rregullisht në kryeqytet, “Piranjat” pajtuan një kompani italiane që vuri 20 matësa në pika të ndryshme nevralgjike të Tiranës.
Rezultatet e nxjerra nga laboratori i përtej Adriatikut janë alarmante.
Ato përputhen me të gjitha studimet që flasin për shtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes apo atyre kardiovaskulare. Ato shkojnë sinkron me përfundimet e Agjensisë Evropiane të Mjedisit, se këtu, humbja e jetëve për shkak të ndotjes së ajrit është e barabartë me atë të vdekjeve nga Covid 19. Ato përputhen me konstatimet se cilësia e keqe e karburanteve dhe lejet marramendëse të ndërtimit, që jo vetëm ndosin ambientin por përqëndrojë popullsinë në një hapsirë të ngushtë, janë shkaqe të këtyre sëmundjeve që i paguajmë jo vetëm me jetë, por edhe financiarisht, me shpenzime shëndetësore.
Raste si ky, duhet të na shërbenin për të ngritur disa pyetje: A duhet rritur kontrolli mbi oligarkët e naftës? A i duhet thënë ‘ndal’ ndërtimit në Tiranë, ashtu sikurse propozon kandidati i vetëm i pa kapur Arlind Qori? A nuk duhet bërë kjo në favor të parqeve dhe hapësirave të gjelbërta? Ç’kafshëri ndodhi që trashëguam 5.2 metra katror gjelbërim për banor nga koha e Enverit dhe kemi përfunduar vetëm me 0.7 m2 për secilin nga ne? A duhet kufizuar radikalisht trafiku në qendër? A duhet taksuar deri në pamundësi biznesi i ndërtimit? Ç’të bëjmë për betonizimin që kap si vlerë deri në 90% të territorit dhe që gjatë të nxehtit të verës i rrit minimalisht në shtatë gradë temperaturat që tregon stacioni meteorologjik?
Ky do të ishte p.sh. një debat real për qytetin, banorët, politikat, zhvillimin e tij, për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Fatkeqësisht kjo mundësi për shkëmbim idesh është mposhtur nga propaganda idiote e 1 milion pemëve që nuk shihen askund, nga ca palaço që Veliaj i përdhunon moralisht duke i nxjerrë xhiro nga liqeni, nga fidanët e mbjella prej vipash që qëndrojnë me taka mbi pleh dhe prej lumit të thirrjeve në instagram për njeriun që ka shndërruar Tiranën.
Në fakt, ai është vrasësi i saj i ngadaltë.
Prandaj, sado i shpifur apo i neveritshëm të jetë ky spektakël ai duhet anashkaluar me çdo çmim. Problemi real i këtij qyteti nuk janë as rekrutimi i këngëtareve që ndajnë shtratin me bosët e drogës, as mercenarët e huaj që rikthehen për beteja një ditore në Shqipëri. Erion Veliaj mund të jetë i dëmshëm për talentin korruptues që ka, por ai është vrastar për atë që po i bën qytetit. Ai duhet shikuar vetëm nga ky prizëm. Sepse debatin për gjoksin e Çiljetës, këngën e Ermalit, apo banalitetin e Noizit do ta harrojmë shpejt, por qelizat e imta në mushkëritë tona do të mbeten aty për sa të kemi jetë.
Ka banalitet të së keqes sipas përkufizimit të Hannah Aren...
Shumëkush kur sheh titullin që kam përdorur do thotë çfarë...
Premtimi se nëse ju sot vdisni ne do t'ju nderojmë është n...
Në një situatë të paprecedent, këngëtarë dhe artistë të sh...
Kërcen kryeministri. Kërcen shefi i grupit parlamentar...
33 vite pas përmbysjes komunizmit, fantazma e sovranit...
Analisti Andi Bushati ka qenë dje në të njëjtin panel me S...
Media në Shqipëri nuk është e lirë, se censurë nuk ësh...
Në ditën e lirisë së medias është mbase rasti ideal për të...
Erion Veliaj po i afrohet 14 majit, pa bërë asnjë bila...
Sot lexova diku se Lushnjës nga data 1 maj i hiqet Gjy...
Një malësor vendosi që të martohej, pasi i kishte ardh...
Në Tiranë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, po zhvillohen...
Në 14 maj, qytetarët e Tiranës do kenë përballë dy ofe...
Për të drejtuar një qytet dhe për ta ndryshuar, duhet ta d...
Në asnjë vend të botës, inceneratori nuk shihet si biz...
2023. Prill, prag maji zgjedhjesh lokale. Luan shumë ...
Prej kohësh është zbuluar se truri i njeriut është i p...
Lajmi se mbi rrugën e sapo asfaltuar në një qytet të S...
E ashtuquajtura afera e inceneratorëve nisi në Elbasan...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...