“Estrada e Ballshit”, Luizi, Zhaklina dhe Kiara
Kasta e showbizit shqiptar është ai qerthull njerëzish që ...

Është një nga çuditë e shumta që mund të ndodhin veçse në Kinë. Dhe si mjaft gjëra të tjera që shpiken për “herë të parë” në botë, edhe semaforët e shkretëtirës, posaçërisht për devetë, janë “Made in China”. Ato janë instaluar në zonën piktoreske Yueyaquan, në Dunhuang të provincës Gansu të Kinës Veriperëndimore, ku operatorëve të zonës iu desh të përdornin semaforët e shkretëtirës për të drejtuar kolonat e gjata të deveve që transportonin turistët e shumtë dhe për të shmangur bllokimin e trafikut në këtë kryqëzim të lashtë të "Rrugës së Mëndafshit".
Në fakt impianti i semaforëve të shkretëtirës ishte instaluar që në muajt e parë të 2021-shit, por pandemia dhe masat e forta antiepidemike, kishin penguar turistët për të vizituar këtë zonë mjaft atraktive, falë malit Mingsha, kompleksit të shpellave Mogao, apo kalimeve Yumen dhe Yangguan, të cilat janë portat më perëndimore të Murit të Madh.
Pikërisht këtu ndodhet edhe burimi i famshëm i Yueyaquanit, i cili ka formën e Hënës së Re, i rrethuar nga një oaz i mrekullueshëm në mes të shkretëtirës. Pushimet katërditore të 1 Majit të këtij viti, ishin prova e vërtetë, jo vetëm për rikthimin e fuqishëm të turizmit në Kinë, por edhe për semaforët e shkretëtirës, të cilët kishin pritur pothuajse tri vite për t’u përuruar.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm numri i turistëve që lëvizën brenda Kinës gjatë këtyre pushimeve të shkurtra arriti në plot 274 milionë, 70.83% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 119.09% më lart se niveli i vitit 2019, para pandemisë. Meme të shumta nuk munguan të tregonin me humor radhët e gjata të qindra deveve dhe turistëve, duke pritur dritën e gjelbër në semaforët e shkretëtirës.
Ata që kishin zgjedhur të udhëtonin në udhët e dikurshme të karvanëve përgjatë Rrugës së Mëndafshit për në Azinë Qendrore dhe Evropë, këtë herë nuk u besonin syve. Marshimi i ngadaltë i deveve, zhurma e zileve të tyre, era që përplaset mbi duna, duke lëshuar tinguj të përkëdhelur harpe, por edhe ngjyrat e semaforëve, e kthejnë shkretëtirën e heshtur në një bulevard rëre të shekullit XXI.

Por semaforët e shkretëtirës janë vetëm simboli i pushimeve të pranverës të këtij viti, pas tri vitesh luftë të vështirë kundër epidemisë COVID-19. CNN, CBS, Reuters, Bloomberg dhe një pjesë e madhe e mediave ndërkombëtare, iu dedikuan bumit turistik kinez, rigjallërimit të jashtëzakonshëm të konsumit dhe rimëkëmbjes së shpejtë të ekonomisë.
Qendra statistikore e Ministrisë kineze të Kulturës dhe Turizmit parashikon se numri i udhëtimeve turistike do të arrijë në 4.55 miliardë gjatë këtij viti, shifër kjo 80 për qind më e lartë në krahasim me nivelin e 2022-shit, duke gjeneruar afro 4 trilionë juanë të ardhura, ose 95 për qind më shumë në bazë të vëllimit të një viti më parë. Vetëm gjatë katër ditëve të pushimit të 1 Majit, të ardhurat nga turizmi i brendshëm arritën në 22.73 miliardë dollarë.
Të dhënat e fuqishme turistike dhe të konsumit forcojnë gjithashtu besimin e tregut për rritjen ekonomike të Kinës. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) e ka ngritur parashikimin e saj për rritjen e PBB-së së Kinës gjatë vitit 2023 në 5.3 për qind nga një vlerësim i mëparshëm prej 4.6 për qind.
Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) po rishikon projeksionin e saj për rritjen ekonomike të Kinës në vitin 2023 me 5.2 për qind.
Edhe Morgan Stanley, Goldman Sachs dhe banka të tjera investimesh kanë rishikuar gjithashtu parashikimet e tyre në rritje. Këtë vit Kina do të vazhdojë të jetë një nga vendet kryesore që do të shohë rritjen më të madhe në botë, ndërsa kontributi i saj në rritjen ekonomike globale do të jetë 30 për qind. (CRI)/ CNA.al
Kasta e showbizit shqiptar është ai qerthull njerëzish që ...
Po u kthyem prapa do të thotë që në krye të vendit të ...
E para, nuk ka pse të bëhet debat, kur prej 30 vjetësh...
Ai është Luiz Ejlli, një shkodran tipik, i talentuar d...
53 vite më parë kam lindur në Vlorë. Im atë kishte ga...
Nadia iu përgjigj tëk-fëk pyetjeve të para të mbesës: ...
Kopshti prej guri është një nga format më unike në botë të...
Fort të nderum shqyptarët e mi, Në datën e lindjes si...
Fushata e gërditshme e Erion Veliajt për të vënë në rr...
Ka banalitet të së keqes sipas përkufizimit të Hannah Aren...
Shumëkush kur sheh titullin që kam përdorur do thotë çfarë...
Premtimi se nëse ju sot vdisni ne do t'ju nderojmë është n...
Në një situatë të paprecedent, këngëtarë dhe artistë të sh...
Kërcen kryeministri. Kërcen shefi i grupit parlamentar...
33 vite pas përmbysjes komunizmit, fantazma e sovranit...
Analisti Andi Bushati ka qenë dje në të njëjtin panel me S...
Media në Shqipëri nuk është e lirë, se censurë nuk ësh...
Në ditën e lirisë së medias është mbase rasti ideal për të...
Erion Veliaj po i afrohet 14 majit, pa bërë asnjë bila...
Sot lexova diku se Lushnjës nga data 1 maj i hiqet Gjy...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...