Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Cindy Marina është një nga personazhet e botës së showbizz-it më të pëlqyera dhe më të komentuara.
Ajo është bërë shumë e njohur jo vetëm si modele, por edhe si gazetare sporti apo volejbolliste.
Cindy Marina, e lindur në vitin 1998, është prezantuese e “Oversport TV’ për ndeshjet e Serisë A. Ajo njihet edhe për pjesëmarrjen e saj në kompeticionin e bukurisë, Miss Universe.
Modelja është e njohur jo vetëm për publikun shqiptar, por edhe atë italian.
Ajo ka rrëfyer për mediat italiane se e ka dhuruar gjithnjë Italinë.
“E kam dashur Italinë që e vogël. Të afërmit e mi jetonin në vendin tuaj dhe unë kaloja pothuajse çdo verë me ta. Më pëlqen ushqimi italian, arkitektura dhe historia pas qosheve të çdo qyteti. Njerëzit janë të sjellshëm, të pasionuar dhe duan të shijojnë jetën”,- ka thënë ajo në një intervistë për mediat italiane.
Gjatë intervistës Cindy ka folur për tri profesionet në jetën e saj, si gazetare sportive, modele dhe volejbolliste.
Lexoni më poshtë intervistën e Cindy Marinës.
Çfarë ju pëlqen më shumë përveç punës?
Është emocionuese të jesh vetëm disa hapa larg nga fusha dhe të ndiesh energjinë e tifozëve. Në të ardhmen do të doja të isha pjesë e një rrjeti të madh me kohë të plotë në Itali apo SHBA. Tashmë kam pasur mundësinë të bashkëpunoj me kohë të pjesshme me Milan Channel dhe me CBS Sports, një nga rrjetet televizive më të rëndësishme në Amerikë, ishte një mundësi e shkëlqyer për karrierën time.

Ëndrra juaj përtej sportit?
Dalja në skenë në Sanremo pranë Amadeus. Festivalin e kam ndjekur gjithmonë që e vogël. Do të ishte e mrekullueshme të zbrisja shkallët e teatrit Ariston.
Si përgatiteni për ndeshjet?
Që kur është përcaktuar kalendari, kam studiuar skuadrat që do të më duhet të ndjek "live", duke qëndruar e përditësuar për zhvillimet e përditshme. Fundjavat i dedikohen gjithmonë shikimit të ndeshjeve. Natyrisht është traditë të lexosh "Gazzetta dello Sport" për çdo informacion të minutës së fundit.
Sa kohë shpenzoni duke u kujdesur për trupin tuaj gjatë javës?
Më pëlqen të bëj një jetë aktive dhe të shëndetshme. Kjo është arsyeja pse unë përpiqem të stërvitem të paktën tri herë në javë. Pjesa e ngritjes së peshave është e dobishme sepse zbuloj se trupi im ndihet më mirë kur muskujt e mi janë të tonifikuar. Më pëlqen edhe të kërcej, ndonjëherë shkoj në mësime kërcimi me miqtë e mi. Kohët e fundit kam filluar të luaj edhe padel, më duket një sport vërtet argëtues.

A praktikoni pilates apo joga?
Unë i kam provuar të dyja, por aktualisht nuk kam se si ta ndjek këtë rrugë. Megjithatë, ato kanë përdorimet e tyre. Në fakt të detyrojnë të lidhësh mendjen dhe trupin gjatë lëvizjeve. Pra, në përgjithësi, ata i forcojnë të dyja.
A ka luajtur volejbolli një rol të rëndësishëm në jetën tuaj?
Që e vogël kam luajtur shumë sporte, përfshirë futbollin. Nëna ime ishte një volejbolliste profesioniste në Itali dhe Shqipëri dhe më inkurajoi ta provoja. Isha 10 vjeçe dhe ishte dashuri me shikim të parë. U stërvita fort. Qëllimi ishte të fitoja një bursë në universitet dhe të luaja në një nivel profesional.

Dhe si shkoi?
U futa në Universitetin “Duke”, ku luajta dhe studiova në vitin e parë akademik. Më pas u transferova në Universitetin e Kalifornisë Jugore për të vazhduar karrierën time në volejboll dhe për të përfunduar studimet në “Marrëdhënie Ndërkombëtare, Çështje Globale.
Cili ishte roli yt në fushë?
Unë kam qenë seter. Gjithmonë më ka pëlqyer ai pozicion sepse loja e skuadrës kalonte nga duart e mia. Nuk është vetëm fiziku që duhet në rolin tim, por edhe strategjia. Ju jeni drejtorët e skuadrës, pak si në futboll për një mesfushor që luan në treçerekun e fushës.
Çfarë ju ka mësuar volejbolli?
Ai më mësoi të jem elastike në të gjitha situatat dhe të kërkoj gjithmonë një zgjidhje për problemet. Gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas dëshirës sonë. Skuadrat e afta për të kapërcyer vështirësitë janë ato që në fund fitojnë. Ky koncept është edhe baza e përditshmërisë sime.
Çfarë rezultatesh keni arritur në karrierën tuaj?
Në shkollën e mesme, unë u zgjodha si një nga 5 lojtaret më të mira në Amerikë për grupmoshën time dhe u nominova për një nga çmimet më prestigjioze që një atlet i shkollës së mesme mund të fitojë, “Gatorade Lojtari i Vitit”. Në Universitetin e Kalifornisë Jugore e drejtova ekipin tim në një përfundim "elita 8" në Kampionatin Kombëtar. Në moshën 17-vjeçare pata nderin të luaja me kombëtaren shqiptare të volejbollit dhe u bëra kapitenia më e re në histori.

Kur ndryshoi jeta juaj?
Kam luajtur volejboll për 12 vjet. U diplomova gjatë pandemisë kur edhe sporti u ndal plotësisht. Në atë kohë më ofruan punën që bëj tani, prezantuese e Serisë A italiane në një kanal sportiv shqiptar. Nuk do të kisha mundur kurrë të jepja 100% edhe si gazetare edhe si sportiste. Kështu që vendosa të hap një kapitull të ri në jetën time. Ishte jashtëzakonisht e vështirë sepse të qenit sportiste ishte identiteti im.
Ku ka më shumë presion, në një ndeshje volejbolli, në konkursin e Miss Universe apo të shikosh një ndeshje "live"?
E njëjta pyetje më është bërë në skenën e Miss Universe, kur u zgjodha mes 20 konkurrenteve më të mira. Në secilin nga tri rastet ka një sfidë për t'u përballur. Nuk mund të them se një ndeshje volejbolli është “e vështirë”, sepse nga këndvështrimi im ka qenë gjithmonë e natyrshme të jesh në fushë.

Miss Universe?
Konkursi i bukurisë ishte një përvojë unike. Ishte një nder të përfaqësoja vendin tim. Ndjeva shumë presion për faktin se miliona njerëz po më shikonin nga e gjithë bota. Doja shumë t'i jepja Shqipërisë imazhin më të mirë të mundshëm. Dalja në vend të 11 ishte një rezultat historik.
Dhe në fund televizioni...
Televizioni ishte një risi që më lejoi të ndiqja nga afër sportin. Në të gjitha këto përvoja kam mësuar se përgatitja e kujdesshme është baza e suksesit. Kur vjen koha për të kaluar "live", përpiqem të mos shqetësohem për asgjë dhe thjesht të shijoj momentin./ CNA
Një “përplasje” e fortë ka ndodhur në “Top Channel”, n...
Një bujë ka shpërthyer në platforma të ndryshme të mediave...
Një emision dashurie që ka si synim krijimin e çifteve ësh...
Sara Hoxha është në qendër të vëmendjes nga mediat, pa...
Modelja Gigi Hadid ka bërë një postim lidhur me luftën...
Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha, është një nga va...
Sara Hoxha është një ndër personazhet e njohur e cila ...
Sot është mbajtur premiera e madhe e filmit “Në kuadër të ...
Vivien Thano, ish-e dashura e Getonjos, në një intervi...
Oriola Marashi është një nga modelet më të suksesshme ...
Dy këngëtarët e njohur, Venera Lumani dhe Lind Islami ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, siç edhe ...
Dafina Zeqiri ka reaguar pasi Sara Hoxha foli në një inter...
Sara Hoxha ka treguar momentin se si ka lindur shkëndi...
City News Albania sjell për shikuesit një personazh mj...
Një natë më parë ka startuar show i kërcimit "Dancing With...
Sopranoja e famshme Ermonela Jaho në podcast-in me kry...
Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho mën...
Luana Vjollca ka reaguar sërish për videon intime që q...
Aktorja Eliona Pitarka ka reaguar pas bërjes publike të nj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...