web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen detaje nga aksidenti në Shkodër/ Viktima udhëtonte me biçikletë

21 Maj 2026, 09:31, Kronika CNA

Zbardhen detaje nga aksidenti në Shkodër/ Viktima udhëtonte me

Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku mbeti viktimë një 50-vjeçar.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona të tjerë.

Sipas informacioneve, një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë dhe më pas janë përplasur edhe me një tjetër automjet.

Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë 50-vjeçari që ndodhej në biçikletë si dhe mbetën të plagosur dy shoferët.

Të plagosurit u transportuan drejt spitalit të Shkodrës për ndihmë mjekësore.





Lajmet e fundit nga