web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr te “Nisharaku”/ 55-vjeçari goditet me mjet prerës

21 Maj 2026, 08:45, Kronika CNA

Sherr te “Nisharaku”/ 55-vjeçari goditet me mjet prerës

Një konflikt mes dy shtetasve është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e “Nisharakut” në Tiranë.

Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi rreth orës 07:40, dyshohet për motive të dobëta.

Shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./CNA





Lajmet e fundit nga