web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me dy urdhër-arreste ndërkombëtare/ Kapet në Barcelonë 29-vjeçari shqiptar

20 Maj 2026, 14:26, Kronika CNA

Me dy urdhër-arreste ndërkombëtare/ Kapet në Barcelonë

Policia spanjolle arrestoi një 29-vjeçar shqiptar në Barcelonë, i kërkuar ndërkombëtarisht nga Franca dhe Spanja. Ai u kap në Passeig de Gràcia dhe mbante me vete një pistoletë Makarov të mbushur me shtatë fishekë, si dhe dokumente të falsifikuara.

Mediat vendase raportojnë se 29-vjeçari ishte subjekt i dy urdhër-arresteve europiane; një të lëshuar nga autoritetet franceze për trafik droge dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, nga një gjykatë e Barcelonës për vjedhje automjetesh.

Përveç armës, i dyshuari mbante dokumente të falsifikuara të kombësisë greke, të cilat korrespondonin me identitete të tjera, dhe 1,470 euro në para të gatshme. I ndaluari u vu në dispozicion të Gjykatës Kombëtare spanjolle./CNA





Lajmet e fundit nga