web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosja në Mamurras/ Gazetari: Autorët tentuan të përplasnin me automjet efektivët e policisë

19 Maj 2026, 22:20, Kronika CNA

Plagosja në Mamurras/ Gazetari: Autorët tentuan të

Gazetari Besar Bajraktari ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur sot në Mamurras ku u arrestuan dy persona Leonard Dema dhe Amadeo Fufi.

I ftuar në emisionin Opinion, gazetari ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në autostradën Mamurras-Laç pranë një pike karburanti.

Gazetari thekson se ngjarja mund të kishte sjellë pasoja për jetën e efektivëve të policisë.

Sipas gazetarit Leonard Dema dhe Amadeo Fufi kanë tentuar të dëmtojnë automjetin e policisë, e kanë përplasur, kanë tentuar të godasin punonjësit e policisë me automjet.

Gjatë operacionit njëri prej autorëve ka nxjerrë armën, dhe për tu vetëmbrojtur efektivët kanë qëlluar drejt tyre dhe si pasojë ka mbetur i plagosur Leonard Dema.

“Ngjarja ka ndodhur në autostradën Mamurras-Laç pranë një karburanti. Mund të kishte fatalitete për jetën për punonjësit e policisë. Bëhet fjalë për një operacion për arrestimin e një personi të shpallur në kërkim Leonard Dema.

Leonard Dema dhe Amadeo Fufi kanë tentuar të dëmtojnë automjetin e policisë, e kanë përplasur, kanë tentuar të godasin punonjësit e policisë me automjet.

Policia ka qëlluar në drejtim të tyre për t’i neutralizuar, plagosja ka ndodhur në kushte të vetëmbrojtjes”, tha gazetari Besar Bajraktari./ CNA





Lajmet e fundit nga