web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunoi gazetarin/ Arrestohet 51-vjeçari

20 Maj 2026, 16:15, Kronika CNA

Dhunoi gazetarin/ Arrestohet 51-vjeçari

Shtetasi me inicialet P.GJ, 51-vjeç është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës, pasi ka dhunuar fizikisht gazetarin E.D për shkak të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 18 majit 2026, rreth orës 20:00, në lagjen “Skënderbeg”, ku 51-vjeçari dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin E. D., 46 vjeç, me profesion gazetar.

Konflikti ka ndodhur për shkak të detyrës së gazetarit, ndërsa pas denoncimit dhe veprimeve hetimore, policia bëri të mundur ndalimin e autorit të dyshuar.

"Dhunoi fizikisht një 46-vjeçar (gazetar), për shkak të detyrës, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.    

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin P. Gj., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.    

Ky shtetas dyshohet se më datë 18.05.2026, rreth orës 20:00, në lagjen “Skënderbeg”, ka goditur me grushte shtetasin E. D., 46 vjeç, gazetar, për shkak të detyrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë./ CNA





Lajmet e fundit nga