web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident me një viktimë në aksin Librazhd-Prrenjas

20 Maj 2026, 20:33, Kronika CNA

Aksident me një viktimë në aksin Librazhd-Prrenjas

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në vendin e njohur si “Ura e Spatharit”.

Sipas informacioneve një automjet me drejtues shtetasin Xh.O., ka përplasur një shtetase rreth 65 vjeç.

Ajo është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /CNA





Lajmet e fundit nga