Qarkullonte me kallashnikov dhe thikë/ Arrestohet 56-vjeçari
Shërbimet e Komisariatit te Policisë Shkodër, në vijim të ...

Arjon Hasaj nuk ka bërë rezistencë përpara uniformave blu, duke pranuar menjëherë vrasjen e kryer mbrëmjen e 4 janarit në Dragoç të Shkodrës. Burime bëjnë me dije se ka pranuar plotësisht se është ai autori i vrasjes së shtetasit, Ramazan Mataj.
Hasaj ka deklaruar për policinë vendore të Shkodrës se është ai personi që ka vrarë me armë zjarri 33-vjeçarin Mataj duke marrë përsipër krimin e rëndë. Arjon Hasaj ka treguar se vrasjen e ka kryer si shkak i një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh.
“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjerë, ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish-burri i dytë dhe te njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në 'Instagram' me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Matajn. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam pasur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër", mësohet të ketë deklaruar Hasaj.
Ndërsa vëllai i tij Klinsman Hasa nuk ka pranuar faktin se ka ndihmuar apo që ka pasur dijeni për vrasjen e kryer nga vëllai i tij.
“Nuk kam pasur asnjë dijeni për vrasjen që do kryente vëllai dhe nuk kam lidhje me atë ngjarje", mësohet të ketë deklaruar Klisman Hasaj, vëllai i autorit.
Pas ngjarjes së rëndë policia vendore e Shkodrës ka kryer përgjime në banesën e familjes Hasaj. Gjatë përgjimeve dy vëllezërit kanë folur për vrasjen e realizuar nga Arjoni, si dhe në një moment del se autori kryesor Arjon Hasaj është penduar që kishte fshehur armën dhe ka shkuar duke e marrë sërish dhe duke e groposur në oborrin e shtëpisë për ta pasur për siguri. Pas këtyre përgjimeve policia arrestoi dy vëllezërit Hasaj si autorë të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ramazan Mataj. Policia ka marrë në pyetje edhe familjarë të tjerë të viktimës dhe autorit të dyshuar ndërsa vijon punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë./ CNA
Shërbimet e Komisariatit te Policisë Shkodër, në vijim të ...
Një vit nga atentati me snajper i Gëzim Sinomatit, djal...
Çështja e dosjes “Metamorfoza” ka nisur të gjykohet...
Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në Kashara...
Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Fake P...
Policia e Shkodrës në një njoftim për mediat kanë zbardhur...
Kreshnik Farruku, i njohur si kreu i klanit "Farruku", ësh...
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e r...
Arrestohen dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së s...
Gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe sig...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimin 2-vjeçar në...
Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së datës 02.01.20...
Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar ...
Një aksident ka ndodhur këtë të diel në Pogradec, ku kanë ...
Naim Mataj, xhaxhai i viktimës, Ramazan Mataj, i gjetur i ...
Një atentat me armë zjarri ndodhi në fshatin Dragoç të...
Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda auto...
Mbrëmjen e kësaj të shtune një banesë në lagjen nr 4, ...
Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:20 një banesë në lagjen ...
Aksident në aksin Pogradec - Qafë Thanë, në afërsi të fsha...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...