web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nis gjykimi në themel për “Metamorfozën”/ Dumani, i pranishëm në seancë

7 Janar 2025, 15:53, Kronika CNA

 

Nis gjykimi në themel për “Metamorfozën”/ Dumani, i
Biznesmeni Pëllumb Gjoka

Çështja e dosjes “Metamorfoza” ka nisur të gjykohet në themel në GJKKO, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të njohur si provë komunikimet në aplikacionin e krimit "SkyECC".

Në seancën e sotme biznesmeni Pëllumb Gjoka i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza” nuk ishte i pranishëm ndërsa u përfaqësua nga avokatët e tij, Ylli Manjani dhe Gurali Brahimllari.

Prokurori Altin Dumani, njëherazi kreu i SPAK-ut, i cili ishte i pranishëm në seancën gjyqësore raportohet të ketë kërkuar “vijimin e shqyrtimit gjyqësor dhe viktimat e veprës penale të quhen të njoftuar pasi gjykata ka ezauruar rrugën ligjore”.

Seanca e radhës për biznesmenin Pëllumb Gjoka do të zhvillohet në datën 21 janar./CNA





Lajmet e fundit nga