E rëndë në Durrës/ Gjendet i mbytur 80 vjeçari
Një 80 vjeçar është gjetur i pajetë në qytetin e Durrë...

Policia Rrugore ka publikuar të dhënat e fundit nga disa kontrolle të zhvilluar në rrugët e vendit, ku monitorimet me dron, radarë apo makinat inteligjente kanë bërë të mundur evidentime të shkeljeve të rregullave të qarkullimit, nga drejtuesit e mjeteve.
Policia njofton se 52 leje drejtimi janë bllokuar pasi shoferët janë konstatuar duke ecur me shpejtësi “skëterrë” në dy akse kryesore në vend që janë Elbasan-Rrogozhinë-Kakavije dhe Vorë-Thumanë-Milot.
“Si rezultat i kontrollit nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policitë Rrugore Vendore, të Elbasanit, Tiranës, Kavajës, Durrësit dhe Lezhës, gjatë 24 orëve të fundit, në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë-Kakavije dhe Vorë-Thumanë-Milot, janë konstatuar qindra shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Konkretisht, janë pezulluar 52 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin deri 188 km/h, në akse, ku limiti i lejuar i shpejtësisë është 90 km/h.
Janë vendosur 356 masa administrative, për shpejtësi mbi 20 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit;
Gjithashtu, për shkeljet që janë rreziqe potenciale, për përfshirje në ngjarje rrugore, janë vendosur konkretisht:
?98 masa administrative, për parakalime të gabuara;
?107 masa administrative, për përdorimi të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
?67 masa administrative, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
?41 masa administrative, për të trija shkeljet së bashku, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe
?56 masa administrative ndaj drejtuesve të motomjeteve, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi puna e Policisë në këtë drejtim nuk është aksion i përkohshëm, por do të vijojë pandërprerë, për të arritur qëllimin madhor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Të gjitha akset rrugore monitorohen me makinën inteligjente dhe me flotën e të automjeteve të cilat janë të pajisura me bazën logjistike bashkëkohore , me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugë .
Kthehu i sigurtë në shtëpi, respekto rregullat e qarkullimit rrugor! ”-thuhet në njoftim./CNA.al
Një 80 vjeçar është gjetur i pajetë në qytetin e Durrë...
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Agents”...
Vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe problemet në procesin e z...
Gazetarët e kronikës, Klodiana Lala dhe Armand Bajrami...
Gazetarja Klodiana Lala zbardhi të tjera detaje nga do...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur pë...
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi...
Policia ka zbardhur detajet e para nga gjetja e një pa...
Është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga speciali...
Specialistët e Xhenios dhe RENEA-s kanë shpërthyer në...
Më datë 28.06.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se...
Një tjetër aksident është regjistruar pasditën e sotme...
Tirana, kryeqyteti i vendit rritet me numër banorësh ç...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga...
Një nuse e re këmbënguli ta shpëtojë bashkëshortin e s...
Një alarm është ngritur pasditen e sotme në lagjen “Vo...
Janë pëecjellë për në banesën e fundit nënë e birë që ...
Rreth orës 14:45, në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgu...
Policia kufitare godet një tjetër rast të aktivitetit ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin S...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...