web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U kap me armë dhe drogë/ Kush është Elvis Gaçaj, pjesëtari i klanit “Duka”

18 Janar 2025, 14:26, Kronika CNA

U kap me armë dhe drogë/ Kush është Elvis Gaçaj,

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Elvis Gaçaj, pasi ky i fundit qarkullonte me armë zjarri, ndërsa gjatë kontrollit iu sekuestrua dhe një sasi lënde kanabis.

Kush është Elvis Gaçaj?

Ai është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ka qenë i dënuar më herët për armëmbajtje pa leje, trafik lëndësh narkotike dhe vjedhje me dhunë.

Gaçaj ka një histori të gjatë përplasjesh me ligjin. Në 1 tetor 2015, ai i shpëtoi një masakre ku humbën jetën dy persona që ndodheshin në të njëjtën makinë me të. Në vitin 2019, ai u arrestua në Durrës si i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e Santiago Malkos, një ngjarje që pati jehonë të madhe në opinionin publik.

Në prill të vitit 2018, Gaçaj u kap në një operacion policor pranë shkollës “Partizani” në Tiranë, së bashku me Leonard Dukën. Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën një armë zjarri dhe sasi lënde narkotike. Asokohe, Gjykata vendosi masën “arrest shtëpie” për të dy të pandehurit.

Arrestimi i fundit i Gaçajt përforcon profilin e tij si një prej figurave problematike të botës së krimit në Shqipëri, ndërsa hetimet për të dhe aktivitetet e tij të kaluara vijojnë të jenë objekt shqyrtimi nga autoritetet./ CNA





Lajmet e fundit nga