web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merr flakë kabina elektrike/ Humb jetën një person

18 Janar 2025, 11:51, Kronika CNA

Merr flakë kabina elektrike/ Humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në Tiranë.Një kabinë elektrike në Rrugën e Kavajës është përfshirë nga flakët.

Si pasojë raportohet se ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar.Dyshohet se viktima ishte futur në kabinë për të fjetur.

“Më datë 18.01.2025, rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar,i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur. Punohet për identifikimin e tij”, njofton policia./ CNA





Lajmet e fundit nga