
Policia ka zbardhur rrethanat dhe shkakun e humbjes së jetës së 72-vjeçarit me iniciale F.A., i cili u gjet në një përrua, në Memaliaj.
Nga hetimet ka rezultuar se i moshuari është goditur dy herë në kokë dhe në qafë me mjet prerës dhe më pas është hedhur në kanal.
Blutë kanë identifikuar autorin, por nuk e kanë bërë publik emrin e tij për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.
Policia po kryen kontrolle në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori.
Njoftimi i policisë:
Veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore në vendngjarje, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor bëjnë të mundur zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 72-vjeçarit dhe identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së tij.
Me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor dhe kapjen e autorit të dyshuar nuk po bëjmë publike gjenealitetet e tij, deri në momentin e kapjes dhe arrestimit.
Nga veprimet e deritanishme hetimore dhe nga ekspertiza paraprake mjekësore, në trupin e 72-vjeçarit janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës. Këto dëmtime dyshohet se janë bërë shkak për humbjen e jetës së shtetasit F. A.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori.
Nderkohë, grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Ngjarja u vlerësua maksimalisht nga ana e Policisë dhe u punua me profesionalizëm, angazhim i cili çoi në zbardhjen e ngjarjes.
Të gjitha veprimet në terren janë drejtuar dhe ndjekur nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, së bashku me 2 zëvendësdrejtorët e DVP Gjirokastër, Shefin e Seksionit të Krimeve të Rënda, Shefin e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shefin e Stacionit të Policisë Memaliaj dhe me drejtues të tjerë të DVP Gjirokastër./ CNA
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e arrestimeve të pe...
Dritan Dajti kërkon sërish lirinë e tij. Nëpërmjet dy ...
Policia ka vënë në pranga dy persona për vrasjen e dyf...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 06:40...
Një vrasje është regjistruar në fshatin Lajthizë të Mi...
Policia ka nxjerrë detaje nga ngjarja që tronditi mbrë...
Efektivi E. G. është arratisur që prej ditës së djeshm...
Policia ka nxjerrë të tjera dejate në lidhje me plagosjen ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 03:00...
Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në zonën e Laprakës k...
Policia ka dalë me njoftimin zyrtar në lidhje me të sh...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Velipojë, dys...
Autoritetet kanë arrestuar në Dubai Elson Reçin dhe pritet...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Shtetasi ame...
Është zbardhur lista me 33 personat e grupit kriminal që d...
Drejtori i policisë vendore Tiranë, Tonin Vocaj, ka dh...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të një market...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasdite...
Policia ka ekstraduar nga Shqipëria në Itali 48-vjeçar...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...