
Policia ka nxjerrë detaje nga ngjarja që tronditi mbrëmjene djeshme Tiranën, ku një shtetas amerikan mbyti me litar bashkëshorten e tij, vrau dy qentë dhe më pas edhe veten.
Autori është identifikuar si shtetasi Matthew Janes Wertz, ndërsa bashkëshortja e tij Saragih Indah Lilis Sartika ishte me origjinë indonezjane.
Autori punonte si mësues në një shkollë private në Tiranë, ndërsa 48-vjeçarja ishte e papunë dhe të dy jetonin me qira në zonën e Laprakës.
Matthew Janes Wertz mbyti fillimisht bashkëshorten, më pas vrau qentë me shkop bejsbolli dhe në fund i dha fund jetës duke u vetëvarur.
Para se të ndërmerrte hapin e fundit të vetëvarjes, ai la një letër në gjuhën angleze, ku përshkruante çdo veprim që kishte kryer.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të njoftimit të dhënë për gjetjen të vetëvarur në banesë të shtetasit amerikan Matthew Janes Wertz, i datëlindjes 11.03.1971, dhe në vijim të veprimeve hetimore, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:
Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika, e datëlindjes 11.03.1976. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen). Paraprakisht mendohet se të dy qentë janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli).
Të dy shtetasit e mësipërm janë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri dhe nga informacionet paraprake rezulton se janë bashkëshortë njëri me tjetrin. Shtetasi Matthew Janes Wertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa shtetësja Saragih Indah Lilis Sartika ishte e pa punë.
Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor tëJuridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë, kanë kryer të gjitha veprimet e domosdoshme procedurale: këqyrjen e vendit të ngjarjes, pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, këqyrjen paraprake të kufomave në praninë e mjekut ligjor, këqyjen paraprake të kafshëve në praninë e një mjeku veteriner, sekuestrimin e provave materiale si;
- litarët e gjendur në trupin e dy kufomave;
- një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori;
- dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz;
- dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;
- një telefon celular;
- katër kompjutera laptop;
- një shkop bejzbolli;
- një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;
- një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Matthew Janes Wertz.
Autopsia e kufomave do të kryhet më datë 20.08.2024 në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë.
Të gjitha provat e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë.
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë për veprat penale, “Vrasja për shkak të mardhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal dhe “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit” parashikuar nga neni 207/b i Kodit Penal./ CNA
Efektivi E. G. është arratisur që prej ditës së djeshm...
Policia ka nxjerrë të tjera dejate në lidhje me plagosjen ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 03:00...
Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në zonën e Laprakës k...
Policia ka dalë me njoftimin zyrtar në lidhje me të sh...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Velipojë, dys...
Autoritetet kanë arrestuar në Dubai Elson Reçin dhe pritet...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Shtetasi ame...
Është zbardhur lista me 33 personat e grupit kriminal që d...
Drejtori i policisë vendore Tiranë, Tonin Vocaj, ka dh...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të një market...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasdite...
Policia ka ekstraduar nga Shqipëria në Itali 48-vjeçar...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësa...
Policia ka zbuluar detaje nga të shtënat me armë pranë...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditë...
Policia ka sekuestruar dy automjete të motrave Antonel...
Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hën...
30 minuta reshje shiu e breshër mjaftuan që të dëmtojnë pr...
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë sekuestruar 41 mijë eur...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...