web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Masakruan” modelen Klea Prenga/ Sekuestrohen dy makinat e motrave Berisha

19 Gusht 2024, 12:45, Kronika CNA
“Masakruan” modelen Klea Prenga/ Sekuestrohen dy makinat e motrave
Antonela dhe Mariela Berisha

Policia ka sekuestruar dy automjete të motrave Antonela dhe Mariela Berisha.

Ato akuzohen për plagosjen ndaj 24-vjeçares Klea Prenga, të cilës i shkaktuan dëmtime të rënda në fytyrë.

Njëra nga makinat e sekuestruara është përdorur nga motrat për të shkuar në lokalin ku dhunuan Klea Prengën natën e ngjarjes, ndërsa makina e dytë është përdorur për t’u larguar.

Ndaj Antonela dhe Mariela Berishës, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhërndalimi, nën akuzën e “plagosjes së rëndë”, në bashkëpunim.

Sherri mes motrave Berisha dhe Klea Prengës ndodhi në javën e parë të muajit gusht, në kryeqytet. Që prej asaj kohe, Antonela dhe Mariela Berisha janë në kërkim. Zyrtarisht, sipas TIMS, rezulton se nuk janë larguar jashtë vendit./ CNA





Lajmet e fundit nga