web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohen 41 mijë euro në Kakavijë

19 Gusht 2024, 10:47, Kronika CNA

Sekuestrohen 41 mijë euro në Kakavijë

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë sekuestruar 41 mijë euro në Kakavijë.

Paratë u gjetën gjatë kontrollit në çantën e shtetases me iniciale Zh. D. Kjo e fundit nuk i kishte deklaruar paratë konform ligjit.

50-vjeçarja u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, banuese në Greqi.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./ CNA





Lajmet e fundit nga