web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tronditëse/ 16-vjeçari u hodh nga dritarja për një bast 10 mijë lekësh

6 Maj 2025, 19:54, Kronika CNA

Tronditëse/ 16-vjeçari u hodh nga dritarja për një bast 10

Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja në gjimnazin "Siri Shapllo" në Gjirokastër, ku një 16-vjeçar u hodh nga dritarja e katit të dytë të shkollës.

Sipas burimeve, nxënësi, A. M. 16 vjeç ka hapur dritaren e klasës dhe është hedhur. 

Burime nga Drejtoria Arsimore e Gjirokastrës sqarojnë për CNA se nga dëshmia e nxënësve dhe mësuesve, mësohet se ka të bëjë me një bast që nxënësi ka vendosur me shokët e klasës, nëse mund të hidhej apo jo nga dritarja.

Sipas deklarimeve të 3 shokëve të tij në polici, ai u hodh nga dritarja për një bast 10 mijë lekë të vjetra./ CNA





Lajmet e fundit nga