web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konflikti me armë në Laç/ Gjykata lë në burg dy autorët

6 Maj 2025, 17:47, Kronika CNA

Konflikti me armë në Laç/ Gjykata lë në burg dy

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën arrest me burg për Klevis Ndrecën dhe Danjel Gejloshin dy autorët e përplasjes me armë në Laç ku si pasojë mbetën të plagosur 4 persona dhe një i ri 24-vjeç humbi jetën.

Sherri mes të rinjve në Laç ndodhi të shtunën pas mesditës. Ata upërplasën fizikisht dhe më pas sherri agravoi deri në përdorimin e armës. Të plagosur mbetën 5 persona, ku njëri prej tyre ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

E plagosur nga sherri me armë mbeti dhe një shitëse ambulante e cila sipas raportimeve kishte ndërhyrë për të ndaluar përplasjen.

Në dëshminë e tyre dy autorët kanë pohuar se kanë shkuar për t’u sqaruar, por që situata ka shkuar deri në përdorimim e armës.

Daniel Gjeloshi dhe viktima G.B kanë qenë në të njëjtën makinë, ndërsa Klevis Ndreca, Liridon Ismaili dhe Amarildo Ndoj kanë qenë në makinën tjetër./ CNA





Lajmet e fundit nga