web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

3 turistë çekë bllokohen në malin e Jezercës/ Personeli i kërkim-shpëtimit i vjen në ndihmë

8 Maj 2023, 20:13, Kronika CNA

3 turistë çekë bllokohen në malin e Jezercës/

Tre turistë çekë janë bllokuar pasditen e sotme në malin e Jezercës.

Turistët kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve për të shpëtuar dhe këta të fundit janë vënë menjëherë në lëvizje.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se personeli i kërkim-shpëtimit ka shkuar në malin e Jezercës me helikopterin Cougar.

Ai bën të ditur se fatmirësisht turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës.

3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR”, deklaron Peleshi./ CNA.al

3 turistë çekë bllokohen në malin e Jezercës/

3 turistë çekë bllokohen në malin e Jezercës/

3 turistë çekë bllokohen në malin e Jezercës/

3 turistë çekë bllokohen në malin e Jezercës/





Lajmet e fundit nga