Dy tërmete të frikshme goditën vendin/ Trump: SHBA-ja është gati të ndihmojë Venezuelën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...

Tetë persona janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar penalisht në kuadër të kontrollove për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.
Në njoftimin e drejtorisë vendore për kufirin dhe migracionin Korçë thuhet 2 nga 8 personat u ndaluan pasi ishin të shpallur në kërkim dhe 1 u arrestua për kontrabandë me mallra.
Ndërkohë bëhet po ashtu me dije se 5 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.
Arrestohen, ndalohen dhe procedohen penalisht 8 shtetas (nga të cilët 2 shtetas u ndaluan pasi ishin të shpallur në kërkim, 1 u arrestua për kontrabandë me mallra dhe 5 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale).
Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në PKK Kapshticë, u ndaluan shtetasit në kërkim:
E. Rr., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 9 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 muaj e 11 ditë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
E. E., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në vijim të kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, kanë goditur 2 raste të kontrabandës me mallra, konkretisht:
u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë, i cili pas paraqitjes në hyrje të PKK Kapshticë, ka kryer procedurat e regjistrimit në sistemin TIMS dhe është larguar pa kryer procedurat e mëtejshme doganore për një sasi prej 1506 kg mjaltë, të dyshuar kontrabandë, të cilën e kishte në automjetin që drejtonte. Sasia e mjaltit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
I. L., 35 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;
E. M., 35 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier pranë PKK Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, u konstatua automjeti me drejtues shtetasin I. L., dhe nga kontrolli i të cilit u gjet një sasi e konsiderueshme vaj ulliri pa dokumentacionin përkatës, dyshohet së është kontrabanduar nga Greqia, ku u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se doganieri E. M. ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka ushtruar kontroll në automjetin e shtetasit I. L.
Gjithashtu, shërbimet e DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasit:
F. Xh., 46 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq;
V. R., 46 vjeç, banues në Pogradec;
B. Xh., 55 vjeç, banues në fshatin Sohodoll, Peshkopi,
pasi dyshohet se kanë kaluar kufirin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. /CNA
Një 27-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në Koplik ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnj...
Një 42-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë në Novoselë...
Raportohet se një aksident ka ndodhur në aksin Levan-Tepel...
Një konflikt ka ndodhur mes disa personave në lagjen 7 të ...
Pasditen e sotme një aksidetn ka ndodhur në Kamëz, te kthe...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbri...
Policia e Shijakut ka zbardhur një rast vjedhje të ndodhur...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në Rrugën ...
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Zjarrf...
Një punonjës policie është arrestuar ditën e sotme në Tira...
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Labirinti 2” ...
Një 30-vjeçar u arrestua në flagrancë në Gjirokastër, pasi...
Një 32-vjeçar u arrestua në Sukth, pasi shkaktoi aksident,...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike d...
Një operacion policor kundër narkotikëve ka përfudnuar me ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë - Maliq, në...
Dy persona janë arrestuar në Vlorë dhe një tjetër është sh...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Elbasanit, ...
Një 31-vjeçar është lokalizuar dhe vënë në pranga në qytet...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...