Fshehu 51 kg kanabis tek shasia/ Arrestohet 30-vjeçari në Gjirokastër, 3 në kërkim
Një 30-vjeçar u arrestua në flagrancë në Gjirokastër, pasi...

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Labirinti 2” ku është goditur një grup kriminal që shiste lëndë narkotike.
Si rezultat janë identifikuar 33 persona pesë e këtij grupi kriminal, nga të cilët 22 janë vënë në pranga.
Ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Në kuadër të këtij operacioni u gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis.
Gjithashtu u sekuestruan automjete, celularë, peshore elektronike dhe shuma monetare.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Finalizohet pas 4 javësh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti 2”.
Goditet një grup kriminal që shiste lëndë narkotike.
Identifikohen 33 shtetas, pjesëtarë të grupit kriminal, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike, në trajta të ndryshme.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 22 prej tyre.
5 shtetas janë arrestuar gjatë periudhës hetimore, ndërsa vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal.
Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.
Në kuadër të operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:
R. D., 32 vjeç, E. P., 33 vjeç, A. H., 43 vjeç, O. M., 32 vjeç, F. C. (Ç), 34 vjeç, Xh. B., 31 vjeç, L. M., 23 vjeç, A. P., 47 vjeç, E. S., 39 vjeç, B. M., 34 vjeç, G. V., 39 vjeç, V. B., 19 vjeç, O. H., 35 vjeç, D. A., 39 vjeç, A. M., 23 vjeç, M. M., 19 vjeç, J. H., 29 vjeç, E. Gj., 31 vjeç, A. B., 20 vjeç, K. Rr., 27 vjeç, I. N., 22 vjeç dhe G. K., 20 vjeç.
Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit: A. V., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç, G. V., 19 vjeç, S. C., 22 vjeç dhe R. Gj., 22 vjeç, të cilëve iu janë sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike.
Nga hetimet rezultoi se aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të qytetit të Tiranës, kryesisht në:
Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit.Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.
6 shtetas të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij rrjeti janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Një 30-vjeçar u arrestua në flagrancë në Gjirokastër, pasi...
Një 32-vjeçar u arrestua në Sukth, pasi shkaktoi aksident,...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike d...
Një operacion policor kundër narkotikëve ka përfudnuar me ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë - Maliq, në...
Dy persona janë arrestuar në Vlorë dhe një tjetër është sh...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Elbasanit, ...
Një 31-vjeçar është lokalizuar dhe vënë në pranga në qytet...
Tre shtetas janë proceduar penalisht në Korçë, pasi ushtro...
Një aksident me pasojë një viktimë ka ndodhur pasditen e s...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në vendin e q...
Në Rrethrrotullimin e Nartës në Vlorë ka ndodhur një konfl...
Vetëdorëzohen në polici dy vëllezërit e shpallur në kërkim...
Një 36-vjeçar është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kuf...
Një 37-vjeçar është kapur dhe vënë në pranga në Tiranë, me...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin L...
Zbardhen detaje të reja nga plagosja e kryer pasditen e kë...
Të bllokuar në hyrje të akomodimit ku po qëndronin në Cast...
Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të die...
Një shtëpi është shkrumbuar nga flakët në fshatin Kosovë e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...